Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio filloi me ndihmën e yjeve të Hollywood-it, Hilary Suank dhe Helen Miren. Aktoret ecën në qilimin e kuq, përderisa shumë fansa i pritën ata me brohoritje të shumta.
Festivali u hap me filmin “The walk” të regjisorit Robert Zemeckis, që ka të bëjë me një artist të quajtur Filip Petit, i cili në vitin 1974 përballet me sfidën e vdekjes. Këtu ai ec nëpër një litar midis kullave binjake në New York.
Këtë vit, 16 filma janë duke konkurruar për çmimin kryesor në Tokio, duke përfshirë filma nga Brazili, Kina, Turqia, Danimarka, Meksika, Franca, Italia, Shtetet e Bashkuara, Japonia etj.
Festivali e ka caktuar regjisorin Bryan Singer si president të jurisë , regjisorin Vietnamez Tran Anh Hung, si dhe regjisoren Susanne Bier si anëtarë të jurisë .
Festivali i 28-të i filmit në Tokio zgjat deri më 31 tetor.
