Sheshi “Maqedonia” ka filluar që të përgatitet për mirëpritjen e Papa Françeskut. Shërbimet e ndryshme të qytetit kanë filluar përgatitjen e skenës, sanimin e ndriçuesve publik, ulëseve dhe çdo defekt tjetër të mundshëm. Qytetarët e interesuar për pjesëmarrje në liturgjinë e shenjtë të Papa Franceskut, nga sot mund të marrin bileta falas edhe në rrugën “Maqedonia” tek Shtëpia Memoriale e Nënës Terezë, në dalje të Qendrës Tregtare të Qytetit dhe në hyrje të Çarshisë së Vjetër.
Nga trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papës njoftojnë se biletat do të shpërndahen deri më 3 maj.
“Stendat që shihni prapa meje janë stenda të cilat jepen bileta falas për mirëpritjen e Papa Franceskut I cili do të vijë me 7 maj. Të gjithë qytetarët e interesuar që nga ora 9.30 e mëngjesit deri në ora 17 e pasdites do të jenë të hapura. Mirëpo e njëjta sot u hap në ora 13, pas 4 orësh vonesë”, Valmira Zendeli, gazetare.
Stendat e vendosura në lokacionet e theksuara duke filluar që nga sot e deri më 3 maj dhe do të shërbejnë për informimin e qytetarëve për rregullat e nevojshme të sigurisë dhe rregullat organizative.
Qytetarët që prisnin radhë për të marrë biletë thanë që presin që nga kjo ngjarje, Papa të përcjellë mesazhe paqeje për gjithë botën.
“Pres që Papa të përcjell mesazh për paqe edhe prej këtu nga Maqedonia siç bën gjithmonë në të gjithë botën. Ne jemi familje katolike dhe kjo është mundësi e rrallë që të shohim Papën të them në shtëpinë tonë, dhe për atë i gëzohemi kësaj vizite. Kam marrë biletë për mua, bashkëshorten dhe 2 fëmijët e mi dhe planifikojmë e gjithë familja të jemi aty”, tha një qytetar.
“ Nuk e di, pres që do të jetë shumë bukur”, u shpreh një qytetare.
“Jam i interesuar për ngjarjen të shoh si janë ata si e praktikojnë fenë katolike edh ene jemi katolik por të shohim tek ata si është e organizuar, të shohim ndonjë spektakël të bukur”, shtoi një qytetar tjetër.
“ Pres që të shoh një ngjarje interesante qe nuk ndodhë çdo ditë. Sa mbaj mend unë kjo ndodhë për herë të parë në jetën time dhe besoj se do të jetë interesante”, potencoi një qytetare tjetër.
Nga pres shërbimi qeveritar, njoftojnë të gjithë qytetarët të cilët më 7 maj do të drejtohen drejt sheshit “Maqedonia” për të marrë pjesë në liturgjinë e Papa Françeskut, duhet të qasen në zonën e tyre përmes hyrjes së përcaktuar në biletën falas dhe gjithashtu biletën ta ruajnë deri në fund të liturgjisë. Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë apo punojnë rreth sheshit “Maqedonia” do të kanë qasje të papenguar në vendbanimet e tyre, gjegjësisht në vendet e punës, përmes kalimit të caktuar. Sshfrytëzimi i autobusëve të NQP-së dhe komunikacionit hekurudhor në drejtim të Shkupit dhe jashtë Shkupit do të jetë falas për të gjithë qytetarët të cilët me vete do të kenë dokumente valide identifikimi.
Përgatiti: Valmira Zendeli
