Kërkesat e banorëve të Sarajit nuk hasin në vesh të shurdhër, tha kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati, sot në programin e mëngjesit të TV 21. Ai u zotua se do ta zgjidhin problemin e kanalit, por nuk dha afat kohor.
Banorët e Kondovës së Sarajit, në rubrikën “Shërbimet komunale” telefonuan dhe shprehën ankesat e tyre rreth ndotjes së ambientit nga një kanal atmosferik pranë shtëpive të tyre. Ata kërkuan nga autoritetet komunale që të sanojnë dhe rregullojnë këtë kanal, për të shmangur ndotjen.
Se kur planifikohet të ndërmerren hapa konkrete për rregullimin e këtij kanali, kryetari Murati tha se këtë problematik do ta shqyrtojnë shërbimet komunale.
Kryetari Murati apeloi se për çdo kërkesë, ankesë, pakënaqësi, banorët lirisht mund të drejtohen në Komunën e Sarajit, dhe sigurisht që kërkesat e tyre do të merren parasysh.
Mirjeta Islami – Koxha
