Feronikeli kalon në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve

TË FUNDIT

Feronikeli shënon fitore historike

Feronikeli shënon fitore historike
Feronikeli ka arritur të shënojë fitore në finalen e turneut preliminar për kualifikime në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur me rezultat 2 me 1 skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.
Ishin mysafirët atë të cilët shënuan të parët me anë të një supergoli të shënuar nga ana e Chus Sosa. Por Feronikeli arriti shumë shpejtë ta barazojë rezultatin me anë të Mevlan Zekës, i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme nga afërsia. 3 minuta para fundit të ndeshjes ishte Kastriot Rexha, i cili shënoi me kokë për ta përmbysur rezultatin dhe për të siguruar fitoren historike të Feronikelit.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Feronikeli bëhet skuadra e dytë kosovare pas Drites, që merr pjesë në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.