Cila këngëtare e mirënjohur është kjo?

0

Një ndër zërat më të njohur të muzikës popullore
Ajo është ndër këngëtaret më të njohura dhe të kërkuara në mbarë trojet shqiptare. Për dekada me radhë, ajo me zërin e veçantë ka argëtuar publikun, duke sjellur këngë të shumta, të cilat janë pëlyqer shumë.
Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Remzie Osmanin, e cila edhe sot nuk ndalet së publikuari projekte të ndryshme muzikore, shkruan rtv21.tv
Përveç zërit dhe stilit të veçantë, këngëtarja nga Mushtishti i Suharekës shquhet edhe për bukurinë. Në çdo paraqitje që bën, Remzia duket e rregulluar tejet bukur.
Krahas ditëve të sotme, këngëtarja e rregulluar dhe elegante shihet edhe kur ka qenë më e re. Në disa imazhe të bëra rreth 30 vjet më parë, ajo shihet se edhe atëherë kujdes të madh i ka kushtuar vetes.
Në disa imazhe të hedhura në internet, Remzie Osmani shihet se përveç look-ut, nuk ka ndryshuar edhe aq shumë në pamje.

Sa i përket karrierës muzikore, “Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 3 mars, i cili deri tani ka mbi 600 mijë klikime në Youtube.

Ndërsa, sa i përket jetës private, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh dhe është nënë e dy fëmijëve, Hamzës dhe Riolës./21Media

.

Gjiko publikon këngën “Coco Jumbo”

0

Kënga e re e Gjikos
Reperi i njohur shqiptar, Asdren Gjikolli – Gjiko, sot ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Coco Jumbo”, shkruan rtv21.tv
Kënga është punuar nga BIGBANG (REDBOX Entertainment), ndërsa për videoklipin është përkujdesur Valon Aziri.

Ndryshe, Gjiko përmes një disa fotografive të publikuar sot në rrjetin social Instagram, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, moderatores së njohur Elita Rudit. “Urime ditëlindja gruaja ime, Shotë Galica ime. Ty të kam sa një ushtri , s’ka luftë që s’e fitojmë , Të du”, ka shkruar Gjiko krahas fotografive.
Gjiko dhe Elita këtë vit u bënë prindër për herë të parë. Martesa e tyre është bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri./21Media

 

View this post on Instagram

 
Urime ditlindja gruja jem , Shote galica jem Ty tkom sa ni ushtri , ska lufte qe se fitojm , TE DU @elita.rudi
A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on Jun 28, 2019 at 7:42am PDT

 

View this post on Instagram

 
Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli . Në momentin qe na kape gishtin me dorën tende te vogël na more zemrat rob per tër jeten mu e mamit tend e cila te mbajti 9 muaj e u kujdes per çdo detaj qe ti ta kishe sa me te leht ne barkun e saj ,me të cilen mburrem dhe jam krenar qe o gruja jem Babi ju don shume dhe do jetë gjithmonë pranë jush ne çdo moment . I love you so so much
A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on Feb 21, 2019 at 10:53am PST

.

Rina dhe Blake publikojnë këngën “Jumanji”

0

Kënga e re nga Rina dhe Blake
Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Blake, shkruan rtv21.tv
Kënga titullohet “Jumanji” dhe është shoqëruar me videoklip.
Muzika është punuar nga MAJORIZM dhe ZzapnChriss, ndërsa tekstin e kanë shkruar Blake dhe K Koke.
Për anën vizuele është përkujdesur produksioni Filmnation./21Media

 
.

Feronikeli kalon në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve

0

Feronikeli shënon fitore historike

Feronikeli shënon fitore historike
Feronikeli ka arritur të shënojë fitore në finalen e turneut preliminar për kualifikime në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur me rezultat 2 me 1 skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.
Ishin mysafirët atë të cilët shënuan të parët me anë të një supergoli të shënuar nga ana e Chus Sosa. Por Feronikeli arriti shumë shpejtë ta barazojë rezultatin me anë të Mevlan Zekës, i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme nga afërsia. 3 minuta para fundit të ndeshjes ishte Kastriot Rexha, i cili shënoi me kokë për ta përmbysur rezultatin dhe për të siguruar fitoren historike të Feronikelit.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Feronikeli bëhet skuadra e dytë kosovare pas Drites, që merr pjesë në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Feronikeli shënon fitore historike

0

Feronikeli ka arritur të shënojë fitore në finalen e turneut preliminar për kualifikime në Ligën e Kampionëve

