Dizenjuesi i iPhone largohet nga Apple

0

Sir Jony Ive, i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi Apple të bëhej kompania më e vlefshme në botë, po largohet për të krijuar sipërmarrjen e tij.

Dizenjuesi i iMac, iPod and iPhone, do largohet më vonë këtë vit për të krijuar firmën kreative, LoveFrom, me Apple si klientin e saj të parë.

“Është koha e duhur për të bërë ndryshim,”-tha ai.

Sir Jonathan tha në një deklaratë: se: “Pas afro 30 vitesh punë dhe projektesh të panumërta, jam më krenar për punën e qëndrueshme që kemi bërë për të krijuar një ekip, proces dhe kulturë të dizenjimit në Apple që është pa shok.”

Dihet shume pak për LoveFrom, por do të jetë me bazë në Kaliforni dhe ka raportime se fokusi do jetë teknologjia.

Lajmet për largimin e tij erdhën në një intervistë ekskluzive për Financial Times.

Në artikull Sir Jonathan tha se Marc Newson, një mik dhe bashkëpunëtor në Apple, gjithashtu do ti bashkohej firmës së re./oranews

​Qendrim Zyba debutoi me Prishtinën në moshën 18 vjeçare në Ligën e Evropës

0

Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17

Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17
Mbrëmë në barazimin 1:1 e Prishtinës kundër St Joseph’s, ka debutuar edhe futbollisti i ri 18 vjeç, mesfushori i lindur në Therandë Qendrim Zyba.
Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17, por gjatë vitit të kaluar kishte lëndime që nuk e lënin rahat dhe ndeshja e fundit që kishte zhvilluar ishte ajo me Kosovën U19 në një turne në Itali.
Megjithatë, tani është rikuperuar plotësisht dhe ka fituar besimin e shtabit teknik të Prishtines duke debutuar që në ndeshje ndërkombëtare duke e zëvendësuar Ergyn Ahmetin në minutën e 78-të të ndeshjes.

Alarm i kuq, temperaturat deri në 45 gradë

0

Franca arrin temperaturën më të lartë

Franca ka arritur temperaturën më të lartë të regjistruar – 45.1C (113.2F) – mes një valë të nxehtë në Evropë që ka marrë disa jetë.

Regjistrimi i ri u mat në qytetin jugor të Villevieille. Regjistrimi i mëparshëm ishte 44.1C gjatë një valë të nxehtë në 2003 që vrau mijëra, përcjell rtv21.tv.

Ministri i Shëndetësisë Agnès Buzyn ka thënë “të gjithë janë në rrezik” nga temperaturat e larta.

Shërbimi i motit të Francës ka lëshuar një alarm të paparë të kuq në jug për katër fusha. Pjesa më e madhe e vendit mbetet në gatishmëri portokalli, niveli i dytë më i lartë./21Media

NATO si këshilluese e FSK-së

0

Bashkëpunimi FSK-NATO po realizohet me sukses

Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s  ka vlerësuar progresin e  FSK-së, por ka theksuar se ka ende punë për t’u bërë transformimi i plotë në ushtri. Sipas tyre ky proces kërkon durim, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje, për siç u tha, maratonën e gjatë që e pret FSK-në. Këto komente u bënë në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës së drejtorit të Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s ./21Media

Te Juve nuk ka vend, Roma e kërkon Higuainin

0

Sulmuesi argjentinas mund të ndërrojë përsëri skuadër

Sulmuesi argjentinas mund të ndërrojë përsëri skuadër
Gonzalo Higuain nuk po arrin të gjejë qetësinë. Brenda një viti argjentinasi ishte huazuar nga Juve te Milani, e më pas u largua nga kuqezinjtë drejt Chelseat, por as atje nuk e gjeti veten dhe është kthyer përsëri në Torino.
Por Higuain nuk ka më vend në skuadrën kampione të Italisë dhe pritet të largohet sërish gjatë kësaj vere.
Corriere dello Sport raporton që është Roma ekipi i radhës që interesohet për argjentinasin dhe e kërkon atë në formë huazimi me të drejt blerjeje në fund të sezonit.
Roma është në kërkim të një sulmuesi pasi Edin Dzeko do të transferohet tek Interi dhe Higuain shihet si njeriu i duhur për fazën e sulmit.

