Me rezultat 0:0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli-Santa Coloma
Me rezultat 0:0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli-Santa Coloma
Ndeshja finale e turit preliminar për kualifikime në Ligën e Kampionëve në mes të Feronikelit dhe skuadrës nga Andorra, Santa Coloma.
Kampioni i Kosovës u kualifikua në finale pasi mposhti minimalisht skuadrën e Lin Colnit, ndërsa mysafirët nga Andorra eliminuan Tre Pennen.
Kujtojmë që Feronikeli shihet si favorit absolut në këtë ndeshje duke e ditur edhe cilësinë e mysafirëve.
Kujtojmë që fituesi i kësaj finale kualifikohet në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, e në atë ndeshje i pret skuadra nga Uellsi, TNS.
