ZËVENDËSMINISTRI E THËRRET TË KTHEHET, MJEKU REFUZON, KËRKON AZIL NË BELGJIKË

0

Pas kronikës së TV21 për mjekun Sali Sadiku, i cili mbylli ambulanten në Jabollçishtë të Velesit dhe u largua nga vendi,  zëvendësministri i shëndetësisë Asim Musa, thotë që nuk ka qenë në dijeni për këtë rast. Ai publikisht i bëri thirrje mjekut që të mos largohet nga vendi dhe të vazhdoj të jap kontribut në sistemin shëndetësor në vendlindjen e tij.

“Unë i bëj ftesë në qoftë se dëshiron të vazhdojë të punojë dhe të japë kontribut në Maqedoni, në vendlindjen e tij, që të mos largohet sepse në konkursin e parë që do të hapet në institucionet shëndetësore në Veles do ta pranojmë në vend pune. Në qoftë se largohet për një jetë më të mirë është vendim i tij. Nuk kemi paragjykime për doktorin Saliun, e aq më tepër në vendin ku ai punon. Numri i mjekëve tanë është i kufizuar”, deklaroi Asim Musa, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Mjeku i përgjithshëm Sali Sadiku, ka braktisur vendlindjen dhe tani për momentin ndodhet në Bruksel. I pyetur nga TV21 se a do të kthehet pas ftesës që i bëri zëvendësministri, mjeku u përgjigj:

“Në Maqedoni kurrë e përjetë atë e kam bëre in qarë edhe vendlindjen. Edi se është shumë e shtrenjte vendlindja i kamë lënë nën kujdesin e babit dhe mamit, fëmijët dhe gruan time. Aq kërcënime sa kamë pasur unë si doktor nuk ka pasur njëri i Ballkanit por dhashë zoti të ketë drejtësi”, u shpreh mjeku nga Velesi, Sali Sadiku.

Nga ana tjetër drejtori i fondit për sigurim shëndetësor Orhan Ramadani, serish tha se fondi nuk ka asnjë borxh ndaj mjekut në fjalë, duke argumentuar faktuarat e pagesës.

“Me përgjegjësi më të madhe e themi se nuk kemi asnjë borxh ndaj mjekut dhe ambulancës Sal-Medikus. Unë si drejtor i fondit dua të theksoi se kam mbi 5 mijë kontrata në nivel të shtetit mes tyre edhe Ambulanca Sal-Medikus të Jabollçishtit të epërm dhe me asnjë unë nuk kam asnjë problem sepse fondi, me të gjithë i bënë pagesat në kohë”, potencoi Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani.

Ndryshe, mjeku Sali Sadiku mbylli ambulancën e tij  në Jabollçishtë të Velesit, për të shkuar në Belgjikë. Ai pohon se nuk ka mundur të kalojë muajin me  të ardhurat që kë pasur.

Tani siç na njoftoi ai ka kërkuar azil në Belgjikë.

Përgatiti: Zimer Jashari

SHKUPI PО BËHET GATI PËR TA PRITUR PAPËN, SHËRBIMET E QYTETIT PO SANOJNË DEFEKTET E SHESHIT

0

Sheshi “Maqedonia” ka filluar që të përgatitet për mirëpritjen e Papa Françeskut. Shërbimet e ndryshme të qytetit kanë filluar përgatitjen e skenës, sanimin e ndriçuesve publik, ulëseve dhe çdo defekt tjetër të mundshëm. Qytetarët e interesuar për pjesëmarrje në liturgjinë e shenjtë të Papa Franceskut, nga sot mund të marrin bileta falas edhe në rrugën “Maqedonia” tek Shtëpia Memoriale e Nënës Terezë, në dalje të Qendrës Tregtare të Qytetit dhe në hyrje të Çarshisë së Vjetër.

Nga trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papës njoftojnë se biletat do të shpërndahen deri më 3 maj.

“Stendat që shihni prapa meje janë stenda të cilat jepen bileta falas për mirëpritjen e Papa Franceskut I cili do të vijë me 7 maj. Të gjithë qytetarët e interesuar që nga ora 9.30 e mëngjesit deri në ora 17 e pasdites do të jenë të hapura. Mirëpo e njëjta sot u hap në ora 13, pas 4 orësh vonesë”, Valmira Zendeli, gazetare.

