Deponi e mbeturinave në mes të Shkupit , Ministria premton zgjidhje

TË FUNDIT

Deponia me plot mbeturina afër Kalasë së Shkupit, që është vetëm disa metra larg Ambasadës Amerikane dhe pranë Lumit Vardar, i ka dhënë kësaj pjesë të qytetit një pamje shëmtuese. Aty nga mbeturinat kundërmon një erë e pakëndshme që u sjell shumë probleme kalimtarëve. Shkaktar i kësaj deponie konsiderohet tregu ilegal përgjatë rrugës të marteve dhe premteve.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi tha për këtë çështje se është duke u punuar për zgjidhjen e problemet me deponitë në të gjithë rajonin e Shkupit.

Ndërkaq, në organizatën për riciklim te mbeturinave, MASWA thonë se fatkeqësisht në Maqedoni dita ditës po shtohet numri i deponive të mbeturinave.

Kohë më parë, ekipi ynë në Komunën e Studeniçanit morri opinion të disa qytetarëve për deponinë e mbeturinave Drisla dhe rreziku për qytetarët. Në pyetjen tonë për këtë deponi ministri Izairi u përgjigj se, sipas asaj që ka parë ai, edheë në atë çështje është duke u punuar dhe se shpreson se problemet eventuale do t’i zgjedhë kompania.

Deponi të tilla televizioni ynë ka hasur edhe në Haraçinë ku bëhet edhe djegja e pakontrolluar e tyre që shpesh herë krijon re tymi mbi fshatrat e kësaj komune.

Arbana Qerimi