Pacolli thotë se s’ka pajtim pa ndëshkimin e Beogradit

0

Pacolli flet pas dëshmive në Kongresin Amerikan

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deklaroi se pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të jetë i mundur me mosndëshkimin e Beogradit.

Duke shkruar për rrëfimet e ish-presidentes Jahjaga, Vasfije Krasniqit dhe Ilit Bytyqit para Kongresit amerikan, Pacolli tha se ne nuk ishim agresorë, por viktima dhe viktimat kanë nevojë për drejtësi.

Ai shprehu mirënjohje për kongresmenin, Eliot Engel për marrjen e kësaj nisme dhe për të gjithë ata që dëshmuan në seancën dëgjimore.

“Në një paraqitje shumë prekshme dhe të fuqishme Vasfije Krasniqi-Godman i tregoj botës për nevojën për drejtësi për më shumë se 20,000 gra dhe vajza që u përdhunuan gjatë luftës së Kosovës. Ilir Bytyqi paraqiti me fuqishem rastin e vrasjes së Vëllezërve Bytyqy dhe si regjimi aktual i Beogradit po mbron ata që janë përfshirë në vrasje”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai tha se drejtësia e Kosovës dhe ajo ndërkombëtare nuk kanë arritur të adresojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë. “Mosndëshkimi për Beogradin, për ushtarakët dhe politikanët që janë përfshirë drejtpërsëdrejti në kryerjen ose planifikimin e krimeve të luftës kundër shqiptarëvë të Kosovës nuk do të bëjë pajtimin e mundur. Gratë e dhunuara, vëllezërit e vrarë, familjet e masakruara nuk morën drejtësi. Kjo duhet të jetë prioritet për bashkësinë ndërkombëtare që duhet adresuar”, ka shkruar tutje Pacolli.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, theksoi se ngjarje të tilla të fuqishme e bëjnë botën të mos harrojë atë që na ka ndodhur.

Në seancën dëgjimore në Komisioni për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, kanë dëshmuar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe Ilir Bytyqi, vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës./21Media

Sistemi elektronik për kthimin e TVSH-së është gati

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbrëmë nga Kumanova kumtoi se sistemi elektronik për kthim të TVSH-së për qytetarët është gati dhe se në maj ose qershor do të testohet, ndërsa për ta realizuar këtë të drejtë qytetarëve nuk iu nevojitet kartelë elektronike ose ruajtje e llogarive fiskale, por vetëm me fotografim të llogarisë fiskale dhe shkarkim të aplikacionit të veçantë.

Zaev theksoi se kthimi i TVSH-së ka dy qëllime, e para është ta mënjanojmë evazionin tatimor e cila zyrtarisht është 30% e TVSH-së, qytetarët e paguajnë gjithkund por dikush nuk e paguan në arkën shtetërore. Ku do që të shkoni të kërkoni llogari fiskale që 15% i TVSH-së i vendosur në llogarinë fiskale t’u kthehet prapa.

Kthimi i TVSH-së do të filloi nga 1 korriku.

Basha: Shqipëria është në krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale!

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha sot është takuar me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për të biseduar për hapat e ardhshëm që do të hedh opozita. Basha pas takimit me Kryemadhin në një prononcim për mediat theksoi se Shqipëria është në krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale.

“Me zonjën Kryemadhi dhe me të gjithë aleatët po konkordojm hapat që opozita do të hedh për shkallëzimin e aksionit opozitar. Jemi në një krizë të thellë një krizë politike një krizë kushtetuese një krizë ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë edhe 24-të orët e fundit një krizë totale të procesit politikë për Shqipërinë në atë të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar kushtetutën ka asgjësuar demokracinë ka asgjësuar zgjedhjet themelin e llogaridhënies demokratike të qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  

Kreu opozitarë Lulzim Basha bëri të ditur se nesër do të vazhdojnë me aksionin për bllokimin e 12 akseve kryesore të vendit si një përshkallëzim mos bindjes civile, gjithashtu Basha njoftojë se në orën 11:00 së bashku me koalicionin opozitarë do të shpalosin detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim si një përshkallëzim mos bindjes civile, paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitarë detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike.

Shefi i opozitës, Lulzim Basha, nënvizoj se opozita është duke punuar jo vetëm për të nxjerrë vendin nga kriza por për t’ju dhënë qytetarëve sigurinë, lirinë dhe mundësit për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjithë. /TV21

LSM-ja, marsh protestues “Nuk mund të vendoset për ne, pa ne”

0

Në organizim të shumë sindikatave sot në Shkup do të mbahet marsh protestues si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 Maji e që në botë tradicionalisht festohet në nder të përkujtimit të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave.

