Ekipi i Janevës nuk kompletohet, Këshilli i Prokurorëve nuk e vë në rend dite

TË FUNDIT

Ekipi i Prokurores speciale publike ngeli i pakompletuar. Këshilli i Prokurorëve Publikë mori vendim që pikën në lidhje me emërimin e prokurorëve për prokurorinë speciale publike mos ta vendosë në rend të ditës.

Kryetari i Këshillit, Petar Anevski shpjegoi se, nga ana e një anëtari të Këshillit, si plotësim i seancës, është propozuar të vendoset edhe kjo pikë.

Në pyetjen se ç‘do të ndodhte, në qoftë se në vend të listave të vjetra, do të ketë listë me propozime të reja, Anevski u përgjigj se për Katica Janevën, dera në Këshillin e Prokurorëve Publikë është e hapur. Sipas tij, ajo duhet ta tregojë vëllimin e punës dhe të bisedojë me ta.

Në vërejtjen e gazetarëve se Këshilli duhet ta pranojë ekipin e Janevës, dhe jo edhe të votojë për të, Anevski u përgjigj se ato i kanë dhënë mbështetje Janevës kur e kanë zgjedhur për Prokurore Speciale Publike. Këshilli mbetet në qëndrimin se nuk do t’i emërojë shtatë prokurorët e propozuar nga Janeva.

Neve na intereson marrëveshja e partive politike, potencoi Anevski, duke shtuar se Këshilli i Prokurorëve vepron në mënyrë rigoroze, profesionalisht. Në seancën e sotme ishin të pranishëm edhe përfaqësues të OSBE-së dhe të Ambasadës së SHBA-ve.

Vesna Jaqimovska