11 PERSONA AKUZOHEN PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS, KANË DEMTUAR BUXHETIN E SHTETIT ME 2 MILION EURO

0

Gjatë mëngjesit të sotëm në një aksion policor janë arrestuar  11 personav, ish të punësuar dhe të punësuar aktual në institucionet shtetërore. Arsyeja ka qenë për marrëveshje te jashtëligjshme në katër parcela ku është dëmtuar buxheti i shtetit me 2 milion euro. Ivana Trajçeva tha se deri më tani janë dëgjuar shtatë persona dhe se është kërkuar paraburgim për 6 persona, ndërsa për njërin nga të dyshuarit janë kërkuar vetëm masa kujdesi. Nga Prokuroria gjithashtu theksojnë se është kërkuar ngrirja e pasurisë së të dyshuarve.

“Konkretisht bëhet fjalë për shpronësim, për lidhje të marrëveshjeve për shpronësim të tokës në pronësi të Republikës së Maqedonisë, dhe sipas marrëveshjeve të lidhura parashikohen obligime për realizuesin që nuk janë respektuara, por edhe pse nuk janë respektuara dhe është parashikuar të sigurohet shteti siç bëhet në çdo marrëveshje, kjo gjë nuk është bërë, shpenzimet reale nuk janë verifikuara, përkatësisht nuk janë prezantuar në aktet e verifikimit. Me këtë i është shkaktuar dëm shtetit”, deklaroi Prokurorja, Ivana Trajçeva.

Në mesin e të arrestuarve nga aksioni policor është edhe ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski i cili është në arrest shtëpie si dhe disa ish bashkëpunëtorë në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në mesin e të arrestuarave ka edhe noter, të punësuar në Kadastër si dhe një biznesmen. Mëngjesin e sotëm policia e shtetit ka arrestuar disa persona. Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa për sigurimin e të dyshuarve. Nga aksioni policor midis të dyshuarve ka edhe ish-zyrtarë të lartë, administratorë dhe persona të tjerë publik.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

Bale nuk dëshiron largimin nga Reali

0

Uellsiani është i vendosur për të qëndruar në Bernabeu

Uellsiani është i vendosur për të qëndruar në Bernabeu
Gareth Bale duket i vendosur për të mbetur një lojtari i skuadrës madrilene, ani pse dëshira e klubit është për ta shitur atë.
Sulmuesi veteran ka treguar më parë se është i vendosur për qëndrim, pavarësisht spekulimeve në media se Perez dhe Zidane nuk e dëshirojnë në skuadër.
Asnjë klub nuk është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Bale dhe kjo e bënë atë që të besoj se do të jetë i pranishëm me skuadrën edhe në parapërgatitjet e skuadrës në SHBA.

BISEDIMET PËR PPS-në VAZHDOJNË EDHE GJATË VERËS, PROKURORI BUBEVSKI: PSP-në PO E MBAJNË NË KOMË ARTIFICIALE

0

Për momentin nuk po zhvillohen negociata në mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike, ligj me të cilën rregullohet fati i Prokurorisë Publike Speciale. Ndërsa zv/ministri i drejtësisë Oliver Ristovski theksoi se negociatat për ligjin për PPS nuk do të pushojnë as gjatë verës. Ai shpreson që me partinë opozitare VMRO-DPMNE të gjejnë gjuhë të përbashkët për dallimet dhe kërkesat mbi ligjin e PPS dhe deri në shtator të sillet ky ligj. Ndërkohë mandati i kryeprokurores Katica Janeva përfundon në shtator dhe shtrohet pyetja se kush do të udhëheqë më prokurorinë. Ristovski tha se me ligjin e ri parashikohet që emërimi i të gjithë prokurorëve, përfshi edhe ato të Speciales, të shkojë nëpërmjet Këshillit të Prokurorëve, ndërsa kryeprokurorja Katica Janeva nuk do të ketë asnjë pengesë që të konkurroje në konkursin për prokuror special. Njëra nga idetë është që pas përfundimit të mandatit  Janeva të kryej funksionin si ushtrues detyre. Prokurori  Gavrill Bubevski tha se nuk sheh pengesë në atë që shefja e PSP-së, Katica Janeva të jetë ushtruese  e detyrës derisa ligji ende nuk është në fuqi.

