Ambasada e SHBA: Palët t’i vendosin në vend të parë interesat e shtetit!

TË FUNDIT

Ambasada Amerikane në Shkup është shprehur e shqetësuar për shkak të mosrespektimit të afateve të marrëveshjes nga partitë politike. Ambasada inkurajon qeverinë që të vazhdojë dhe brenda sa më shpejtë të zbatojë reforma serioze në mënyrë që të themelohen  institucionet e pavarura, të cilat do ta përcaktojnë përgjegjësinë lidhur me përgjimet ilegale dhe që do t’i hetojnë akuzat të cilat dalin nga ato.

Ambasada nënvizon se Marrëveshja paraqet mënyrën më të mirë për daljen nga kriza, dhe një garanci për zgjedhje demokratike, në prill të vitit të ardhshëm. Sipas Ambasadës Amerikane, partitë lëshuan një afat të rëndësishëm për t’u marrë vesh mbi çështjet serioze që kanë të bëjnë me qeverinë dhe me mbrojtjen e denoncuesëve, duke shtuar se shpreson që të gjitha palët do t’i vendosin në vend të parë interesat e shtetit dhe t’u përkushtohen proceseve euro-atlantike të Maqedonisë.