Franca me strategji për Ballkanin Perëndimor, Makron do ta vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën

0

Një ditë pas Samitit të Berlinit, skeptikja e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Franca, ka publikuar të ashtuquajturën “Strategji franceze për Ballkanin Perëndimor”.

Kjo strategji vjen pas takimit të djeshëm joformal të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin e Francës Emanuel Makron si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini.

Ndonëse Franca e Makronit njeh përparimin e dukshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, megjithatë konsiderojnë se nevojiten reforma të shumta, për siç shkruhet, “t`i mundësohet rajonit që të stabilizohet përgjithmonë dhe t’i përgjigjet sfidave me të cilat ballafaqohet”. E këto sfida, sipas strategjisë janë:

  • politike (mosmarrëveshje të pazgjidhura, edhe pse Marrëveshja e Prespës paraqet një përparim të dukshëm dhe një shembull të dialogut rajonal);
  • çështjet ekonomike dhe sociale 
  • vështirësi gjatë vendosjes së përhershme të sundimit të ligjit; 
  • çështjet e sigurisë 
  • ndikimet e jashtme që devijojnë rajonin nga perspektiva e tij evropiane.

Pasi është sjellë ky konstatim, Presidenti i Francës Emanuel Makron ka kërkuar miratimin e një strategjie konkrete për Ballkanin Perëndimor, që Franca të ketë një angazhim më të madh në stabilizimin e gjashtë vendeve të Ballkanit që ende nuk janë anëtare të BE-së. Andaj Franca parasheh forcim të bashkëpunimin me vendet e rajonit në katër fusha, dhe atë:

  1. Zhvillimi ekonomik dhe social nëpërmjet intervenimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), përmes së cilës synohet mbështetje në tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm, me prioritet tranzicionin e energjisë dhe atë mjedisor si dhe projekte në fushën e barazisë gjinore dhe do të mbështesë pajtimin dhe të rinjtë.
  2. Siguria, apo më saktësisht, luftën kundër tregtisë së paligjshme të armëve, luftën kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore, lufta ndaj terrorizmit si dhe krijimi i njësive të përhershme të inteligjencës në fushën e kriminalitetit.
  3. Drejtësia, ku parashihet bashkëpunim teknik kundër trafikut të drogës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunim të ri në fushën e krimit financiar dhe ekonomik si dhe krijimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit me të gjitha vendet e rajonit.
  4. Mbrojtja, përmes dialogëve politiko-strategjike dhe vizitave të autoriteteve ushtarake, ofertë më të madhe për trajnim të oficerëve për vendet e Ballkanit Perëndimor në shkollat franceze të stërvitjes si dhe  Mbështetje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në operacione të përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit.

Krahas kësaj, në përpjekje të intensifikimit të marrëdhënieve të Francës me vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Emanuel Makron këtë vit planifikon të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën. Përveç kësaj, parashihen edhe vizita të anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve francezë në të gjitha vendet e rajonit. Përmes kësaj strategjie të Francës, siç thuhet,  synohet mbështetja dhe plotësimi i veprimeve të BE-së në përkrahjen e rajonit drejt Evropës.

Përgatiti: Besir Arifi

Han: BE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

0

Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han shprehi bindjen se Komisioni Evropian nga fundi i majit do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Në një intervistë për “Handelsblat”, Han thotë se rekomandimi do të miratohet në bazë të kritereve të dakorduara bashkërisht nga ana e vendeve të BE-së. Vendimi pastaj do t’u dorëzohet vetë anëtareve.

Han potencon se Shkupi dhe Tirana e meritojnë hapjen e negociatave, që u shty në qershor të vitit të kaluar.

“Marrëveshja historike për t’i dhënë fund kontestit me emrin me Greqinë dhe marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë janë sinjal inkurajues për mbarë rajonin se janë të mundura zgjidhje për kontestet afatgjate. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka arritur progres të mirë kur bëhet fjalë për reformat e brendshme. Vendi meriton dritë të gjelbër për fillimin e negociatave inkuadruese sa është e mundur më herët – para pushimit veror”, deklaroi Han.

