Në organizim të shumë sindikatave sot në Shkup do të mbahet marsh protestues si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 Maji e që në botë tradicionalisht festohet në nder të përkujtimit të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave.
Në orën 11:00 fillon marshi prej para ndërtesës së LSM-së për të vazhduar para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe më pastaj për të përfunduar para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut aty ku do të lexohet edhe manifesti i 1 majit, më të cilën nga LSM-ja do të kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjitha punëve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe Marrëveshje e përgjithshme kolektive. Për dallim nga vitet tjera këtë vit marshi protestues do të mbahet nën moton “Nuk mund të vendoset për ne, pa ne”.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bëjnë thirrje qytetarëve dhe sindikatave tjera të përfshihen ne marsh dhe së bashku të luftojnë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.