“Për cilin do tjetër nga brenda nuk shoh mundësi sipas Ligjit për prokurori speciale publike, sepse ekipi e përzgjedh prokuroren speciale publike. Por, megjithatë, nëse interpretojmë dispozitat e Ligjit të tanishëm për Prokurori Speciale, vijmë në përfundim se nuk është e ndaluar, të paktën edhe për një vit derisa vlen ligji, që prokurores speciale Katica Janeva ti vazhdohet mandati si ushtruese e detyrës. Këtu nuk shoh asnjë pengesë”, tha Prokurori, Gavrill Bubevski.

Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev tha se sistemi gjyqësor në vend është i ndarë në mes Gjykatës Supreme dhe PPS, ndërsa çështjet gjyqësore zakonisht i zgjidhim me prapavijë politike.

“Unë mendoj se gjyqësori duhet të ndalojë të presë vendime nga politika. Siç e shoh unë pritet të sillet ligji, i cili kinse duhej ta përcaktonte ardhmërinë e PPS-së, por veçanërisht ta zgjidhë çështjen rreth asaj nëse hetimet, respektivisht aktakuzat e ngritura 18 muaj pas marrjes së “bombave” mund të vazhdojnë edhe më tej. Sipas meje kjo është e gabuar. E kam thënë disa herë, sepse kjo nuk e zgjidh problemin”, u shpreh profesori universitar, Gordan Kallajxhiev.

Negociatat për fatin e PPS-së kanë ngecur tani disa javë. Kërkesat e partisë opozitare VMRO-DPME janë që të zgjidhet prokurori publik, me propozim të opozitës. PPS t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PPS-së. Kjo parti vlerëson se në pozitën kryeprokuror në Prokurorinë Speciale duhet të vijë prokuror i ri e jo Katica Janeva.

Përgatiti: Valmira Zendeli

MILLOSHOSKI PYETI SE KUSH JANË KOKI DHE KIKI, ALIMI: AKSIONI NË LUBOTEN, TORTURË NDAJ BANORËVE

0

Kush janë Koki dhe Kiki dhe a keni njohuri se njëri është pronar i një mediumi dhe se ata merren me korrupsion, reket dhe larje parash, se tashmë ka marrë 200 mijë euro nga një ish-kryetar komune. A dini se ndaj një kryetari të një komune nga radhët tuaja ka ushtruar presion duke kërkuar tu jepet tokë ndërtimore pa paguar shpenzimet komunale, e pyeti Antonio Milloshoski kryeministrin Zaev. Ai u përgjigj se ka njohuri dhe se tashmë bëhen hetime.

“Së bashku kanë shkuar te një nga kryetaret tuaja të një komune, nga LSDM-ja dhe kanë kërkuar lokacion falas për ndërtim dhe për mos pagesën e shpenzimeve komunale në vlerë prej një milion eurove. Duke pasur parasysh se LSDM ka 5 kryetare femra, mendoj se nuk është e vështirë që ju si kryetar i partisë të kontrolloni për cilën prej tyre bëhet fjalë dhe ndaj cilës është bërë presion, shantazh dhe reket për të lejuar shërbime mediatike që i kanë ofruar  Koki dhe Kiki”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

“Bëhet fjalë për veprim që ka ndodhur para një viti nga ana e disa personave, ka hetim për këtë, kanë shkuar për të kërkuar lokacion dhe zbritje për shpenzimet komunale për shkak të interesit publik të qytetarëve. Kjo gjë është refuzuar sepse nuk ekziston lokacion i tillë. Është kërkuar lokacion për ndërtimin e shtëpisë për persona të moshuar, është kërkuar urbanizim të lokacionit të caktuar duke bërë ndryshimin e hapësirës, gjë që nuk është e mundshme që të realizohet sepse kjo bëhet me planin e përgjithshëm ndërsa Manastiri nuk ka plan të bëjë një gjë të tillë. Hetimi duhet t’i vërtetojë detajet në çfarëdolloj mënyre”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi interesohej për aksionin policor në fshatin Luboten. Ai e pyeti ministrin e Brendshëm Oliver Spasovskin se pse është lejuar një aksion i tillë policor dhe pse institucionet kompetente nuk e kanë penguar importin e duhanit. Spasovski u përgjigj se në atë moment nuk ka pasur aksion vetëm në Luboten por edhe në lokacione të tjera në Shkup dhe se cak i aksionit ishin vetëm disa persona për të cilët paraprakisht ka pasur informacione se janë marrë me tregti të paligjshme.