Sa i përket Shqipërisë, komisari Han beson se vendi, gjithashtu, meriton fillimin e negociatave për shkak reformave të brendshme, përveç reformës në gjyqësor, por se duhet të ballafaqohet me problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Mosnjohja e progresit të arritur objektiv do të kishte pasoja dramatike për vendet kandidate dhe tërë rajonin… Çfarë motivimi do të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor që të zbatojnë reforma të rënda apo t’i zgjidhin kontestet bilaterale, si ai mes Serbisë dhe Kosovës, nëse nuk mund të bëjnë hapa të mëtutjeshëm në rrugën drejtë BE-së”, potencon Han në intervistën për “Handelsblat”./MIA

Aksident i rëndë në Kurshumli, digjet një autobus

0

Në rrugën kryesore Prishtin-Nish afër fashatit Kurshumli sot ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Sipas mediave serbe, katër njerëz kanë vdekur në këtë aksident dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Kanë humbur jetën shoferët e dy automjeteve të përfshira në aksident dhe dy udhëtarë të autobusit që është djegur plotësisht.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 e 45 ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus me ç’rast autobusi është djegur.

Drejtoresha e spitalit, Snjezana Arsiç për RTS ka deklaruar se gjashtë persona janë në Qendrën Emergjente të institucionit të kujdesit shëndetësor. Arsiç për RTS bëri të ditur se një person ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në Qendrën Klinke të Nishit në neurokirurgji. Ndërsa një person tjetër ka lëndime të rënda të gjymtyrëve dhe gjithashtu po dërgohet në Qendrën Klinikën ortopedike në Nish.

Në vendngjarje janë nëpunës policie dhe anëtarë të Departamentit të Situatave të Emergjencave. /21Media 

 

Dorëhiqet zëvëndësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së

0

Rosenstein dorëheqjen e tij  e ka paraqitur te presidenti Trump  më 28 prill

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein ka dhënë dorëheqje, e cila do të hyjë në fuqi më 11 maj. Rosenstein e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 28 prill.

Rosenstein emëroi Këshilltarin Special, Robert Mueller për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2016 dhe lidhjet midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit, pasi prokurori i atëhershëm, Jeff Sessions, u tërhoq nga detyra.

Ishte pritur që Rosenstein të japë dorëheqjen në mars, por ai qëndroi në detyrë deri në përfundimin e hetimit të Muellerit dhe dorëzimin e raportit të tij përfundimtar i cili u bë publik në formë të redaktuar.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Rosenstein shkroi se ai “gjithmonë e ka vendosur Amerikën në rradhë të parë” si dhe ka ndihmuar stafin e Departamentit të Drejtësisë me njerëz “të përkushtuar ndaj vlerave që e bëjnë Amerikën të madhe”./21Media

Nga mesnata anketat për zgjedhjet nuk duhet të publikohen

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri nesër duhet të dorëzoj materialin zgjedhor për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më pesë maj.

Ndërsa sonte në mesnatë kalon afati për publikimin e anketave lidhur me rejtingun e kandidatëve për president. Sipas rregullores dhe afateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, rezultatet e anketave mund të publikohen pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

0

Presidenti amerikan, Donald Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Në letrën e Trampit për Senatin thuhet se “Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e SHBA-së në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës”.

Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua deri tek vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt 2019 në Bruksel./MIA

Gjergj Prekoçaj dëbohet nga Maqedonia, 5 vjet ndalesë hyrjeje

0

Pas procedurave dhe vendimit të gjykatës së Ohrit, shtetasi zviceran Gjergj Prekoçaj, përmes pikë kalimit kufitar Qafëthanë po e lëshon Maqedoninë e Veriut.

Atij përveç se i është ndaluar hyrja për 5 vjet në Maqedoni, gjithashtu është gjobitur me 1080 euro për shpalosjen e flamurit në Kalanë e Ohrit.

Këto për TV21 i tha Kryetari i shoqatës të të burgosurve politikë shqiptar, Shpëtim Pollozhani.  Ai gjithashtu tregon se Prekoçaj nuk ishte organizator, por para policisë ka deklaruar se ai është personi që e shpalosi flamurin, gjë që solli shoqërim e tij në polici.