Stendat e vendosura në lokacionet e theksuara duke filluar që nga sot e  deri më 3 maj dhe do të shërbejnë për informimin e qytetarëve për rregullat e nevojshme të sigurisë dhe rregullat organizative.

Qytetarët që prisnin radhë për të marrë biletë thanë që presin që nga kjo ngjarje, Papa të përcjellë mesazhe paqeje për gjithë botën.

“Pres që Papa të përcjell mesazh për paqe edhe prej këtu nga Maqedonia siç bën gjithmonë në të  gjithë botën. Ne jemi familje katolike dhe kjo është mundësi e rrallë që të shohim Papën të them në shtëpinë tonë, dhe për atë i gëzohemi kësaj vizite. Kam marrë biletë për mua, bashkëshorten dhe 2 fëmijët e mi dhe planifikojmë e gjithë familja të jemi aty”, tha një qytetar.

“ Nuk e di, pres që do të jetë shumë  bukur”, u shpreh një qytetare.

“Jam i interesuar për ngjarjen të shoh si janë ata si e praktikojnë fenë katolike edh ene jemi katolik por të shohim tek ata si është e organizuar, të shohim ndonjë spektakël të bukur”, shtoi një qytetar tjetër.

“ Pres që të shoh një ngjarje interesante qe nuk ndodhë çdo ditë. Sa mbaj mend unë kjo ndodhë për herë të parë në jetën time dhe besoj se do të jetë interesante”, potencoi një qytetare tjetër.

Nga pres shërbimi qeveritar, njoftojnë të gjithë qytetarët të cilët më 7 maj do të drejtohen drejt sheshit “Maqedonia” për të marrë pjesë në liturgjinë e Papa Françeskut, duhet të qasen në zonën e tyre përmes hyrjes së përcaktuar në biletën falas dhe gjithashtu biletën ta ruajnë deri në fund të liturgjisë. Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë apo punojnë rreth sheshit “Maqedonia” do të kanë qasje të papenguar në vendbanimet e tyre, gjegjësisht në vendet e punës, përmes kalimit të caktuar. Sshfrytëzimi i autobusëve të NQP-së dhe komunikacionit hekurudhor në drejtim të Shkupit dhe jashtë Shkupit do të jetë falas për të gjithë qytetarët të cilët me vete do të kenë dokumente valide identifikimi.

Përgatiti: Valmira Zendeli

Ballkani i thotë Merkelit e Macronit se janë kundër ndarjes së Kosovës

0

“Çka mendoni ju për ndarjen e Kosovës dhe sa mund të ndikoj ajo ne stabilitetin e vendit tuaj dhe rajonit?!”, pyetje të tilla kanë pranuar gjashtë shtete të Ballkanit të cilat i ftuan Gjermania dhe Franca në Berlin të hënën, mëson TV21!
“Shqetësimin për ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë e kishte më të zëshëm Gjermania ndërsa Franca më të rezervuar,” i kanë shpjeguar TV21 burimet diplomatike të pranishme në Samitin e Berlinit që e drejtuan kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emanuel Macron.
Një burim tjetër në qeverinë e Shkupit, i ka shpjeguar TV21 se “Prishtina dhe Beogradi do të ulen për të negociuar pa kushte, dhe se taksa (v.j. taksa 100% ndaj produkteve serbe që importohen në Kosovë) mund të hiqet pasi palët t’i rikthehen dialogut”!
Amerikanët në këtë “dialog të ri” që po shtyjnë përpara Gjermania dhe Franca, nuk janë të përfshirë në fazën fillestare, ndërsa Maqedonia sheh se është “vlerë e shtuar” për rajonin!
“Ne si Maqedoni kemi thënë se nëse nuk marrim datë për gjithë ato punë që kemi kryer, atëherë edhe vendet tjera të rajonit do e shohin si të pavlefshëm përafrimin me BE-në, meqë mungon shpërblimi, pavarësisht, për mundin dhe suksesin e treguar nga shtetet aspirante”, thonë burimet e TV21 nga qeveria në Shkup.

