NË KAFE ME QYTETARËT, “LARAMANËT” KËRKOJNË DEBAT ME KANDIDATËT PËR PRESIDENT

TË FUNDIT

Një pjesë e aktivistëve të “Revolucionit laraman” nën iniciativën qytetare “Në mejdan”, sot deri te kandidatët për president dërguan ftesë për takim të drejtpërdrejt dhe ballafaqim me aktivistët e tyre. Ata i thirrën kandidatët në debat në kafiteri ndërsa pyetjet do t’u parashtrojnë 60 aktivistë të cilët e përkrahin këtë iniciativë.

“Pyetjet fillimisht do të parashtrohen në rrjetet sociale  me hashtag #Nëmejdan ose në faqen tonë të Facebook-ut Në mejdan. Do të parashtrohen pyetje për të cilat ne mendojmë se kandidatët duhet të japin përgjigje që të vlerësojmë nëse ata korrespondojnë me idealet për të cilët ata kërkojnë përkrahje. Nuk flasim në emër të gjithë iniciativës por në emër të njerëzve të cilët identifikohen me idealet”, tha Irena Shterijovska nga Revolucioni Laraman.

“Mbeten e hapura çështjet për sigurinë sociale, drejtësinë, shëndetësinë, çështjet që i prekin qytetarët e jo atë që e pamë gjatë fushatës. Duke i pasur parasysh idealet e Revolucionit laraman të cilat edhe sot e kësaj dite nuk janë realizuara ashtu siç ne paramenduam, kandidatët për president do të duhet të mendojnë se çfarë do të thonë”, u shpreh Jasmina Gollubovska nga Revolucioni Laraman.