Këshilli Gjyqësor shqyrton situatën në gjykatën e Kumanovës: Po hetohen ankesat për fyerje ndaj të punësuarve nga ana e kryetares së gjykatës

TË FUNDIT

Këshilli Gjyqësor ka shqyrtuar situatën në Gjykatën Themelore të Kumanovës, pas reagimit të sindikatës AOGJSH për pretendimet për fyerje dhe trajtim të papërshtatshëm ndaj të punësuarve nga ana e kryetares së gjykatës. Anëtari i Këshillit, Ivica Nikolovski, tha se institucioni prej një periudhe më të gjatë po i ndjek zhvillimet dhe se tashmë janë formuar dy komisione për përcaktimin e gjendjes faktike. Ai bëri të ditur se raportet e komisioneve janë drejt përfundimit dhe pritet të shqyrtohen në një nga seancat e ardhshme. Ndërkohë, në Këshill kanë arritur edhe informacione dhe parashtresa shtesë nga palët e përfshira, ndërsa pas analizimit të të gjitha të dhënave do të vendoset për hapat e mëtejshëm.