Trajneri i bavarezëve nuk është i kënaqur me numrin e lojtarëve që ka në dispozicion
Bayern Munich ka nisur një revolucion brenda skuadrës me shumë lojtarë që i kanë dhënë lamtumirën bavarezëve më të përfunduar sezoni.
Largimet kanë lënë shumë zbrazëtira brenda skuadrës dhe tani drejtuesve u duhet të gjejnë futbollistët e duhur për të krijuar një ekip që do të luftojë edhe për trofe në Evropë.
Trajneri, Niko Kovaç përmes një interviste ka treguar se dëshiron më shumë përforcime.
“Kemi pasur disa lojtarë të rëndësishëm të cilët janë larguar. Dua edhe të paktën katër lojtarë pasi momentalisht kemi vetëm 17 futbollistë”,ka thënë Kovaç.
Objektivi kryesor i Bayernit është Leroy Sane, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete për yllin e Manchester Cityt.