“Pse  vetëm këto vendbanime, pse të terrorizohet një masë e gjerë, pse nuk ndërmarrin aksione që të parandalohet që të mos futet nga kufiri ku do qoftë ai kufi, ndash kufiri jugor ndash kufiri verior. I ftoj institucionet edhe një herë të ulen ta shqyrtojnë ta parandalojnë tregtinë e pa lejume nga pika fillestare dhe jo pika përfundimtare, se nëse lejohet kjo tregti që kufiri të hapet të futet me kamionë, me ton dhe pastaj të shkohet të bastisen familjet të cilët kanë këtë veprimtari ndoshta shekullore nuk është në rregull”, tha Ejup Alimi nga BDI.

“Absolutisht, banorët e Lubotenit nuk kanë qenë cak i aksionit policor. Aksioni është zbatuar në 13 lokacione ku është bërë bastisje. Nga 400-500 shtëpi në Luboten, bastisje është bërë në 9 objekte. Rreth 14 tonë duhan është sekuestruar dhe në  95% bëhet fjalë për duhan të sekuestruar nga tregtia që është aktivitet joligjor. Janë konfiskuar edhe 5 makina për prerje të duhanit, sepse kjo gjë është kundër ligjit”, potencoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Përndryshe, në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve, reagoi koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski për shkak se numër i madh i  ministrave nuk morën pjesë në  fillim të seancës. Ai tha se kjo duhet të kuptohet më serioze  dhe se ministrat duhet të marrin pjesë në seancat e këtilla.

Përgatiti: Svetllana Unkovska

KUSH JANË MINISTRAT E RINJ? KULTURA PËR 2 VJET, TRE MINISTRA, I FUNDIT ËSHTË NJË MJEK

0

Në dy vite qeveri, tre ministra të Kulturës.

I sapoemëruari Hysni Ismaili sot për herë të parë u ul në kolltukun e ministrit.

Ndonëse vjen nga fusha e mjekësisë, ndërsa është edhe profesor në USHT, pohon se ka një lloj përvoje në kulturë.

“Kam marr pjesë në redaktimin dhe botimin e librave në shtëpi të ndryshme botuese, në programe të radios dhe video programe, dokumentarë të ndryshëm, në shoqata të ndryshme kulturore e kështu me radhë”, deklaroi Hysni Ismaili, ministër i ri i Kulturës.

Ministri i deritanishëm Asaf Ademi, nga posti u tërhoq për shkaqe shëndetësore. Gjatë dorëzimit të detyrës i tha ministrit të ri se dikasterin po ia lë mirë financiarisht.

“Kur unë e mora detyrën, fjalë e parë që mu tha ishte nuk ka para. Tash i them ministrit se buxheti është i konsoliduar dhe ashtu siç është i paraparë nga një borxh prej 20 milion euro ne e kemi paraparë që të dalim me zero denar borxh në fundvit”, u shpreh ish ministri i Kulturës, Asaf Ademi.

Pranim-dorëzimi i ministrisë u bë edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sadulla Duraku i dorëzoi postin Naser Nuredinit. Ky i fundit ka karrierë të begatshme si drejtues dhe këshilltar në disa subjekte në Londër dhe Vjenë.

Duraku ndërkaq merr detyrën si ministër për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, e cila muaj më parë ishte Sekretariat për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në krye të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale tani do të jetë Goran Milevski. Vjen në vend të  zëvendëson Suhejl Fazliun, i cili nuk do të gëzojë më ndonjë post qeveritar, sepse partia e tij RDK u tërhoq nga bashkëqeverisja.

Goran Milevski para se të marrë postin e ministrit, ishte deputet, pjesë e maxhorancës, ndërsa është edhe kryetar i Partisë Liberal demokrate.

Ministër i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të jetë Trajan Dimkovski, inxhinier i bujqësisë. Në 2017 u zgjodh shef i kabinetit të ministrit Lupço Nikollovski, i cili tashmë ka lënë ekzekutivin për t’u bërë sekretar i gjeneral i LSDM-së.

Përgatiti: Besir Arifi

TV21 PYET: CILËT POLITIKANË JANË KUNDËR OPERACIONEVE TË GJINISË?

0

Pas paralajmërimit se në llogari të Fondit Shëndetësor do të kryhen operacione falas për ndryshimin e gjinisë, vijoi një sërë reagimesh nga shumë politikanë. Disa ishin me shumë stereotipa, kurse disa të tjerë konsiderojnë se ka shumë prioritete të tjera në shëndetësi që bien në barrë të Fondit.

“Kjo është skandaloze. Kjo është totalisht e papranueshme. Do të bëjmë ç’mos që kjo mos të ndodhë. Sepse gjininë e ka caktuar natyra. E ka caktuar Zoti. Nuk mund ta ndërrojë as njeriu, as Qeveria, e aq më pak me paratë e qytetarëve”, theksoi Syrja Rashidi, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

“Çdo qytetar duhet ta përzgjedhë jetën që dëshiron ta jetojë. Kjo është vullneti i tij i lirë. Por, është çështje tjetër nëse prioritet i shtetit është të financojë operacione private. Mendoj se aktualisht kemi prioritete të tjera”, tha Liljana Popovska nga RDM.

“Si grup parlamentar i BDI-së jemi kundër që me paratë e qytetarëve të bëhet kjo çështje”, u shpreh Ejup Alimi nga BDI.

“Nuk kam dijeni. Mbrëmë deri në mesnatë isha në seancë. Nuk jam në rrjedha”, potencoi Ferid Muhiq, deputet i pavarur.

“Qeveria ka prioritete shumë më të mëdha për të zgjidhur, sesa t’i japë prioritet një çështjeje të tillë”, tha Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Reagime pati edhe në rrjetet sociale.

“Sjellja e papërgjegjshme e despotit nuk ka fund. Kur qytetarët qajnë për shkak të shëndetësisë jocilësore, ku çmimi jorrallëherë është jeta njerëzore dhe pushteti nuk ka zgjidhje, tani po paralajmërohet ndryshim gjinie në llogari shtetërore. Ndryshimi i gjinisë është e drejtë zgjedhjeje, kurse kurimi i sëmundjes është domosdoshmëri. E drejta për jetë është më e madhe dhe më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ndryshim gjinie – jo me paratë e qytetarëve”,  ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kritika arritën edhe nga kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Bëj me jetën tuaj çka të duash, dëshiro dhe ndryshoje gjininë, është vendim personal, por jo në llogari të shtetit, e aq më pak në llogarinë time! Të kuptohemi, nuk jam kundër lirive dhe të drejtave personale, grupeve të margjinalizuara etj. Unë i respektoj të gjithë, por kjo tashmë është ofenduese. Në demokraci përfaqësuese, ligji dhe vullneti i shumicës (QYTETARËVE), jo dëshira personale e individëve”.

Njerëzit transgjinorë u gëzuan por vetëm për disa çaste. Ata vetë do të duhet të paguajnë nëse duan ta ndryshojnë gjininë e tyre.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

ÇMIMI I RRYMËS NUK DO TË RRITET, PËRDORIMI I RRYMËS “ME TË LIRËN” UL FATURAT PËR 5%

0

Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kështu sot informoi Komisioni rregullator për energjetikë. Vendimi është marrë pas konsultimeve midis tri kompanive më të mëdha në vend si furnizues të përgjithshëm EVN Home, Mepso dhe Elektrodistribuimi. Nga e hëna, amvisëritë me rrymë do të furnizohen nga furnizuesi i përgjithshëm EVN Home.

