LSDM programi ekonomik: 3 miliardë euro për infrastrukturë, 20 milion për NVM

0

Përmes promovimit ‘’Vizioni për Maqedoninë’’ LSDM paraqiti planin e saj për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, fushën e infrastrukturës, energjinë dhe bujqësinë.

Dragan Tevdovski, kryetar i Komisionit për çështje ekonomike në këtë parti theksoi se LSDM-ja do të synojë drejt investimeve të reja të huaja duke u përkujdesur për ato aktuale, por bazë e ekonomisë në vend të jenë ndërmarrjet vendore. Ai theksoi se kur të marrë partia e tij pushtetin, LSDM-ja planifikon të ndajë 20 milionë euro mbështetje vjetore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,  kurse deri në fund të mandatit, 50 milionë euro.

Në fushën e infrastrukturës, kryetari në Komisionin për Transport dhe lidhje të LSDM,  Bllagoj Boçvarski pohon për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në shumë prej 3 miliardë euro mjete investimi për 10 vite.

Gjimnazistët në protestë: Nëse s'ka marrëveshje, protestat para MASH

0

Nxënësit e shkollave të mesme, sot përsëri dolën në protestë kundër reformave në arsim, të cilët sipas tyre janë të këqija. Ata kërkojnë heqje të testimit ekstern, ndërsa shtojnë se po qe se nuk ulen në bisedime me ministrin e arsimit, gjasat që ato përsëri të kampojnë para ministrisë janë të mëdha. Për nesër, nxënësit e shkollave të mesme paralajmëruan protesta edhe në Kumanovë.

Kështu, nxënësit e shkollave  të mesme e nisën marshin, me anë të të cilit , siç thonë ata, po e shprehin pakënaqësinë për reformat e këqija në arsim. Ata kërkojnë që të ndryshohet mënyra e testimit ekstern dhe që modeli i maturës  shtetërore të ngelet i njëjtë për ata që aktualisht janë në shkollë të mesme, ndërsa për nxënësit e rinj të vlejnë modelet e reja të maturës shtetërore.

Ata, gjithashtu kërkojnë që ekipe nga plenumi i nxënësve të shkollave të mesme të marrin pjesë në modelimin e maturës shtetërore dhe të testimit ekstern. Ata kanë dorëzuar kërkesë qysh muajin e kaluar deri te Ministria e Arsimit, por deri tani nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje. Nxënësit sot deklaruan se ata nuk janë fëmijë që kërkojnë mënyrë se si të ikin prej orëve, por se si të përfitojnë më shumë nga shkollimi.

Sipas deputetes Sollza Gërçeva, kjo betejë e nxënësve të shkollave të mesme duhet ta ulë Ministrinë e arsimit në tavolinën e bisedimeve, në të cilën do të bisedohej për reforma dhe për arsim më të mirë.

Nga Ministria e Arsimit, sot nuk morëm përgjigje se vallë do të kenë takim me përfaqësues të plenumit të shkollave të mesme.

Aleksandra Smilevska

Ekipi i Janevës nuk kompletohet, Këshilli i Prokurorëve nuk e vë në rend dite

0

Ekipi i Prokurores speciale publike ngeli i pakompletuar. Këshilli i Prokurorëve Publikë mori vendim që pikën në lidhje me emërimin e prokurorëve për prokurorinë speciale publike mos ta vendosë në rend të ditës.

Kryetari i Këshillit, Petar Anevski shpjegoi se, nga ana e një anëtari të Këshillit, si plotësim i seancës, është propozuar të vendoset edhe kjo pikë.

Në pyetjen se ç‘do të ndodhte, në qoftë se në vend të listave të vjetra, do të ketë listë me propozime të reja, Anevski u përgjigj se për Katica Janevën, dera në Këshillin e Prokurorëve Publikë është e hapur. Sipas tij, ajo duhet ta tregojë vëllimin e punës dhe të bisedojë me ta.

Në vërejtjen e gazetarëve se Këshilli duhet ta pranojë ekipin e Janevës, dhe jo edhe të votojë për të, Anevski u përgjigj se ato i kanë dhënë mbështetje Janevës kur e kanë zgjedhur për Prokurore Speciale Publike. Këshilli mbetet në qëndrimin se nuk do t’i emërojë shtatë prokurorët e propozuar nga Janeva.