Në orën 11:00 fillon marshi prej para ndërtesës së LSM-së për të vazhduar para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe më pastaj për të përfunduar para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut aty ku do të lexohet edhe manifesti i 1 majit, më të cilën nga LSM-ja do të kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjitha punëve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe Marrëveshje e përgjithshme kolektive. Për dallim nga vitet tjera këtë vit marshi protestues do të mbahet nën moton “Nuk mund të vendoset për ne, pa ne”.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bëjnë thirrje qytetarëve dhe sindikatave tjera të përfshihen ne marsh dhe së bashku të luftojnë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

Eriksen: Ishim spektatorë, e bëmë Ajaxin të duket më i mirë sesa është

0

Erikseni theksoi se ekipi i tij në fillim ishin të dobët

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të shokëve të ekipit gjatë humbjes 1-0 ndaj Ajaxin në kryeqytetin anglez.

“Ishim dobët, nuk luajtëm fare lojën tonë. Në 20 minutat e para ishim spektatorë. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra për ndeshjen e kthimit. I bëmë të duken shumë më të mirë sesa janë, jo se janë një skuadër e keqe, por i ndihmuam. Ishim më mirë në pjesën e dytë”, tha fillimisht danezi.

Sipas Esiksenit, të gjithë e kanë parë që në pjesën e parë të lojës ekipi i tij ishin të dobët.

“Në fillim të lojës skema nuk kishte shumë rëndësi. Ndryshimi na dha një mënyrë tjetër për të bërë presing dhe të luanim një lojë më direkte. Prapëseprapë ishim shumë larg lojës tonë. Të gjithë e panë që në pjesën e parë ishim dobët dhe nuk donim të konkurronim. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për lojtarët e dëmtuar. Është një gjysmëfinale, ata që luajnë duhet të tregojnë veten. Shpresoj të kthejmë rezultatin në Amsterdam”, theksoi Eriksen.

Historia e Vasfijes i përloti të gjithë në sallën e Kongresit Amerikan

0

Vlora Çitaku falenderon Vasfijen

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, dje ka rrëfyer para Kongresit Amerikan për dhunën që kishte përjetuar nga dy burra serbë kur kishte qenë vetëm 16 vjeçare.

Me këtë rast Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka theksuar se asnjëherë nuk ka parë aq shumë emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan, duke e përmendur se në sall mbizotëroi heshtja dhe lotët.

Me anë të një postimi në Facebook Çitaku ka falenderuar Vasfijen duke iu drejtuar me heronië.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Asnjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan“, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Në Kongresin Amerikan, Krasniqi-Godman ka shkuar me ftesën e kongresistit amerikan, Eliot Engel. Përveç Vasfijes, në këtë seancë ka marrë pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Ilir Bytyqi, vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit që ishin vrarë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999./21Media

VLERËSIME “TË FTOHTA” PAS BERLINIT, HAN MBETET OPTIMIST PËR NISJEN E BISEDIMEVE

0

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han shprehu bindje se Komisioni Evropian kah fundi i majit do të rekomandojë hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai në një intervistë për “Handellsbllat” thotë se rekomandimi do të sillet mbi bazë të kritereve që janë dakorduar bashkërisht nga ana e vendeve të BE-së, i cili më pas do t’u dorëzohet vendeve anëtare. Ai theksoi se Shkupi dhe Tirana e kanë merituar fillimin e negociatave, që ishte shtyrë në qershor të vitit të kaluar.

“Marrëveshja historike për mbylljen e kontestit për emrin me Greqinë dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, janë sinjale inkurajuese për tërë rajonin se kontestet shumëvjeçare mund të zgjidhen. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka arritur përparim të mirë kur bëhet fjalë për reformat e brendshme. Vendi meriton dritë jeshile për nisjen e negociatave aderuese, sa më shpejtë që është e mundur – para pauzës verore”, theksoi Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han.

Nga ana tjetër, në shtypin botëror nuk ka tone optimiste për startin e bisedimeve aderuese të vendit në qershor. “Franca dhe Gjermania derdhën ujë të ftohtë mbi shpresën e Ballkanit për hyrje të shpejtë në BE-në”, ishte titulli i gazetës “Fajnenshëll tajms”, e cila shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë porosi zhgënjyese nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron.