VOTIMI I MINISTRAVE TË RINJ, FERID MUHIQ VOTOI KUNDËR SADULLA DURAKUT

0

Votimi i ministrave të rinj mbrëmë zgjati deri në orët e vona të natës.

Të gjithë arritën votat e nevojshme për ta marrë detyrën e re.

Opozitarët e VMRO-DPMNE-së o votuan kundër o nuk votuan fare.

Deputetët e tjerë opozitarë, si ata të Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe grupi i 8 deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së nuk kanë votuar fare. Stenogramet e Kuvendit tregojnë se ata o nuk kanë qenë të pranishëm ose nuk shtypën asnjë buton për të votuar.

Edhe deputeti Ferid Muhiq, ndonëse pjesë e maxhorancës, të vetmen votë pro e ka dhënë për Ministrin e ri të Bujqësisë Trajan Dimkovskin. U përmbajt për ta votuar Naser Nuredinin për Mjedisin, ndërsa për Sadulla Durakun që do të drejtojë Ministrinë e për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive votoi kundër.

“I përmbajtur dhe kundër për shkak se nëse jemi “Shoqëri për të gjithë” atëherë ekziston komuniteti boshnjak, serb, torbesh, rom. Asnjë ministri nuk i është dhënë asnjërit përfaqësues të këtyre bashkësive. Sidomos kjo ministri për marrëdhënie mes bashkësive. Unë nuk kisha asgjë kundër kandidatit të propozuar. Isha kundër idesë që ajo ministri të mos i jepej ndonjë përfaqësuesi të këtyre bashkësive”, deklaroi Ferid Muhiq, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Të pyetur se pse nuk morën pjesë në debat për ministrat e rinj, nga grupi i pavarur i 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së për Tv21 deklarua se rikonstruimi nuk është thelbësor, andaj paraprakisht janë marrë vesh që të mos marrin pjesë. Sa i përket mos votimit, thonë se për këtë nuk ishin dakorduar, por se secili ka vendosur vetë.

Mbështetje për ministrat e rinj me votë pro ka dhënë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kreu i Alternativës Afrim Gashi gjithashtu votoi pro të gjithëve.

Kundër ministrave të rinj votoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Menduh Thaçi i PDSH-së nuk ishte i pranishëm në votim. Po ashtu mungoi edhe deputeti Vesel Memedi, kryetari i RDK-së, i cili pardje u tërhoq nga shumica parlamentare, duke e dorëzuar madje edhe mandatin e deputetit. Shkas u bë marrja e Ministrisë për Vetëqeverisje lokale të cilën e drejtonte Suhejl Fazliu, ndërsa sot e tutje do ta drejtojë Goran Milevski i LSD-së.

Përgatiti: Besir Arifi

50 trajnerë me licensa të UEFA-së

0

FFK licenson trajnerë të rinj të futbollit

FFK licenson trajnerë të rinj të futbollit
Pas përfundimit të trajnimeve , teorike dhe praktike 50 trajnerë u pajisen me Licensa C dhe B të UEFA-së . Në kursin të cilin e organizoj FFK  në bashkëpunim me Federatën Gjermane prej sot kemi trajner të licensuar edhe për portier dhe trajnere femra .Kronikë e gazetarit Tomor GRABOVCI./21Media

 

Festivali i kitarës në Pejë!

0

Kjo ngjarje e rrallë kulturore ka tubuar në Pejë kitaristë të shumtë nga bota
Në Pejë, ka filluar edicioni më i ri i Festivalit ndërkombëtar të Kitarës. Përveç koncerteve të shumta ku do të prezantohen disa nga kitaristët me të njohur në botë, edhe këtë vit do të organizohen garat ndërkombëtare per kitarë klasike “Ehat Musa”. Në natën e parë të këtij festivali para artdashësve pejanë performoi kitaristi rus Grisha Gorajçev./21Media

 
 
 
.