“Në kushte kur tregu i energjisë elektrike nga 1 janari është liberalizuar plotësisht, kur flitej se ai liberalizim do të thotë rritje shumë të madhe të çmimeve, për çka edhe në vitin 2015 ishte shtyrë, për shkak se filluan disa procedura kundër shtetit tonë në kuadër të shoqërisë energjetike, sot po tregohet se edhe përskaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, çmimi për amvisëritë mbetet i pandryshuar”, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

Kryetari i KRRE, Bislimovski tha se qytetarët gjithnjë e më shpesh e përdorin tarifën e lirë për energji elektrike. Kjo rezultoi edhe me uljen e faturave të energjisë elektrike për amvisëri për rreth 5% në vitin 2017 kur u vendos kjo masë e volitshme. Edhe sipas rregullave të reja, EVN ka për obligim ta mbajë periudhën kohore kur energjia elektrike është me tarifë të lirë për amvisëritë.

“Përdoruesit sidomos amvisëritë ku është e vendosur tarifa e lirë, ka rritje të përdorimit më të madh në periudhën kur vlen tarifa e lirë. Kjo në nivel vjetor, vlen rreth 11 milion euro. Krahasuar me çmimin e amvisërive të 2019-tës me 2017-tën, kur është vendosur tarifa e lirë, çmimi i amvisërive është zvogëluar për 5 përqind”, u shpreh Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Tregu i energjisë elektrike në vend është liberalizuar që nga 1 janari i 2019-s. Me të parashihet që furnizuesi universal i energjisë do të furnizojë rrymë për amvisëritë dhe kompanitë e vogla të cilat nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e hapur. Çmimet e rrymës do të caktohen një herë në vit nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Përgatiti: Valmira Zendeli

Muri i Madh Kinez në prag rrënimi

0

Dukuritë natyrore, koha, neglizhenca dhe miliona gjurmë kanë pasur koston e tyre mbi Murin e Madh të Kinës, duke lënë në prag rrënimi pjesë të mëdha të tij, por përpjekjet serioze për ripërtëritjen e strukturës gjigante, ka nisur.

Polemikat megjithatë, nuk kanë munguar as aty, pas indinjatës së publikut kur një pjesë 700-vjeçare e këtij monumenti u rregullua duke përdorur çimento, autoritetet dolën në përfundimin se nevojitet një restaurim më autentik me metoda tradicionale, ndaj sot, punëtorët, të ndihmuar nga mushkat, përdorin gurë dhe llaç.

“Aty aty janë të gjitha tulla të shembura nga muri origjinal. Ato përdoren për të ndrequr pjesët e dëmtuara”, është shprehur një nga punëtorët.

Duke qenë se shpatet janë të ngushta e të vështira, uji e llaçi transportohen me mushka. Është një punë fizike mjaft e lodhshme, vendosja e një guri mund të zgjasë rreth 45 minuta dhe për mundimin e tyre, këta njerëz paguhen 150 juanë apo $ 22 dollarë, në ditë.

Plani për të përdorur metoda tradicionale u zbatua në fillim të këtij viti, në një përpjekje për të ruajtur pamjen origjinale të këtij objekti të famshëm të Kinës, i cili ndahet në sektore që shtrihen për mijëra kilometra, duke nisur nga brigjet lindore të vendit e deri në skajet e shkretëtirës së Gobit./tch

