Java e modës në Shkup: Hapet ekspozita “Përralla Dasmore”

0

Në “Muzeun e Maqedonisë” është hapur ekspozita “Përralla Dasmore”. Kjo ekspozitë është një projekt i përbashkët i “Muzeut të Maqedonisë”, “Këshillit Britanik” dhe “Universitetit Evropian”. Ekspozita do të jetë e hapur deri në 25 tetor.

Në ekspozitë u prezantuan kreacionet e studenteve të fakultetit për art dhe dizajn të “Universitetit Evropian”. Ekspozita është rezultat i punëtorisë të titulluar “Moda dhe Trashëgimia Kulturore”.

Lidhur me javën e modës Marija Iliç menaxhere për marrëdhënie me publikun, jep detaje për rrjedhjen e këtij manifestimi kulturor.“Java e modës në Shkup mbahet dy herë në vit pranverë-verë dhe vjeshtë-dimër, ky është edicioni  i 12 i cili do të zgjasë deri më 25 nëntor, që këtë vit dallon shumë nga edicionet e kaluara. Definitivisht këtë vit do të ketë shumë koleksione të reja dhe emra disenjatorë   të ri. Gjithsej do të ketë 11 revy mode dhe mendojë që ky është edicion që patjetër duhet vizituar”, thotë ajo.

Në javën e modës, studentja Esma Kazim e cila kishte fituar projektin e organizuar nga “Këshilli Britanik” në bashkëpunim me temën “Përralla Dasmore”, thotë që është inspiruar nga Filigrani për kreacionin e saj.

Refit Refiti

Filloi Festivali i 28-të Ndërkombëtar i Filmit në Tokio

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio filloi me ndihmën e yjeve të Hollywood-it, Hilary Suank dhe Helen Miren. Aktoret ecën në qilimin e kuq, përderisa shumë fansa i pritën ata me brohoritje të shumta.

Festivali u hap me filmin “The walk” të regjisorit Robert Zemeckis, që ka të bëjë me një artist të quajtur Filip Petit, i cili në vitin 1974 përballet me sfidën e vdekjes. Këtu ai ec nëpër një litar midis kullave binjake në New York.

Këtë vit, 16 filma janë duke konkurruar për çmimin kryesor në Tokio, duke përfshirë filma nga Brazili, Kina, Turqia, Danimarka, Meksika, Franca, Italia, Shtetet e Bashkuara, Japonia etj.

Festivali e ka caktuar regjisorin Bryan Singer si president të jurisë , regjisorin Vietnamez Tran Anh Hung, si dhe regjisoren Susanne Bier si anëtarë të jurisë .

Festivali i 28-të i filmit në Tokio zgjat deri më 31 tetor.

 

Prishtinë: Ministri fton rektorin të kthehet në punë (Video)

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një konferencë për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe vendimin për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu./ 21 Media

Protestë në mbështetje të rektorit Zejnullahu (Video)

0

Pavarësisht, shfuqizimit të vendimit për shkarkim të rektorit Zejnullahu, nuk munguan protesta të organizuara nga shoqëria civile. Iu dha afat ministrit të Arsimit që deri të mërkurën të nisë procedimin e kërkesave për shkarkim të Këshillit Drejtues, të dekanëve dhe ndryshim të Ligjit për arsimin e lartë dhe të ketë zgjedhje të lira pa ndikime partiake./ 21 Media

UNITETI: T'u bllokohet pasuria dhe të izolohen partitë në pushtet!

0

Në komunikatë të lëshuar për opinionin, partia e re Uniteti vlerëson se partitë në pushtet BDI dhe VMRO DPMNE përfundimisht dëshmuan se fshehja e abuzimit të pushtetit nga ana e tyre është më e rëndësishme se perspektiva e vendit tonë, zbatimi i ligjit, demokracia dhe liria e fjalës. Sipas Unitetit, tani çdo qytetar e ka të qartë se për pushtetarët tanë Kushtetuta, ligjet si dhe kredibiliteti i Maqedonisë në politikën ndërkombëtare nuk kanë asnjë vlerë.

UNITETI thekson se pushtetarët të korruptuar nga BDI-ja dhe VMRO DPMNE-ja nuk kanë gadishmëri për zgjidhje të krizës politike dhe se mënyra e vetme për ndëshkimin e tyre nga ana e faktorit ndërkombëtar dhe shpëtimit të vendit nga fundosja politike dhe jo vetëm, është bllokimi i pasurive të tyre në vend dhe jashtë si dhe izolimi i tyre nga e tërë bashkësia ndërkombëtare.

UNITETI apelon deri tek faktori ndërkombëtar i cili është garantues i Marëvejes së “Përzhinos” të mos lejojë dështimin e saj dhe të ndërmerr gjithçka që është në mundësitë e tyre, pasiqë në të kundërtën Maqedonia rrezikon jo vetëm thellimin e krizës politike por edhe destablizimin e mundshëm të vendit.

