Në “Muzeun e Maqedonisë” është hapur ekspozita “Përralla Dasmore”. Kjo ekspozitë është një projekt i përbashkët i “Muzeut të Maqedonisë”, “Këshillit Britanik” dhe “Universitetit Evropian”. Ekspozita do të jetë e hapur deri në 25 tetor.
Në ekspozitë u prezantuan kreacionet e studenteve të fakultetit për art dhe dizajn të “Universitetit Evropian”. Ekspozita është rezultat i punëtorisë të titulluar “Moda dhe Trashëgimia Kulturore”.
Lidhur me javën e modës Marija Iliç menaxhere për marrëdhënie me publikun, jep detaje për rrjedhjen e këtij manifestimi kulturor.“Java e modës në Shkup mbahet dy herë në vit pranverë-verë dhe vjeshtë-dimër, ky është edicioni i 12 i cili do të zgjasë deri më 25 nëntor, që këtë vit dallon shumë nga edicionet e kaluara. Definitivisht këtë vit do të ketë shumë koleksione të reja dhe emra disenjatorë të ri. Gjithsej do të ketë 11 revy mode dhe mendojë që ky është edicion që patjetër duhet vizituar”, thotë ajo.
Në javën e modës, studentja Esma Kazim e cila kishte fituar projektin e organizuar nga “Këshilli Britanik” në bashkëpunim me temën “Përralla Dasmore”, thotë që është inspiruar nga Filigrani për kreacionin e saj.
Refit Refiti
