“Çka mendoni ju për ndarjen e Kosovës dhe sa mund të ndikoj ajo ne stabilitetin e vendit tuaj dhe rajonit?!”, pyetje të tilla kanë pranuar gjashtë shtete të Ballkanit të cilat i ftuan Gjermania dhe Franca në Berlin të hënën, mëson TV21!
“Shqetësimin për ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë e kishte më të zëshëm Gjermania ndërsa Franca më të rezervuar,” i kanë shpjeguar TV21 burimet diplomatike të pranishme në Samitin e Berlinit që e drejtuan kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emanuel Macron.
Një burim tjetër në qeverinë e Shkupit, i ka shpjeguar TV21 se “Prishtina dhe Beogradi do të ulen për të negociuar pa kushte, dhe se taksa (v.j. taksa 100% ndaj produkteve serbe që importohen në Kosovë) mund të hiqet pasi palët t’i rikthehen dialogut”!
Amerikanët në këtë “dialog të ri” që po shtyjnë përpara Gjermania dhe Franca, nuk janë të përfshirë në fazën fillestare, ndërsa Maqedonia sheh se është “vlerë e shtuar” për rajonin!
“Ne si Maqedoni kemi thënë se nëse nuk marrim datë për gjithë ato punë që kemi kryer, atëherë edhe vendet tjera të rajonit do e shohin si të pavlefshëm përafrimin me BE-në, meqë mungon shpërblimi, pavarësisht, për mundin dhe suksesin e treguar nga shtetet aspirante”, thonë burimet e TV21 nga qeveria në Shkup.
