BDI: Ka hapësirë për zgjidhjen e shpejtë të krizës

TË FUNDIT

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim vlerësojnë se ende ka hapësirë për arritjen e një marrëveshje të shpejt që do ti jepet fund krizës në Maqedoni.
Ndërkohë që po vazhdojnë bisedimet ndërmjet grupeve të punës së katër partive, BDI-ja pret rezultate pozitive nga dialogu.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi thotë se nuk janë shterur të gjitha mundësitë për zbatimin e përcaktimeve të marrëveshjes së “Përzhinos”. Ngjashëm shprehet edhe Bekim Neziri , Ministër i Ekonomisë dhe rishtas shef i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së.

Ndërkohë, lidhur me zërat për dorëheqjen e tij nga BDI-ja, Musa Xhaferi nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai tha se mendon që pjesëtaret e medias duhet të pyesnin burimet spekulative. Por, për qëndrimin e Ermira Mehmetit, foli shefi i shtabit zgjedhor Bekim Neziri. Ai tha se parapëlqen që mospëlqimet individuale të shpalosen në organet e partisë, para se të dalin në opinion.

Besian Leka