Televizioni 21 kontaktoi zëdhënësin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, Stefan Dimoski tha se nuk ka informacione shtesë përveç asaj që personi është thirrur në bisedë në SPB-Ohër. Na drejtoi tek Prokuroria Themelore Ohër, por nga atje askush nuk e hapi telefonin.

Kujtojmë se Gjergj Prekoçaj ishte pjesë e grupit të arbëreshëve që këto dy ditë kanë qëndruar në Strugë, për të vizituar disa vende historike si dhe vende ku ka luftuar heroi kombëtar Skënderbeu. Bashkë me ta ishte edhe stërnipi i Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh.

DELEGACIONI I MAQEDONISË NË BERLIN, MERKEL: DUAM T’U NDIHMOJMË VENDEVE NË BALLKANIT

0

Është në interes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që të vazhdohet me proceset pozitive që t’u ndihmohet vendeve në rrugën e tyre evropaine. Kështu tha sot Kancelarja e gjermanisë Angela Merkel në prag të Samitin e Berlinit, duke paralajmëruar gjithashtu se do të përpiqen të shohin situatat të ndryshme në shteteve të ndryshme, për të parë nëse kanë momente të reja dhe nëse është e nevojshme që Franca dhe Gjermani bashkarisht të ndihmojnë në progresin e tyre.

“Ne kemi parë hapa inkurajues të ndërmarrë në çështjen me Maqedoninë e Veriut, ku në vështirësitë dhe kurajon e tyre kemi parë mundësinë për të sjellë zgjidhje të mosmarrëveshjeve të këtilla, dhe këtu do të doja të falenderoj Bojko Borisovin, por gjithashtu edhe kryeministrin grek Aleksis Cipras si dhe Kryeministrin maqedonas. Një problem për të cilin punohet shumë vite mund të zgjidhet, ndërsa ka edhe cështje te tjera për të cilat do të diskutojmë sot”, u shpreh Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Presidenti I frances tha se me prioritet për të biseduar janë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë përmendi edhe Marrëveshjen e Prespës si një storie suksesi.

“Javet dhe muajt e fundit kanë treguat se progresi është i mundëshm, edhe pas 20 vitesh konfliktesh që kanë pasur, e kanë ndarë Ballkanin, ju e dini se Franca ka luajtur rol krucial, ndërsa tani kemi parë ardhjen e Marrëveshjes së prespës dhe kjo tregon se ka mundësi për zgjidhje nëse njerëzit që janë përgjegjës janë inkurajues, dhe ne falenderojmë Kryeministrin Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras që na sjellin një zgjidhje konkrete”, theksoi Presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Në Berlin po qëndrojnë edhe Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe Ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov ku do të marrin pjesë në Konferencën e shefave të Ballkanit Perëndimor.

Para kësaj konference, delegacioni i vendit  u takuan me Kancerlaren Merkel ku tema kryesore e bisedimeve kanë qene përfitimet nga Marrëveshja e Prespës për stabilitetin , bashkëpunimin dhe paqen në rajon.

Takim zhvilluan edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini.  Nga kabineti i Zaevit shkruajnë se gjatë këtij takimi u përmend Marrëveshja e Prespës si shembull i suksesshëm dhe lajm i shkëlqyer që rajoni ia dërgon Evropës, ndërsa është theksuar gjithashtu se Konferenca e sotme, mes tjerash, ka për qëllim t’i nxjerrë në pah përfitimeve e rajonit nga Marrëveshja.

Ky takim i delegacionit të Maqedonisë me Merkelin dhe Makronin ndodhë një muaj para publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian. I njëjti pritet që të japë dritë jeshile që Maqedonia e Veriut të nisje të bisedimeve për anëtarësim në BE, por Franca, Holanda dhe Danimarka janë tre shtete që zgjerimin e unionit e shohin me skepticizëm. Siç shkruan e përjavshmja gjermane “Velt”, pikërisht në këtë Samit kancelarja Merkel ka në plan t’i bëjë trysni për ta bindur Presidentin Makron që Maqedonisë së Veriut t’i jepet mundësi të marrë datë në qershor.