Feronikeli ka arritur të shënojë fitore në finalen e turneut preliminar për kualifikime në Ligën e Kampionëve
Kampioni i Kosovës ka mposhtur me rezultat 2 me 1 skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.
Ishin mysafirët atë të cilët shënuan të parët me anë të një supergoli të shënuar nga ana e Chus Sosa. Por Feronikeli arriti shumë shpejtë ta barazojë rezultatin me anë të Mevlan Zekës, i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme nga afërsia. 3 minuta para fundit të ndeshjes ishte Kastriot Rexha, i cili shënoi me kokë për ta përmbysur rezultatin dhe për të siguruar fitoren historike të Niklit.
Feronikeli bëhet skuadra e dytë kosovare pas Drites, që merr pjesë në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Feronikeli rikthehet në lojë, barazon rezultatin

0

Është barazuar rezultati në ndeshjen Feronikeli – Santa Coloma

Është barazuar rezultati në ndeshjen Feronikeli – Santa Coloma
Skuadra e Zekirija Ramadanit ka arritur ta shënojë golin e barazimit në minutën e 58-të të ndeshjes. Ishte Mevlan Zeka ai i cili shënoi me anë të një goditje të fuqishme nga afërsia.
Golin për skuadrën nga Andorra e shënoi Chus Sosa.
Fituesi i kësaj ndeshje kualifikohet në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve, dhe ky është një rast shumë i mirë për kampionin kosovar për të arritur një gjë të tillë.

Thaçi në përkrahje të Feronikelit

0

“Jemi këtu për të bërë tifo për kampionin tonë dhe duam fitore!”

“Jemi këtu për të bërë tifo për kampionin tonë dhe duam fitore!”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po zhvillohet ndeshja, Feronikeli – Santa Coloma.
Ai ka shkruar në Facebook se është në Stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta përkrahur Feronikelin në finalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.
“Në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta përkrahur Feronikelin në finalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, në përballje me Santa Coloman. Jemi këtu për të bërë tifo për kampionin tonë dhe duam fitore!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli-Santa Coloma

0

Me rezultat 0:0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli-Santa Coloma

Me rezultat 0:0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli-Santa Coloma
Ndeshja finale e turit preliminar për kualifikime në Ligën e Kampionëve në mes të Feronikelit dhe skuadrës nga Andorra, Santa Coloma.
Kampioni i Kosovës u kualifikua në finale pasi mposhti minimalisht skuadrën e Lin Colnit, ndërsa mysafirët nga Andorra eliminuan Tre Pennen.
Kujtojmë që Feronikeli shihet si favorit absolut në këtë ndeshje duke e ditur edhe cilësinë e mysafirëve.
Kujtojmë që fituesi i kësaj finale kualifikohet në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, e në atë ndeshje i pret skuadra nga Uellsi, TNS.

​Feronikeli – Santa Coloma, formacionet zyrtare

0

Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Santa Coloma-s

Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Santa Coloma-s
Skuadra e Feronikelit në këtë ndeshje hynë me një rreshtim 4-1-3-2, ku faza sulmuesi pritet të udhëhiqet nga Kastriot Rexha dhe Mevlan Zeka.
Ndërsa kundërshtari i Niklit, Santa Coloma luan me formacionin 4-4-2.

Fituesi i kësaj ndeshje kualifikohet në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëv, dhe ky është një rast shumë i mirë për kampionin kosovar për të arritur një gjë të tillë.
Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Zgjoi” sjell bashkëprodhimin e parë zyrtar në mes Kosovës dhe Zvicrës

0

Ky është ko-produkcioni i parë zyrtar Kosovë-Zvicër
Filmi “Zgjoi” me regji dhe skenar nga Blerta Basholli dhe producent Yll Uka, mbështetet nga tri fonde të tjera: nga Zvicra – Fondi Shtetëror (Federal office Culture OFC), Cinéforom nga kantoni i Géneves si dhe nga Televizioni Nacional Zvicran RTS i cili është njëkohësisht edhe bashkëprodhuesi.
Filmi përcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.
Siç njofton, Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), ky është ko-produkcioni i parë zyrtar Kosovë-Zvicër, duke qenë njëkohësisht i mbēshtetur edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia që bën një bashkëprodhim në mes katër shteteve. Producent të tjerë të filmit janë: producenti ekzekutiv Valon Bajgora, bashkë-producentët Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Paskal Semini dhe Agon Uka.
Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj./21Media
 

.