“Shanset janë të vogla për anëtarësim të shpejtë në bllokun. Së pari duhet t’i rregullojnë detyrat në shtëpi”, vazhdon gazeta.
Makron para se gjithash e ka theksuar nevojën për stabilitet politik në rajon. Ai ka paralajmëruar se Parisi do të ndihmojë jo përmes procesit të zgjerimit, por përmes ndihmës në fushat kryesore ekonomike, sociale dhe ato të sigurisë, si dhe përmes reformave në sundimin e së drejtës.

Gazeta gjermane “Zidojçe Cajtung”, shkruan se për Bashkimin Evropian ende është e kontestueshme se për një kohë kaq të shkurtër Qeveria në Shkup duhet të shpërblehet me nisjen e negociatave. Gazeta në tekstin e titulluar “Impulsi i ri për politikën e Ballkanit” i cek edhe lëvdatat që i ka marrë Maqedonia e Veriut, por edhe mungesën e unifikimit të Bashkimit Evropian lidhur me atë se sa shpejtë duhet të shpërblehet vendi.

Me qëllim që, rajonit të ngarkuar me probleme, t’i tregojnë edhe për zhvillimet pozitive, Merkel dhe Makron i dhanë lëvdata Maqedonisë së Veriut, duke e cekur si shembull për zgjidhjen e suksesshme të konflikteve.

Përgatiti: Svetllana Unkovska

VMRO-DPMNE ME PADI PENALE, “NË ZAJAZ JANË MBUSHUR KUTITË E VOTIMIT”

0

VMRO-DPMNE-ja parashtroi padi penale kundër dhjetë personave, përkatësisht kundër kryetarit të Këshillit zgjedhor dhe zëvendësit të tij në vendvotimin 0816 në Zajaz, si dhe për anëtarët e këtij Këshilli zgjedhor, siç thonë, për parregullsi gjatë votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. VMRO-DPMNE-ja akuzon se partia në pushtet ka bërë mbushje të kutive të votimit dhe atë me leje dhe dijeni të anëtarëve të  Këshillit zgjedhor. Disa ditë pas rrethit të parë, KSHZ-ja, pranoi ankesën e përfaqësuesit të autorizuar të kandidates Gordana Siljanovska Davkova, dhe e anuloi votimin në Zajaz, me arsyetim se në periudhën prej 15 deri në orën 17, kanë votuar 297 persona, ose sipas statistikave, në çdo 24 sekonda ka votuar nga një perosn– tha parashtruesi i ankesës.

“Sipas raportit të KSHZ-së, në vendvotimin 0816, në Zajaz, komuna e Kërçovës, në periudhën prej orës 15 deri në orën 17, kanë votuar 297 persona, përkatësisht tre herë më shumë se numri i personave që kanë votuar deri në orën 15. Sipas këtyre të dhënave, del se për 2 orë kanë votuar 297 votues ose mesatarisht në çdo 24 sekonda, ka votuar nga një votues, që fizikisht është e pamundur duke pasur parasysh procedurën e votimit”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

MORËN LËVDATA, POR JO EDHE PREMTIM PËR QERSHORIN, OSMANI: NËSE HIQET QERSHORI, MUND TË KOLAOBON I GJITHË PROCESI

0

Morën lëvdata për Marrëveshjen e Prespës si shembull i mirë i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, por delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev u kthye nga Samiti i Berlinit pa premtimin e sigurt se qershori do të jetë muaji kur do të marrim datë për fillim të negociatave aderuese. Fjalën “qershor”, kryeministri tashmë e ka zëvendësuar me fjalën “verë”.

“Porositëm se stabiliteti dhe reformat që i bëjmë,  patjetër të kuptohen si argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë verës”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ndonëse zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk ishte temë e Samitit, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, për TV21 tregoi se në takimet bilaterale kanë folur edhe për çështjen e marrjes së datës. Pas progres raportit pozitiv të Komisionit Evropian, Osmani shpreson që qershori do të jetë vendimtar, si muaj i domosdoshëm për të ruajtur atmosferën pozitive në rajon. Pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, ai thotë se për të ruajtur kredibilitetin e tyre, shtetet anëtare duhet të mbajnë premtimet.