Xhaferi në Click Plus, "Nëse nuk arrihet censusi unë do të ushtroj detyrën e kryetarit shtetit"

0

Nëse nuk arrihet censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i Parlamentit do të ushtrojë edhe detyrën e kryetarit shtetit. Kështu tha mbrëmë Talat Xhaferi në emisionin Click Plus.

“Unë nuk bëhem president, unë e ushtroj detyrën e presidentit si kryetar parlamenti. Duhet me qenë të qartë. Sistemi është kjo, jo që të korrigjoj si politikë. Në kontekstin e asaj çka thotë sanksionimi ligjor. D.m.th. unë nuk bëhem president. Unë do të duhet përskaj detyrës së kryeparlamentarit ta ushtroj edhe detyrën e kryetarit shtetit”, theksoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

E kur kryeparlamentari u pyet për fshesën të cilën e paralajmëroi kryeministri, Xhaferi tha se fshesa së pari duhet të nisë të pastrojë nga oborri i Zavit, duke përmendur rezultatin e zgjedhjeve në Strumicë, por edhe në Haraçinë.

“Në kontestin e ç’kahit duhet të bën fshesën, të rezultateve! Rezultatet ulët dalin. Prandaj them oborrin me pastru paraprakisht. Oborrin me pastruar. Ma konkret. Unë nuk e kam bo analizën se si ka kaluar, kandidati i koalicionit në Strumicë dhe si ka kaluar kandidati i opozitës në Strumicë. Jo në Strumicë, po them oborrin. Metafora është se ka humbur vota në bllokun maqedonas. E dyta, Komuna e Haraçinës është komunë që udhëhiqet nga partia e kryeministrit. Çka e kanë penguar partneri i koalicionit ose partnerët e koalicionit shqiptarë, çka e kanë penguar në komunën e Haraçinës”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ndryshe Xhaferi bëri thirrje që qytetarët të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, por asnjëherë gjatë emisionit nuk tha se cili kandidatë duhet të votohet. Ai tha se është kryetar i kuvendit dhe se është parim i tij që të mos përzihet në fushatë zgjedhore.

Përgatiti: Mevludin Imeri

49 vjeçari nga Tetova është privuar nga liria

0

Mbrëmë rreth orës 01.00, në rrugën “Ilindenska”, në Tetovë pjesëtarët e policisë kanë ndaluar 49 vjecarin J.S nga Tetova i cili ka kundërshtuar të legjitimohet dhe ka filluar të ikë. Nëpunësit policorë pasi që kanë arritur ta ndalojnë J.S ka filluar në mënyrë fizika të sulmoi njërin nga nëpunësit policorë, J.S më pas është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë të Tetovës për zbardhjen e plotë të rastit.

“Mbrëmë rreth orës 01.00, në rrugën “Ilindenska”, në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë ndaluar 49 vjeçarin J.S nga Tetova i cili ka kundërshtuar të legjitimohet dhe më pas ka filluar edhe të ikë. Pasi pjesëtarët e policisë e kanë kapur dhe gjatë tentimit për ta privuar nga liria e ka sulmuar njërin nga policët. Personi J.S menjëherë është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

Balla këmbëngul: Zgjedhjet janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë

0

Sekretari i  Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe i kujtoi opozitës vitet e burgut që parashikohen në rast se bllokohet procesi zgjedhor.

“Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë në zgjedhje. Ritheksoj se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet e lira demokratike. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë apo të përdorë Kodin Zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka gabim. Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta.”

Balla iu shmang pyetjeve për një takim me presidentin Meta dhe kë do të ketë përballë PS në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimin të votës së popullit pasi duhet të jetë e qartë se zgjedhjet janë të popullit, partitë kanë detyrë të marrin pjesë në zgjedhje. Një parti që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk mund të jetë politike.”/oranews

Shtrenjtohen derivatet e naftës!

0

Nga sonte në mesnatë do të rritet çmimi i lëndëve djegëse kështu ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Eurosuper BS-95 do të rritet për 0.5 denarë dhe një litër do të kushtoj 72.00 denarë.