70 filma në PriFest

0

Edhe këtë verë të nxehtë, PriFest do t’u jap një mundësi unike që mbrëmjet t’i kaloni në kinema
Janë plot 70 filma që do të shfaqen gjatë festivalit PriFest, edicionit të 11’të që pritet të fillojë në mes të korrikut me datën 16 deri me 21 korrik kur dhe shënohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Në gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë janë garuese dhe 5 jogaruese vijnë, 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 të tjera premiera në Kosovë.
Fatos Berisha, drejtor artistik i PriFest shprehet shumë i kënaqur me numrin e aplikimeve në festival dhe kualitetin e filmave.
“Jam i kënaqur me numrin e aplikimeve, por edhe më shumë me kualitetin e filmave, sidomos në disa kategori garuese. Numri i premierave botërore dhe regjionale flet se PriFest me kalimin e kohës është shndërruar në festival të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon”, tha ai.
Sipas një komunikate të organizatorëve, shfaqja e filmave do të bëhet në katër lokacione, në Teatrin Kombëtar ku dhe do të jetë hapësira kryesore e festivalit, Kinemanë ABC dhe Kino Armata, si dhe në hapësirën tradicionale të festivalit në qiellin e hapur në sheshin Zahir Pajaziti.
“Biletat e festivalit për të përcjellur filmat edhe sivjet do të jenë 3 euro, ndërkohë që do të ofrohen edhe kartelat pako “All in One” që për 15 euro mund të përcillet i gjithë programi i festivalit, pra 70 filma. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër festivali ofron edhe mundësinë gratis për të moshuarit, moshën 65 e më shumë, dhe për studentët. Filmi Kosovar “Fusha e mëllenjave” në regji të Arzana Kraja hap festivalin me datën 16 korrik. Në natën e parë, hapja e festivalit do të shënohet me filmin “Fusha e mëllenjave” që do të shfaqet në dy salla, në Teatër Kombëtar nga ora 21.00h dhe në Kinema ABC nga ora 22.00h. Shumë mysafirë të huaj nga rajoni dhe vendet tjera si dhe aktorë e filmbërës nga Kosova do të jenë prezent për të prezantuar filmat e tyre por edhe për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta përcjellëse të festivalit që do të ofrohen në kuadër të PriFORUM, mbrëmje muzike, press konfere nca, biseda dhe masterklasa, andaj ju ftojmë që gjatë javës së PriFest të qëndroni në Prishtinë që së bashku të festojmë javën e filmit në PriFest. Filmi Kolumbian “Birds of Passage” me regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra i cili pati premierën botërore në Cannes do të shfaqet para publikut Kosovar si përzgjedhje e programit special Fipresci”, thuhet në komunikatë.
Shiko programin e filmave të ndarë në kategori më poshtë:
PROGRAMI GARUES I BALLKANIT  / KINEMAJA MJALTË DHE GJAK
1.      PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR / regjisor: Kushtrim Bekteshi / Maqedoni, Kosovë, Shqipëri 2019 / Premierë Regjionale (112 min)
2.      A DECENT MAN / regjisor: Hadrian Marcu  / Rumani 2018 /Premierë / 93 min
3.      HOLY BOOM / regjisore: Maria Lafi / Greqi 2018 /Premierë / 99 min
4.      MALI / regjisor: Antonio Nuić /Kroaci /Premierë / 90 min
5.      STREHA MES REVE / regjisor: Robert Budina / Shqipëri, Rumani 2018 /Premierë / (84 min)
6.      THE ANNOUNCEMENT / regjisor: Mahmut Fazıl Coşkun / Turqi-Bullgari 2018 /Premierë (94 min)
PROGRAMI GARUES EUROPIAN
1.      AMARE, AMARO / regjisor: Julien Paolini / France 2018 / Premierë Regjionale/ (89 min)
2.      BAD BAD ËINTER / regjisor: Olga Korotko / Kazakistan-Francë 2018 /Premierë / (84 min)
3.      CONSEQUENCES / regjisor: Darko Štante / Slloveni 2018 /Premierë/ 95 min
(Let it be program)
4.      ELEPHANTS CAN PLAY FOOTBALL / regjisor: Mikhail Segal / Rusi 2018 /Premierë (89 min)
5.      NOË IT’S DARK / regjisor: ArildØstin Ommundsen /  Norvegji 2018 /Premierë (125 min)
6.      THE DAYS TO COME / regjisor: Carlos Marques-Marcet / Spanjë 2019 /Premierë (94 min)
 
PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM
1.      IDENTITETI / regjisor: Erman Memedi 2019 / Premierë botërore / 25 min
2.      500 / regjisor: Bogdan Albu/ Rumani 2018/Premierë / 25 min
3.      1410 / regjisor: Damian Kocur / Poloni 2018 /Premierë / 28 min
4.      CASTLE TO CASTLE/ regjisor: Emmanuel Marre / Belgjikë 2018 /Premierë /40 min
5.      LET`S THE DEATH BE ALIVE / regjisor: Uriel Jaouen Zrehen / Francë 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min
6.      MAMA TOLD ME NOT TO LOOK INTO THE SUN/ regjisore: Lilli Tautest/ Gjermani 2018/ Premierë Regjionale / 60 min
7.      ONIONS/ regjisor: Anna Bressanini dhe Martin Alan Tranquillini / Itali 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min
8.       THAT MORNING / regjisor: ËONG Ëai Nap / Hong Kong 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 46 min
9.      THE DISCRETE ËAY / regjisor: Ho Lam / Francë 2019 /Premierë / 25 min
10.  THIRD KIND / regjisor: Yorgos Zois / Greqi 2018 /Premierë / 32 min
 
 
PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTAR/ PRIDocs
1.      ALLA VITA/ regjisore: Coline Confort / Zvicër, Francë 2018 / Premierë Botërore/ 80 min
2.      BLUE BREATH / regjisor: Rodrigo Areias/ Portugali, Finlandë, Francë 2018/ Premierë regjionale/ 78 min
3.      BURN JUST NOË/ regjisor: Robert Adanto / USA 2018/ Premierë / 85 min
4.      BOYS ËHO LIKE GIRLS/ regjisor: Inka Achté/ Finlandë, Norvegji, Indi 2018 / Premierë regjionale/ 56 min
5.      GREEK ROCK REVOLUTION/ regjisor: Miguel Ángel Cano Santizo / Spanjë -Greqi 2019/ Premier Ndërkombëtare / 95 min
6.      MIEL-EMILE/ regjisor: Peter van Houten/ Holand 2019/Premierë/ 145 min
7.      NORMAL/ regjisore: Adele Tulli/ Itali, Suedi 2019 / Premierë / 67 min
8.      THE BRINK/ regjisor: Alison Klayman / Premierë /  81 min
9.      THE SIGNS / regjisor: Ëojciech Klimala / Poland 2018 / Premierë Regjionale/ 56 min
10.  THE SËORN VIRGIN AND THE GIRL / regjisore: Kristine Nrecaj, Birthe Templin / Germany 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 43 min
11.  TO BE CONTENUED / regjisor: Ivars Seleckis /  Latvia 2018 / Premierë Regjionale/ 96 min
12.  YESES / regjisor: MIGUEL FORNEIRO / Spanjë 2019 / Premierë / 85 min
PROGRAMI GARUES I STUDENTËVE
1.       Blue Dream / regjisore: Roseli Gonzalez / USA 2019 / Premierë Botërore  3 min
2.      Në Nëntor / regjisor: Murat Zherka / Maqedonia e Veriut 2019 / Premierë Botërore 12 min
3.      Trilemma / regjisor: Dritëro Mehmetaj / Republika Çeke 2017 / Premierë Regjionale15 min
4.      All’s Ëell / regjisore: Sylëia Rosak / Poland 2018 / Premierë Regjionale(16 min)
5.      Benidorm 2017 / regjisore: Claudia Costafreda / Spanjë 2019 /Premierë (23min)
6.      Boyana / regjisore: Traiana Nescheva / Bulgaria 2018 / Premierë Europiane
7.      Colour Cage / regjisor: Daniel Reascos / Ekuador 2017 /Premierë/ 15 min
8.      Machisimo / regjisore: Natalia Bombala /  Afrika e Jugut-Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 2 min
9.       Mishko / regjisor: Hanis Bagashov / Maqedonia e Veriut 2018 /Premierë 15 min
10.  Person Aciden / regjisor: Alvaro Martin / Spanjë-Francë 2018 /Premierë 31 min
11.  Pierre’s Heart / regjisor: Olivier Binder / Francë 2018 /Premierë 19 min
12.  The Apartament / regjisor: Belkıs Bayrak / Turqi 2018 / Premierë Regjionale/ 10 min
13.  The Ashes / regjisor: Aryan Golsoorat / Iran 2019 /Premierë 13 min
14.  Tsantsa / regjisor: Robin Lipo / Poland 2018 /Premierë 30 min
15.  Ëonder Girls / regjisore: Anastazja Dabroëska / Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 20 min
PROGRAMI LET IT BE
1.      A MOMENT IN THE REEDS/ regjisor: MIKKO MAKELA/ Finlandë-UK/ 2018/ Premierë /104 min
2.      EVA AND CANDELLA/ regjisor: RUTH CAUDELI/ Kolumbi 2018/ Premierë Regjionale / 90 min
3.      I AM SOFIA / regjisor: Silvia Luzi / Italy 2019/ Premierë Ndërkombëtare/ 83 min
4.      RAFIKI/ regjisor: Ëanuri Kahiu/ Kenia 2019/ Premierë / 83 min
PROJEKSIONE SPECIALE
1.      FUSHA E MELLENJAVE/ regjisor: Arzana Kraja / Kosovë – Britani e Madhe – Shqipëri 2019 / Premierë kombëtare / 90 min
2.      THE LOAD / regjisor: Ognjen Glavonic / Serbi – Francë – Kroaci – Iran – Katar 2018 / 98 min
 