Neve na intereson marrëveshja e partive politike, potencoi Anevski, duke shtuar se Këshilli i Prokurorëve vepron në mënyrë rigoroze, profesionalisht. Në seancën e sotme ishin të pranishëm edhe përfaqësues të OSBE-së dhe të Ambasadës së SHBA-ve.

Vesna Jaqimovska

BDI: Ka hapësirë për zgjidhjen e shpejtë të krizës

0

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim vlerësojnë se ende ka hapësirë për arritjen e një marrëveshje të shpejt që do ti jepet fund krizës në Maqedoni.
Ndërkohë që po vazhdojnë bisedimet ndërmjet grupeve të punës së katër partive, BDI-ja pret rezultate pozitive nga dialogu.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi thotë se nuk janë shterur të gjitha mundësitë për zbatimin e përcaktimeve të marrëveshjes së “Përzhinos”. Ngjashëm shprehet edhe Bekim Neziri , Ministër i Ekonomisë dhe rishtas shef i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së.

Ndërkohë, lidhur me zërat për dorëheqjen e tij nga BDI-ja, Musa Xhaferi nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai tha se mendon që pjesëtaret e medias duhet të pyesnin burimet spekulative. Por, për qëndrimin e Ermira Mehmetit, foli shefi i shtabit zgjedhor Bekim Neziri. Ai tha se parapëlqen që mospëlqimet individuale të shpalosen në organet e partisë, para se të dalin në opinion.

Besian Leka

Deponi e mbeturinave në mes të Shkupit , Ministria premton zgjidhje

0

Deponia me plot mbeturina afër Kalasë së Shkupit, që është vetëm disa metra larg Ambasadës Amerikane dhe pranë Lumit Vardar, i ka dhënë kësaj pjesë të qytetit një pamje shëmtuese. Aty nga mbeturinat kundërmon një erë e pakëndshme që u sjell shumë probleme kalimtarëve. Shkaktar i kësaj deponie konsiderohet tregu ilegal përgjatë rrugës të marteve dhe premteve.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi tha për këtë çështje se është duke u punuar për zgjidhjen e problemet me deponitë në të gjithë rajonin e Shkupit.

Ndërkaq, në organizatën për riciklim te mbeturinave, MASWA thonë se fatkeqësisht në Maqedoni dita ditës po shtohet numri i deponive të mbeturinave.

Kohë më parë, ekipi ynë në Komunën e Studeniçanit morri opinion të disa qytetarëve për deponinë e mbeturinave Drisla dhe rreziku për qytetarët. Në pyetjen tonë për këtë deponi ministri Izairi u përgjigj se, sipas asaj që ka parë ai, edheë në atë çështje është duke u punuar dhe se shpreson se problemet eventuale do t’i zgjedhë kompania.

Deponi të tilla televizioni ynë ka hasur edhe në Haraçinë ku bëhet edhe djegja e pakontrolluar e tyre që shpesh herë krijon re tymi mbi fshatrat e kësaj komune.

Arbana Qerimi

Pas gjashtë viteve, Saraji më në fund me çerdhe për fëmijë

0

Sot në Saraj të Shkupit u hap kopshti me hapësirë prej 700 m2, që do të ketë kapacitet për përkujdesjen e 120 fëmijëve. Çerdhja është pjesë e projektit qeveritar “Çerdhe për çdo lagje”, dhe është realizuar me mjete të ndara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga vetë komuna. Të pranishëm në hapjen e këtij institucioni parashkollor ishin zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, si dhe kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Ky projekt është ndihmuar nga komuna me tre milion denarë, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për të ka ndarë 19 milion denarë. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, theksoi se do të vazhdohet me investime për ndërtimin e kopshteve për fëmijë nëpër tërë vendin, aty ku ka nevojë për kapacitetet të tilla. Këtë vit janë hapur nënte kopshte, ndërsa në periudhën e fundit priten të hapen edhe 40 kopshte.

Përndryshe, në Maqedoni 47 komuna kanë çerdhe fëmijësh, ndërsa 37 të tjera akoma mbeten pa kushte adekuate për strehim të fëmijëve të moshës parashkollore.

Zimer Jashari

Saraji premton zgjidhjen e problemit me kanalin, qytetarët të mos hedhin mbeturina

0

Kërkesat e banorëve të Sarajit nuk hasin në vesh të shurdhër, tha kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati, sot në programin e mëngjesit të TV 21. Ai u zotua se do ta zgjidhin problemin e kanalit, por nuk dha afat kohor.

