Kreu i opozitës Lulzim Basha sot është takuar me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për të biseduar për hapat e ardhshëm që do të hedh opozita. Basha pas takimit me Kryemadhin në një prononcim për mediat theksoi se Shqipëria është në krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale.
“Me zonjën Kryemadhi dhe me të gjithë aleatët po konkordojm hapat që opozita do të hedh për shkallëzimin e aksionit opozitar. Jemi në një krizë të thellë një krizë politike një krizë kushtetuese një krizë ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë edhe 24-të orët e fundit një krizë totale të procesit politikë për Shqipërinë në atë të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar kushtetutën ka asgjësuar demokracinë ka asgjësuar zgjedhjet themelin e llogaridhënies demokratike të qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kreu opozitarë Lulzim Basha bëri të ditur se nesër do të vazhdojnë me aksionin për bllokimin e 12 akseve kryesore të vendit si një përshkallëzim mos bindjes civile, gjithashtu Basha njoftojë se në orën 11:00 së bashku me koalicionin opozitarë do të shpalosin detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim si një përshkallëzim mos bindjes civile, paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitarë detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike.
Shefi i opozitës, Lulzim Basha, nënvizoj se opozita është duke punuar jo vetëm për të nxjerrë vendin nga kriza por për t’ju dhënë qytetarëve sigurinë, lirinë dhe mundësit për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjithë. /TV21