Eurosuper BS-98 do të ketë rritje për 1 denarë dhe një litër do të kushtoj 74.00 denar.

Gjithashtu edhe Eurodizel do të ketë rritje për 1 denarë dhe një litër do të kushtoj   63.50 denarë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesnata dhe do të vlejnë dy javë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesanta dhe do të vlejnë dy javë.

Është ngritur aktakuzë për vrasjen e trefishtë në Dibër!

0

Prokuroria Themelore publike e Gostivarit ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët ngarkohen se kanë qenë të involvuar në vrasjen e familjes tre anëtaresh në Dibër, vrasje kjo që ndodhi në gusht të vitit të kaluar.

Prokuroria siguroi dëshmi se e akuzuara e parë ka kryer vepër penale – vrasje, përderisa dy të akuzuarit tjerë për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njejtë.

Nga Prokuroria publike bëjnë të ditur se më 26 gusht të vitit 2018 në shtëpinë familjare në Dibër, e akuzuara, duke shtënë nga një afërsi e madhe me pistoletë të kalibrit 7.65 mm së pari ka privuar nga jeta nënën dhe babain e saj ndërsa pastaj edhe motrën e mitur. Dy të akuzuarit e tjerë me paramendim e kanë ndihmuar kryerjen dhe mbulimin e veprës penale.

E akuzuara një ditë para se të kryej veprën penale ka kontaktuar me telefon me të akuzuarin e dytë dhe është takuar me të në Gostivar. Ndërsa i akuzuari i dytë ka marrë me qira një automobil dhe së bashku janë nisur për në Dibër për t’u furnizuar me armë. Në afërsi të Spitalit të qytetit, ditën e njejtë janë takuar me të akuzuarin e tretë i cili u ka siguruar pistoletë dhe pesë plumba.

E akuzuar pasi ka kryer veprën penale menjëherë është nisur drejt Strugës, me të cilën është takuar me të akuzuarin e dytë dhe ia ka dhënë çelësat e automjetit që e ka marrë me qira për ta kthyer në Gostivar, ndërsa e akuzuara me taksi ka shkuar në aeroport në Shkup dhe me aeroplan është nisur për në Itali.

Për personat e akuzuar prokurori kompetent publik në Gjykatën Themelore në Gostivar, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore ka parashtruar propozim për vazhdim të masës së paraburgimit për personat e akuzuar.

Paraqitja fantastike e Rashicës ka zgjuar interesin e shumë klubeve

0

Futbollisti Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Werder Bremenin në kampionatin gjerman. Ylli i Kosovës ka arritur të realizojë 10 gola këtë sezon, teksa ka dhënë dhe 3 asiste.

Paraqitja fantastike e Rashicës ka zgjuar interesin e shumë klubeve në merkato, teksa së fundmi prestigjiozja britanike “Daily Mirror”, ka raportuar se futbollisti është piketuar nga Bayerni i Mynihut. Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes dhe anglezët e Cristal Palace, teksa pritet një merkato e nxehtë këtë sezon.

Kujtojmë që në ndeshjen e para pak ditësh në Kupën e Gjermanisë ndaj Bayernit, Rashica, ka arritur të shënonte dhe të japë asist në vetëm 2 minuta./21Media

QYTETI I SHKUPIT: TA RUAJMË GJELBËRIMIN DHE PAJISJET URBANE

0

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji, ekipet e Qytetit të Shkupit i kanë pastruar vendet për pushim dhe rekreacion, sipërfaqet publike të gjelbra dhe parqet.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve, gjatë qëndrimit në vendet për piknik, si dhe në parqet e qytetit, t’i përmbahen rendit komunal dhe ndalimeve të vendosura për ndezje të zjarrit dhe përgatitjen e ushqimeve në zgarë në sipërfaqe të hapura, të mos hedhin mbeturina dhe të mos i dëmtojnë pajisjet urbane.

Kjo veçanërisht vlen për vendet si: Park-pylli Vodno, Parku i natyrës Gazi Babë, QRS Saraj, Kanioni Matka dhe vende të tjera për piknik.