Botime të rralla: “100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”

0

Botohet vëllimi i 10 librave “Kujtesa e Kosovës”
Ngjarjet më të lashta të historisë kombëtare të shqiptarëve, tradicionalisht, janë ruajtur përmes rrëfimeve të pleqve, sikurse edhe përmes këngës folklorike. Rrëfimet e 100 të moshuarve të Kosovës janë përmbledhur në një vëllim prej 10 librash që mbajnë titullin “Kujtesa e Kosovës”./21Media

.

FILIPÇE RETERON PAS REAGIMEVE TË SHUMTA, “NUK KA OPERACIONE PËR NDRYSHIM GJINIE NË LLOGARI TË FSSH-së”

0

Pas reagimeve të shumta në opinionin publik se ka prioritete tjera që duhet t’i mbulojë Fondi, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se ndërhyrjet kirurgjike për ndryshimin e gjinisë në llogari të Fondit nuk do të ketë dhe se ndërhyrje të tilla nuk do të bëhen në institucionet publike shëndetësore.

Ditë më parë në pres konferencë ministri deklaroi se për këto operacione është angazhuar mjek specialist nga Serbia, Mirosllav Gjorgjeviq. Por, në deklaratën e re për mediat, Filipçe tha se specialisti do të angazhohet për operacione te fëmijëve me probleme të traktit urinar të cilët paraprakisht janë dërguar në vendet e huaja.

“Kishte shumë reagime në opinionin publik dhe kjo është arsyeja për reterimin tonë. Dua të sqarojë se bëhet fjalë për shumë pak pacientë. Bëhet fjalë për një njeri i cili vite me radhë endet nëpër korridoret, duke kërkuar ndihmë nga më shumë specialistë sepse ky është një problem i ndërlikuar i cili nuk mund të zgjidhet brenda një dite. Shumë vende të zhvilluara e shqyrtojnë këtë problem duke ndërtuar strategji se si të zgjidhet ky problem mjekësor”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Për vendimin e këtillë dhe për reagimet negative në opinion reagoi aktivisti shumëvjeçar i LGBT-së, Koço Andonov. Ai tha se është e turpshme që të ushtrohet presion i tillë ndaj personave transgjinorë, për shkak se shumë nga vetëvrasjet janë kryer nga ana e këtyre personave.

“Dehumanizimi që ushtrohet ndaj komunitetit trans është monstruoz. Vendosni veten për 5 minuta në vendin e tyre, p.sh. dje, gjatë gjuhës së urrejtjes nëpër rrjetet sociale dhe mediumet. Ne jemi solidarë me ta dhe gjithmonë do të jemi në anën e tyre. Është e turpshme mënyra e dehumanizimit ndaj tyre që ushtrohej dje”, deklaroi Koço Andonov, aktivist i LGBT-së.

Transgjinorët janë persona të cilët e kanë ndryshuar gjininë. Një person është i lindur si mashkull, dhe mund të marrë pamje sikur femër me ndihmën e hormoneve ose ndërhyrjeve kirurgjike, dhe anasjelltas. Kjo do të thotë se transgjinorët nuk mund ta ndryshojnë gjenetikën e tyre dhe organet e tyre reproduktive. Për dallim nga personat transseksuale, persona të cilët ndihen sikur nuk i përkasin gjinisë me të cilën janë të lindur. Zakonisht thuhet se seksi është gjendja e trupit, ndërsa gjinia është gjendja e mendjes. Gjinia është ndenje e brendshme. Në qershor të vitit 2017, ndaj një burri 33 vjeçar është bërë operacioni i parë për ndryshimin e gjinisë në historinë e Maqedonisë. Atëherë kirurgji Gjorgjeviq deklaroi se ky është pacienti i tij i pestë nga Maqedonia, duke marrë parasysh faktin se maqedonasit për ndërhyrje të tilla shkojnë edhe në Beograd.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta