Shtohet numri i padive në Strazburg, Maqedonia paguan gjysmë milion euro për dëme!

TË FUNDIT

Përafërsisht 500 padi në nivel vjetor, është numri i padive të dërguara në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në vitin 2014, dhe fundi i këtij viti do të përfundojë me pothuajse 700 padi.

Kështu njoftoi sot drejtori i Byrosë për përfaqësim në Strasburg, Kostadin Bogdanov. Ai thotë se numri më i madh i padive nuk paraqitet si rezultat i shkeljes më të madhe të të drejtave të njeriut, veç i rritjes së vetëdijes së qytetarëve mbi rolin dhe kompetencat që i ka gjykata në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut.

Bogdanovi e shikon numrin më të madh të padive në atë që Kuvendi ende nuk ka vepruar sipas rekomandimit të Gjykatës evropiane në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë për të zgjeruar të drejtat që do të mbrohen para Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Në vend të padive për zgjatjen e procedurave gjyqësore dhe mbajtjen e paarsyeshme në paraburgim, tani qytetarët më shumë padi paraqesin në Strasburg lidhur me procese e padrejtë të gjykimit dhe padi kundër torturës. Ka edhe persona që ankohen për shkak të shkeljes së të drejtave të pronës.

E gjithë kjo i kushton Maqedonisë madje deri në 400.000 euro, por siç thotë Bogdanovi, krahasuar me vendet që janë afërsisht të mëdha sa Maqedonia, këto nuk janë shumë para. Ai e krahasoi Maqedoninë me Maltën, Portugalinë dhe Serbinë që vetëm në vitin 2014 kanë paguar rreth 2 milionë euro për dëmshpërblim me vendim nga Gjykata e të drejtave të njeriut.

Iskra Opetçeska