"Shtëpitë e bukura" – shtëpia e familjes Saiti, f.Rramanli, Kumanovë

0

Një nga shtëpitë më të bukura në Maqedoni, që do të keni rastin ta shikoni edhe nga perspektiva e zogut, xhiruar me dron.

Nga jashtë po e shihni pishinën dhe shatërvanin e madh, por çfarë gjërash luksoze ka brenda – do ta zbuloni në videon në vazhdim.

Adnan Qaili

Mustafa në Spanjë: Qytetarët e Kosovës janë qytetarë evropianë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku ishte në panelin qendror të Kongresit, që u zhvillua në Madrid të Spanjës. Para përfaqësuesve të partive anëtare të familjes më ta madhe politike evropiane, kryeministri Isa Mustafa mbajti një fjalim, ku ndër të tjera tha se qytetarët e Kosovës janë qytetarë evropianë dhe se ata meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e shteteve evropiane.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa po ashtu ka folur për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, duke theksuar se tashmë Kosova i ka përmbushur kriteret dhe se së shpejti pritet nënshkrimi i MSA-së dhe vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët, thuhet në komunikatën për media.
Kurse i takon marrëveshjeve me Serbinë, kryeministri Mustafa citohet të ketë thënë se ka ngecje në implementimin e tyre. Ndërkaq, lidhur me faktin se këto marrëveshje kanë hasur një rezistencë të fortë nga partitë opozitare në Kosovë dhe veprime të dhunshme dhe jodemokratike, kryeministri Isa Mustafa tha se këto veprime nuk përkrahen nga qytetarët e Kosovës.
Siç thuhet në njoftim, Kryeministri Isa Mustafa foli edhe për hapat e Qeverisë në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, duke theksuar se e Kosova ka miratuar ligjin që ndalon qytetarët tanë për të marrë pjesë në luftëra të huaja, dhe strategjinë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Lidhur me migrimin e fillimit të këtij viti, kryeministri citohet të këtë thënë se Qeveria ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të menaxhuar situatën, se Kosova është një vend i sigurt dhe se Qeveria e Kosovës angazhohet në mbështetjen e procesit të riintegrimit të qytetarëve të saj.
Gjatë qëndrimit në Madrid, kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në takimet e Asamblesë Politike të EPP-së, si dhe ka zhvilluar takime me homologë si dhe liderë të partive evropiane të qendrës së djathtë, anëtare të EPP-së./ 21Media

Këshilli i BE-së miraton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

0

Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Miratimi i MSA-së në Këshillin e BE-së shënon përfundimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hap rrugë për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strazburg.MSA parasheh themelimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimin Evropian dhe paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE./21Media

Delawie – Opozitës: Veprimet e juaja po e dëmtojnë Kosovën

0

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, ka kritikuar veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës.Delawie, e luti opozitën që të rri urtë nesër gjatë seancës së Kuvendit, se veprimet e kësaj të fundit sipas Delawie, po e dëmtojnë vendin dhe demokracinë e Kosovës.

“Dhuna në Kuvend nuk është gjë e mirë për Kosovën. Ju po e dëmtoni ekonominë e Kosovës. Ju po e pengoni Kosovën nga rruga e saj demokratike dhe liberalizimi i vizave dhe njohjen e Kosovës nga shtetet që se kanë njohur ende”, tha Delawie gjatë një konference për media, pas takimit që patë me kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin. / 21Media

Ministri Bajrami shfuqizon vendimin për shkarkimin e rektorit

0

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të dispozitave të ligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës ka marr vendim të shfuqizoi vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo vije ende pa u mbledhur protesta e paralajmruar në rrjetet sociale e paraparë në orën 11. / 21Media

Ja vendimi i plotë:

V E N D I M

I.SHFUQIZOHET Vendimi Nr. Prot: 2/378 , i datës 21.10.2015, i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

II.Pavlefshmëria absolute e Vendimit Nr. Prot: 2/378, i datës 21.10.2015, e shpallur përmes këtij vendimi, ka efekt juridik në kuptim të Ligjit nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative.

III.OBLIGOHEN organet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për zbatimin e këtij vendimi.

IV.OBLIGOHET Departamenti i Inspeksionit të Arsimit, që në pajtim me Ligjin Nr. 2004/37 për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë të inspektoj zbatimin e këtij vendimi dhe kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion.

V.Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit.

A r s y e t i m

Duke u mbështetur në dispozitat e lartshënu ara dhe duke marr parasysh se procedura për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është iniciuar në kundërshtim me paragrafin 2, pika 2.2 të nenit 31 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përbën rast për pavlefshmëri absolute të Vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas pikës d) të nenit 92 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative. Sa më sipër, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi të Ministrit, pala e pakënaqur mund të inicioj konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi.

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, Ministër

________________________________

Iu dërgohet:

-Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

-Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

-Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

-Sekretarit të Përgjithshëm të MAShT;

-Departamentit të Inspeksionit të Arsimit në MAShT;

-Arkivit të MAShT.