VMRO-DPMNE-ja parashtroi padi penale kundër dhjetë personave, përkatësisht kundër kryetarit të Këshillit zgjedhor dhe zëvendësit të tij në vendvotimin 0816 në Zajaz, si dhe për anëtarët e këtij Këshilli zgjedhor, siç thonë, për parregullsi gjatë votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. VMRO-DPMNE-ja akuzon se partia në pushtet ka bërë mbushje të kutive të votimit dhe atë me leje dhe dijeni të anëtarëve të Këshillit zgjedhor. Disa ditë pas rrethit të parë, KSHZ-ja, pranoi ankesën e përfaqësuesit të autorizuar të kandidates Gordana Siljanovska Davkova, dhe e anuloi votimin në Zajaz, me arsyetim se në periudhën prej 15 deri në orën 17, kanë votuar 297 persona, ose sipas statistikave, në çdo 24 sekonda ka votuar nga një perosn– tha parashtruesi i ankesës.
“Sipas raportit të KSHZ-së, në vendvotimin 0816, në Zajaz, komuna e Kërçovës, në periudhën prej orës 15 deri në orën 17, kanë votuar 297 persona, përkatësisht tre herë më shumë se numri i personave që kanë votuar deri në orën 15. Sipas këtyre të dhënave, del se për 2 orë kanë votuar 297 votues ose mesatarisht në çdo 24 sekonda, ka votuar nga një votues, që fizikisht është e pamundur duke pasur parasysh procedurën e votimit”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
