Vlora Çitaku falenderon Vasfijen
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, dje ka rrëfyer para Kongresit Amerikan për dhunën që kishte përjetuar nga dy burra serbë kur kishte qenë vetëm 16 vjeçare.
Me këtë rast Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka theksuar se asnjëherë nuk ka parë aq shumë emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan, duke e përmendur se në sall mbizotëroi heshtja dhe lotët.
Me anë të një postimi në Facebook Çitaku ka falenderuar Vasfijen duke iu drejtuar me heronië.
“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Asnjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan“, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Në Kongresin Amerikan, Krasniqi-Godman ka shkuar me ftesën e kongresistit amerikan, Eliot Engel. Përveç Vasfijes, në këtë seancë ka marrë pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Ilir Bytyqi, vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit që ishin vrarë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999./21Media