Përgatiti: Besir Arifi

JAVA E FUNDIT E FUSHATËS PËR “PRESIDENCIALET”, PENDAROVSKI DHE SILJANOVSKA VAZHDOJNË TAKIMET ME QYTETARËT

0

Është java e fundit e fushatës së zgjedhjeve presidenciale për raundin e dytë që do të zhvillohet më 5 maj.  Gordana Siljanovska – Davkova sot vizitoi Kërçovën, Strugën dhe Ohrin, ndërsa Pendarovski Shtipin dhe Strumicën.

Pendarovski para bustit të Boris Trajkovskit në Strumicë tha se është krenar për faktin që tre vite nga karierra e tij profesionale i ka kaluar në kabinetin presidencial të tij dhe se në të ardhmen do të inicioj ndarjen e medaljeve nën emrin e ish presidentit Trajkovski.

“Paralajmëroj se si president i ardhëshëm i vendit do të inicoj ndarjen e medaljes e cila do të mbajë emrin e presidentit të dytë të Maqedonisë, Boris Trajkovski. Kjo medalje do tu ndahet qytetarëve të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë multi-kulturore demokratike. Jam krenar për faktin se tre vite nga kariera ime profesionale i kamë kaluar në kabinetin e tij presidencial”, theksoi kandidati për president, Stevo Pendarovski.

Gordana Siljanovska – Dafkova tha se për të, kërçovarët janë shumë të rëndësishëm pamarparasysh, fenë dhe kombin e tyre, sepse siç tho ajo, Kërçova është vendi i paraardhësve të sajë.

“Qyteti i stërgjyshërve, gjyshërve dhe prindërve të mi, Kërçova është qyteti i vëllezërve të mi të gjakut -shqiptarëve. Unë pres që kërçovarët të dalin dhe të votojnë sipas dëshirës së tyre e jo ashtu siç do të thonë partitë”, u shpreh kandidati për president, Gordana Siljanovska Davkova.

Ndryshe fushata do të zgjas deri të premten në ora 24h, kur nis heshtja zgjedhore. Për të pasur sukses këto zgjedhje, duhet që të dalin në votime së paku 40% apo 723.253 nga 1.8 milionë votues. Në rast se nuk arrihet censusi, pozitën e presidentit e ushtron kryetari i Kuvendit.

Përgatiti: Mevludin Imeri

NË KAFE ME QYTETARËT, “LARAMANËT” KËRKOJNË DEBAT ME KANDIDATËT PËR PRESIDENT

0

Një pjesë e aktivistëve të “Revolucionit laraman” nën iniciativën qytetare “Në mejdan”, sot deri te kandidatët për president dërguan ftesë për takim të drejtpërdrejt dhe ballafaqim me aktivistët e tyre. Ata i thirrën kandidatët në debat në kafiteri ndërsa pyetjet do t’u parashtrojnë 60 aktivistë të cilët e përkrahin këtë iniciativë.

“Pyetjet fillimisht do të parashtrohen në rrjetet sociale  me hashtag #Nëmejdan ose në faqen tonë të Facebook-ut Në mejdan. Do të parashtrohen pyetje për të cilat ne mendojmë se kandidatët duhet të japin përgjigje që të vlerësojmë nëse ata korrespondojnë me idealet për të cilët ata kërkojnë përkrahje. Nuk flasim në emër të gjithë iniciativës por në emër të njerëzve të cilët identifikohen me idealet”, tha Irena Shterijovska nga Revolucioni Laraman.

“Mbeten e hapura çështjet për sigurinë sociale, drejtësinë, shëndetësinë, çështjet që i prekin qytetarët e jo atë që e pamë gjatë fushatës. Duke i pasur parasysh idealet e Revolucionit laraman të cilat edhe sot e kësaj dite nuk janë realizuara ashtu siç ne paramenduam, kandidatët për president do të duhet të mendojnë se çfarë do të thonë”, u shpreh Jasmina Gollubovska nga Revolucioni Laraman.