“Unë mendoj se nëse hiqet qershori, ose ky vit për fillim bisedimeve, mund të kolaobon i gjithë procesi, përfshirë këtu edhe Prespa, përfshirë edhe dinamika e reformave, përfshirë edhe marrëdhëniet ndëretnike. Prandaj është me shumë rëndësi që vendet anëtare të jenë konsekuente në marrëveshjen që kemi bërë se nëse ne realizojmë detyrimet tona, edhe Bashkimi Evropian do të realizojë detyrimet e veta, sepse mbi këtë parim bazohet kredibiliteti i unionit”, u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Osmani tregoi se kancelajra Merkel i ka rekomanduar delegacionit të Maqedonisë që të bisedojnë me deputetët e Bundestagut gjerman, që edhe përkundër kohës së kufizuar, t’i bindin ata se do të duhet të gjejnë hapësirë në agjendën e tyre, për ta shqyrtuar raportin e progresit që do të publikohen në fund të majit.

Por nëse Gjermania përbën pengesë teknike për Maqedoninë e Veriut, si i bëhet me Francën që është skeptike për zgjerimin e BE-së?

“Unë jam optimist që Franca dhe Holanda nuk do të jenë penguesit e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim. Një variant hipotetik, që për momentin është vetëm hipotetik, është nëse dyja vendet vlerësohen bashkërisht, Shqipëria dhe Maqedonia, dhe po që se cilido vend anëtar ka ndonjë hezitim për njërin prej vendeve, atëherë vendi tjetër mund të jetë dëm kolateral i bashkimit të paketave, mirëpo unë mendoj se vlerësimi duhet të jetë individual”, tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Duke komentuar vendimin e Francës për përpilimin e strategjisë së saj për Ballkanin perëndimor, Osmani tha se kjo strategji vjen pas një analize ndërinstitucionale në Paris, e nga e cila është konkluduar se Franca nuk është e pranishme sa duhet në Ballkan. Andaj zëvendëskryeministri këtë e sheh si rikthim të fokusit në Ballkan e do të jetë në favor të shteteve joanëtare.

 Përgatiti: Besir Arifi

SILJANOVSKA REFUZON REVOLUCIONIN SHUMËNGJYRËSH, “DEPUTETËT DHE KËSHILLTARËT NUK JANË REVOLUCIONARË”

0

Gordana Siljanovska-Davkova nuk pranon debat me aktivistët e Revolucionit Shumëngjyrësh. Ajo thotë se ky Revolucion është pjesë e pushtetit dhe konsideron se ata nuk janë revolucionarë shumëngjyrësh. Siljanovska shton se revolucionarët gjithmonë janë kundër pushtetit.

“Pas heshtjes pothuajse trevjeçare pas revolucionit, si është e mundur që pikërisht tani të shfaqet Revolucioni Shumëngjyrësh? E di çka është revolucion. Nuk besoj se deputetët, këshilltarët, anëtarët e Bordeve Drejtuese, bartësit e projekteve që kushtojnë shumë, kanë legjitimitet të paraqiten vetveten si Revolucion Shumëngjyrësh”, deklaroi kandidatja për president, Gordana Siljanovska Davkova.

Irena Sterijovska nga Revolucioni Shumëngjyrësh, thotë se askush nuk mund të ndalojë që edhe ata që ushtrojnë funksione të caktuara në Parlament apo institucione të jenë pjesë  nismës.

“Mendoj se është sjellje frikacake dhe ikja nga përballja me qytetarët, veçanërisht sepse në fund të ditës edhe ata që i quan anëtarë të Bordeve Drejtuese dhe deputetët… së pari askush nuk mund t’ua mohojë të drejtën që t’i bashkëngjiten kësaj nisme. Nëse ju kujtohet në Revolucionin Shumëngjyrësh kishte gjithçka dhe askush asnjëherë nuk e drejtoi gishtin se dikush nuk guxon të marrë pjesë në Revolucionin Shumëngjyrësh”, theksoi Irena Sterijovska nga Lëvizja “Në Mejdan”.

Ndryshe, kandidati për President Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se e pranon ftesën për pjesëmarrje në debat publik që do të organizohet nga Lëvizja “Në Mejdan”. Dje një pjesë e aktivistëve të Revolucionit Shumëngjyrësh nën nismën qytetare “Në Mejdan” kërkuan takim të drejtpërdrejtë me kandidatët presidencialë dhe përballje me ta. Ata u bërën thirrje kandidatëve që debati të mbahet në një kafene, kurse pyetjet do t’i parashtrojnë 60 aktivistët që e kanë mbështetur këtë nismë.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta