Pas reagimeve të shumta në opinionin publik se ka prioritete tjera që duhet t’i mbulojë Fondi, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se ndërhyrjet kirurgjike për ndryshimin e gjinisë në llogari të Fondit nuk do të ketë dhe se ndërhyrje të tilla nuk do të bëhen në institucionet publike shëndetësore.
Ditë më parë në pres konferencë ministri deklaroi se për këto operacione është angazhuar mjek specialist nga Serbia, Mirosllav Gjorgjeviq. Por, në deklaratën e re për mediat, Filipçe tha se specialisti do të angazhohet për operacione te fëmijëve me probleme të traktit urinar të cilët paraprakisht janë dërguar në vendet e huaja.
“Kishte shumë reagime në opinionin publik dhe kjo është arsyeja për reterimin tonë. Dua të sqarojë se bëhet fjalë për shumë pak pacientë. Bëhet fjalë për një njeri i cili vite me radhë endet nëpër korridoret, duke kërkuar ndihmë nga më shumë specialistë sepse ky është një problem i ndërlikuar i cili nuk mund të zgjidhet brenda një dite. Shumë vende të zhvilluara e shqyrtojnë këtë problem duke ndërtuar strategji se si të zgjidhet ky problem mjekësor”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Për vendimin e këtillë dhe për reagimet negative në opinion reagoi aktivisti shumëvjeçar i LGBT-së, Koço Andonov. Ai tha se është e turpshme që të ushtrohet presion i tillë ndaj personave transgjinorë, për shkak se shumë nga vetëvrasjet janë kryer nga ana e këtyre personave.
“Dehumanizimi që ushtrohet ndaj komunitetit trans është monstruoz. Vendosni veten për 5 minuta në vendin e tyre, p.sh. dje, gjatë gjuhës së urrejtjes nëpër rrjetet sociale dhe mediumet. Ne jemi solidarë me ta dhe gjithmonë do të jemi në anën e tyre. Është e turpshme mënyra e dehumanizimit ndaj tyre që ushtrohej dje”, deklaroi Koço Andonov, aktivist i LGBT-së.
Transgjinorët janë persona të cilët e kanë ndryshuar gjininë. Një person është i lindur si mashkull, dhe mund të marrë pamje sikur femër me ndihmën e hormoneve ose ndërhyrjeve kirurgjike, dhe anasjelltas. Kjo do të thotë se transgjinorët nuk mund ta ndryshojnë gjenetikën e tyre dhe organet e tyre reproduktive. Për dallim nga personat transseksuale, persona të cilët ndihen sikur nuk i përkasin gjinisë me të cilën janë të lindur. Zakonisht thuhet se seksi është gjendja e trupit, ndërsa gjinia është gjendja e mendjes. Gjinia është ndenje e brendshme. Në qershor të vitit 2017, ndaj një burri 33 vjeçar është bërë operacioni i parë për ndryshimin e gjinisë në historinë e Maqedonisë. Atëherë kirurgji Gjorgjeviq deklaroi se ky është pacienti i tij i pestë nga Maqedonia, duke marrë parasysh faktin se maqedonasit për ndërhyrje të tilla shkojnë edhe në Beograd.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
