Prishtinë: Shkarkohet rektori Ramadan Zejnullahu(Video)

0

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka vendosur ta shkarkojë rektorin Ramadan Zejnullahu.
Për këtë vendim votuan Pro të gjithë anëtarët e mbetur në mbledhje. Nga 7 anëtarët, rektori ishte larguar më herët dhe gjashtë anëtarët tjerë votuan për shkarkimin e tij.

Departamenti i Shtetit: Partitë të mos i pengojnë punët rreth Prokurores Speciale!

0

SHBA-të presin që grupet punuese të vazhdojnë me punën e tyre lidhur me zbatimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Përzhinos, ndërsa partitë politike interesat e shtetit t’i vendosin në plan të parë, me çka,  do ta reformojnë përkushtimin drejt integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Kështu deklaroi dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Xhon Kirbi në takimin e rregullt me gazetarët në pyetjen në lidhje me krizën në  Maqedoni. “I inkurajojmë udhëheqësit e Maqedonisë që, duke e implementuar marrëveshjen politike të 16 korrikut, ta përforcojnë përparimin e arritur. Kjo gjë do të paraqiste  mënyrën më të lehtë për dalje nga kriza dhe rrugë për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme në prill të vitit të ardhshëm. Partitë tani e lëshuan afatin kyç për t’u dakorduar për çështje serioze lidhur me formimin e një qeverie teknike, me mbrojtjen e denoncuesve, si dhe me mbrojtjen e privatësisë”, tha Kirbi.

Sipas tij, me emërimin e Katica Janevës për prokurore speciale muajin e kaluar,  liderët maqedonas kanë bërë hap të rëndësishëm, prandaj tani asaj duhet t’i sigurohen resurset dhe stafi që ajo e ka kërkuar, në mënyrë që ta kryej mandatin e saj.

Kirbi nënvizon se “partitë politike nuk duhet të ndikojnë ose ta pengojnë këtë punë”.

“Shpresojmë që, ashtu si grupet punuese i vazhduan bisedimet, të gjitha palët, do t’i vendosin interesat e shtetit në plan të parë, duke e riafirmuar kësisoj përkushtimin për integrimin euroatlantik të Maqedonisë”, thekson zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Lëvizja BESA – Zhelinë: BDI merret me interesa minore, i lë shkollat pa ngrohje!

0

Dega e Lëvizjes Besa nga Zhelina ka reaguar lidhur me zgjidhjen e problemit të ngrohjes në shkolla. Sipas tyre, 15 nëntor ka qenë dita përfundimtare kur problemi i ngrohjes nëpër shkolla është dashur të zgjidhet, pasi që nxënësit nuk mund të vijojnë procesin arsimor pa ngrohje.

Sipas kësaj partie, është skandaloz fakti se në shumë shkolla të Komunës së Zhelinës ende nuk janë siguruar kushtet elementare për ngrohjen e hapësirave, ku po zhvillohet procesi arsimor. Siç thuhet në kumtesë Lëvizja BESA e dënon ashpër sjelljen skajshmërisht të papërgjegjshme të BDI-së, e cila duke u marrë me interesa të imta partiake i ka lënë nxënësit pa ngrohje.

“Organet përkatëse janë të obliguara ligjërisht t’i sigurojnë këto kushte para se të fillojë viti shkollor, andaj Lëvizja BESA – Zhelinë reagon ashpër ndaj politikës së dëmshme të udhëheqësve të shkollave, Komunës dhe Këshillit Komunal, por edhe ndaj indiferencës së plotë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të vet ministrit të BDI-së, Abdilaqim Ademi”, thuhet në kumtesë.

Lëvizja BESA – Zhelinë kërkon që urgjentisht të sigurohen kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Sipas tyre, ky problem nuk pret analiza e sqarime, por kërkon zgjidhje të menjëhershme.

 

 

Jolevski në takim ministror të A5 dhe procesit SEDM në Dubrovnik

0

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Takimin ministror gjithëpërfshirës rajonal në formatin A5 – Karta e Adriatikut dhe Procesi SEDM, që do të mbahet në Dubrovik, Republika e Kroacisë.

Në takim në SHBA-Karta e Adriatikut dhe procesi SEDM, ministrat e mbrojtjes do të bisedojnë për projektet dhe aktivitetet në mbrojtje dhe siguri, si dhe për pjesëmarrjen e mundshme të përbashkët në operacione paqesore, posaçërisht atyre të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Siç është paralajmëruar, pritet që ministri Jolevski në margjinat e takimit të realizojë disa takime, midis të cilëve edhe me Evelin Farkash, zëvendës-ndihmëse e Sekretarit për mbrojtje të SHBA-së, ministrin për Siguri Kombëtare të Turqisë, Ismet Jillmaz, ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Andreja Katiq dhe me nënsekretarin e mbrojtjes së Italisë, Domeniko Rosi.

Në Takimin ministror gjithëpërfshirës do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjeve të vendeve nga Evropa Juglindore, midis të cilëve edhe i Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Turqisë, Moldavisë, Italisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Rumanisë, zëvendës-ndimësi i sekretarit për mbrojtje i SHBA-së, RAKVIK, Kombeve të Bashkuara dhe të tjerë.

"Shtëpitë e bukura" – Familja Hoxha nga Buteli i Shkupit

0

Në kuadër të shtëpive të bukura, prezantojmë shtëpinë e familjes Hoxha, e cila gjendet në Butel të Shkupit.

E ndërtuar me një arkitekturë ekstra moderne, shtëpia nga jashtë duket si një rubikon shumëngjyrësh.

Shikoni se si duket shtëpia e kësaj familjeje përbrenda.

Adnan Qaili

“Dita ime” – Laura Kërliu

0

Si e kalon ditën këngëtarja e re Laura Kërliu?

Ajo ka marrë pjesë në disa spektakle dhe konkurse për talente muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Për ata që i shikojnë serialet turke, zërin prekës të Ferides e sinkronizon Laura.

Për planet profesionale, ajo ekskluzivisht për televizionin tonë publikon verzionin audio të këngës së saj të re.

E pavarur, elegante dhe me një zë potencial. Në vazhdim, prezantojmë një ditë dinamike të Laura Kërliut.

Adnan Qaili

“Dita ime” me Kanita Sumën

0

Në këtë edicion të rubrikës “Dita ime”, do të keni rastin të shikoni se si e kalon ditën Kanita Suma. Një këngëtare e re, e cila zbuloi talentin e saj para publikut në “X Factor Albania”.

Kanita është një yll në ngritje, që premton shumë. Përveç shkollës, ajo gjen kohë të përgatisë edhe këngë të reja. Shikoni se çfarë bën tjetër Kanita gjatë ditës.

Adnan Qaili

Ndarje e Çmimit shtetëror për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2014

0

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri do të marrë pjesë në edicionin e tetë me radhë të ceremonisë së ndarjes së Çmimit shtetëror për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2014, që është pjesë e projektit “Përgjegjësia shoqërore për të gjithë” që bashkë-financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Trupin Koordinues për Përgjegjësinë Shoqërore dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë.

Ky projekt synon ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të punëdhënësve në lidhje me konceptin e përgjegjësisë shoqërore në rajonin e Evropës Juglindore.

Çmimet në formën e statujave dhe pllakave do të ndahen nga ministri Neziri, i cili do të hapë evenimentin, ndërsa paraqitje do të ketë edhe sekretari i parë dhe udhëheqësi i sektorit ekonomik dhe financiar në Delegacionin e Komisionit Evropian, Jaromir Leviçek.

Ngjarja do të mbahet në hotelin “Holiday Inn” në Shkup, me fillim në ora 11:00.

Konferencë “Shfrytëzimi i mbeturinave si mundësi investuese në Maqedoni”

0

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot do të marrë pjesë në hapjen e konferencës me temë: “Shfrytëzimi i mbeturinave si mundësi investuese në Maqedoni” që do të mbahet në hotelin Bushi Resort dhe Spa, Çarshija e Vjetër, Shkup.

Konferenca vjetore ndërkombëtare është nën organizimin e Asociacionit të Maqedonisë për menaxhimin me mbeturinën e fortë – МаСВА dhe në kuadër të tre sesioneve të konferencës që do të ofrojë ekspertizë interesante në arritjet më të reja shkencore dhe teknologjike në sferën e Menaxhimit me mbeturinat.

Konferencë ndërkombëtare "Popullata e Ballkanit në prag të shekullit 21"

0

Në organizim të Institutit ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” prej sot deri më 24 tetor në Ohër do të mbahet Konferenca e pestë ndërkombëtare për demografi të Ballkanit në temë “Popullata e Ballkanit në prag të shekullit 21”.

Konferenca i dedikohet vlerësimit të situatës demografike të Ballkanit në fillim të shekullit 21 dhe trendet kryesore demografike si dhe të efekteve të tyre potenciale në afat të mesëm dhe të gjatë. Në konferencë do të marrin pjesë hulumtues nga sfera e demografisë nga shumë vende.

Në kuadër të pesë sesioneve të konferencës do të diskutohet për fertilitetin e ulët të Ballkanit dhe implikimet e tyre ndaj rritjes së popullatës dhe vjetërsimit demografik, mortalitetit dhe shëndetit të popullatës dhe migrimet e brendshme dhe të jashtme të popullatës së vendeve ballkanike. Tema në sesionet janë edhe vjetërsimi dhe ndryshimi në strukturën e familjeve edhe amvisërive dhe distribuimi hapësinor i popullatës në vendet ballkanike.

Në kuadër të konferencës është organizuar edhe punëtori në temë “Grumbullimi i të dhënave për popullatën në vendet ballkanike, përvoja nga regjistrimi i fundit të popullatës në vitin 2010: konceptet metodologjike, grumbullimi i të dhënave në teren, krahasimi i të dhënave dhe metodat për diseminim të të dhënave për popullatën”. Në punëtori do të marrin pjesë përfaqësues të enteve për statistikë, organizata ndërkombëtare dhe shfrytëzues të të dhënave.

Pritet që kjo konferencë të ofrojë njohuri të reja nga hulumtimet në temat e theksuara dhe të japë kontribut të rëndësishëm në zbardhjen e çështjeve më të rëndësishme demografike të Ballkanit në shekullin 21.