Banorët e Kondovës së Sarajit, në rubrikën “Shërbimet komunale” telefonuan dhe shprehën ankesat e tyre rreth ndotjes së ambientit nga një kanal atmosferik pranë shtëpive të tyre. Ata kërkuan nga autoritetet komunale që të sanojnë dhe rregullojnë këtë kanal, për të shmangur ndotjen.

Se kur planifikohet të ndërmerren hapa konkrete për rregullimin e këtij kanali, kryetari Murati tha se këtë problematik do ta shqyrtojnë shërbimet komunale.

Kryetari Murati apeloi se për çdo kërkesë, ankesë, pakënaqësi, banorët lirisht mund të drejtohen në Komunën e Sarajit, dhe sigurisht që kërkesat e tyre do të merren parasysh.

Mirjeta Islami – Koxha

10 vjet nga hapja e “Ramstore Mall”: Investitorët premtojnë vende të reja pune

0

“Ramstore mall” filloi punën në vitin 2005 dhe është zinxhir i kompanisë më të madhe për supermarkete internacionale “Migros Tixharet” në Turqi. Ramstore deri tani ka hapur 19 markete në qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe ka punësuar gjithsej 470 punëtorë. Pritet që të bëhen edhe investime të reja që do të thotë do të ketë më shumë vende pune thonë drejtuesit e kësaj kompanie.

Ajhan Uzun, drejtori i përgjithshëm i “Ramstore Mall”, foli për punën dhe shërbimet të kësaj qendre tregtare, si dhe konceptin e ri për komunikim me blerësit.

Në 10 vjetorin e hapjes së “Ramstore mall” ishin të pranishëm edhe ministri për investime të huaja Furkan Cako, zëvendësambasadori i Turqisë Sinan Ertaj, si dhe Konsuli i Turqisë në Manastir, Ajdoan Ademoski.

Fakulteti i Informatikës dhe Microsoft: Softver falas për profesorët dhe studentët

0

Fakulteti i  Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FINKI) dhe Microsoft do të ofrojnë përdorim falas të aplikacioneve “Microsoft Office 365 ProPlus” për studentët dhe të punësuarit.   

Sipas drejtorit të Microsoft –Maqedoni, Stefan Plavjanski, si rezultat i këtij bashkëpunimi, në të ardhmen studentët do të përfitojnë aftësitë e nevojshme dhe në këtë mënyrë do ta kenë më lehtë të punësohen ne pozitat e dëshiruara.

Dekani i fakultetit, Ivan Çorbev, e përkrah këtë nismë dhe bashkëpunim me Microsoft-in. Ai paralajmëroi se me përdorimin e aplikacioneve, studentët do të aftësohen dhe do të kenë një perspektivë më të mirë në profesionin e tyre.

Vlora Ademi, përgjegjëse në fushën e arsimit të Microsoft-it për Maqedoni dhe Kosovë, deklaroi se Microsoft-i nëpërmjet këtyre projekteve ua lehtëson studentëve punësimin në kompanitë softuerike.

Se sa është e nevojshme të njihen aftësitë e tilla tregon edhe studimi i bërë nga IDC, sipas të cilit pakoja e Microsoft Office radhitet në vend të tretë. Studentët munden ta sigurojnë ëëtë pako me kërkimin e ueb faqes së Microsoft-it dhe me ndjekjen e udhëzimeve të dhëna.

 

"10 minuta" me Afrim Sulejmanin, policin e arrestuar në Kumanovë në maj!

0

Polici i arrestuar në ngjarjet majit në Lagjen e Trimave Afrim Sulejmani, është liruar mbrëmë, dhe të gjitha akuzat ndaj tij janë shpallur të pavlefshme. Ai mbeti i arrestuar natën e 9 majit, dhe akuzohej se ka qenë pjesëtar i grupit të Kumanovës.

Si është arrestuar? Si është trajtuar nga policia pas arrestit? Si ka përballuar burgun duke ditur se është i pafajshëm ?

Të gjitha këto përgjigje do t’i gjeni në bisedën tonë me Afrim Sulejmanin dhe nënën e tij, në kuadër të emisionit “10 Minuta” .