PROJEKSIONE SPECIALE PERZGJEDHJE NGA FIPRESCI
1.      HOUSE OF HUMMINGBIRD / regjisor: KIM Bo-ra / Korea Jugore – SHBA – 2018 / Premierë / 125 min
2.      BIRDS OF PASSAGE / regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra / Kolumbia – Danimarka – Meksika – Gjermania – Zvicrra – Francë 2018 / Premierë / 138 min
 
PROJEKSIONE SPECIALE KINEMATOGRAFI SHQIPFOLESE / IN ALBANIAN
1.      MALI I HARRUM/ regjisor: Ardit Sadiku / Shqipëri 2018 / Premierë Botërore /
94 min
2.      MALA / regjisor: Faton Bajraktari / Kosovë 2019 / Premierë Botërore / 73 min
3.      DY GISHT MJALTE / regjisor: Ermir Khalilzadeh 2019 / Shqipëri – Kosovë – Francë – Greqi / 101 min
4.      DELEGACIONI / regjisor: Bujar Alimani / Shqipëri 2018 / 77min
 
PROGRAMI EKSPERIMENTAL
1.      THE END OF ETERNITY/ regjisor: Pablo Radice / Argjentina 2018 / Premierë /
10 min
2.      SALVATIERRA / regjisor: Alejandro Silva, Ivan Rodriguez / Kolumbia 2019 / Premierë Ndërkombëtare / 24 min
3.      ICEBERG NATIONS / regjisor: Fernando Martin Borlan / Spanjë / Premierë Regjionale / 4 min
4.      TUPINAMBA LAMBIDA / regjisor: Lucas Parente / Brazil 2018 / Premierë /11min
5.      CROSS THE LINE / regjisor: Tonia Trujillo / Spanjë 2017 / Premierë Regjionale 15min
.

Kovaç kërkon edhe katër përforcime për Bayernin

0

Trajneri i bavarezëve nuk është i kënaqur me numrin e lojtarëve që ka në dispozicion
Bayern Munich ka nisur një revolucion brenda skuadrës me shumë lojtarë që i kanë dhënë lamtumirën bavarezëve më të përfunduar sezoni.
Largimet kanë lënë shumë zbrazëtira brenda skuadrës dhe tani drejtuesve u duhet të gjejnë futbollistët e duhur për të krijuar një ekip që do të luftojë edhe për trofe në Evropë.
Trajneri, Niko Kovaç përmes një interviste ka treguar se dëshiron më shumë përforcime.
“Kemi pasur disa lojtarë të rëndësishëm të cilët janë larguar. Dua edhe të paktën katër lojtarë pasi momentalisht kemi vetëm 17 futbollistë”,ka thënë Kovaç.
Objektivi kryesor i Bayernit është Leroy Sane, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete për yllin e Manchester Cityt.