Në komunikatë të lëshuar për opinionin, partia e re Uniteti vlerëson se partitë në pushtet BDI dhe VMRO DPMNE përfundimisht dëshmuan se fshehja e abuzimit të pushtetit nga ana e tyre është më e rëndësishme se perspektiva e vendit tonë, zbatimi i ligjit, demokracia dhe liria e fjalës. Sipas Unitetit, tani çdo qytetar e ka të qartë se për pushtetarët tanë Kushtetuta, ligjet si dhe kredibiliteti i Maqedonisë në politikën ndërkombëtare nuk kanë asnjë vlerë.
UNITETI thekson se pushtetarët të korruptuar nga BDI-ja dhe VMRO DPMNE-ja nuk kanë gadishmëri për zgjidhje të krizës politike dhe se mënyra e vetme për ndëshkimin e tyre nga ana e faktorit ndërkombëtar dhe shpëtimit të vendit nga fundosja politike dhe jo vetëm, është bllokimi i pasurive të tyre në vend dhe jashtë si dhe izolimi i tyre nga e tërë bashkësia ndërkombëtare.
UNITETI apelon deri tek faktori ndërkombëtar i cili është garantues i Marëvejes së “Përzhinos” të mos lejojë dështimin e saj dhe të ndërmerr gjithçka që është në mundësitë e tyre, pasiqë në të kundërtën Maqedonia rrezikon jo vetëm thellimin e krizës politike por edhe destablizimin e mundshëm të vendit.
