Ditë e veçantë për Rashicën
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica sot feston ditëlindjen 23-të, shkruan rtv21.tv
Gjatë ditës futbollisti i njohur kosovar ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Ndërsa, qysh në minutat e parë të ditës së sotme, Miloti e mori urimin e veçantë nga e fejuara e tij, Belkizi, e cila përmes një postimi në instagram, shkroi fjali shumë domethënëse për të fejuarin.
Përveç urimit, Belkizi atij me rastin e ditëlinjdes i ka dhuruar edhe një dhuratë të veçantë. Bëhet fjalë për një tortë me inicialet e lojtarit si dhe numrin 7.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në muajin qershor pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme ariti që të jetë njëri prej lojtarëve më të përmendur të Kombëtares sonë. /21Media
Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se refugjati Nikolla Gruevski nuk do të ekstradohet në Maqedoni. Për gjykimin e djeshëm, autoritetet e vendit kanë mësuar nga mediat, kurse Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesën e dytë për ekstradimin e ish-kryeministrit. Në këtë situatë, Maqedonia nuk ka çka të bëjë dhe mbetet vetëm të shpresojë se autoritetet hungareze do të marrin ndonjë vendim të ndryshëm.
“Arsyetimi ishte, nëse e kam kuptuar mirë, pjesa më e rëndësishme e arsyetimit ishte se ai ka azil në Hungari. Azili është dhënë për shkak të kushteve në Maqedoni dhe për këtë arsye nuk mund ta dorëzojnë në vend prej të cilit ka ikur dhe ka marrë azil”, theksoi Oliver Ristovski, zëvendësministër i Drejtësisë.
Domethënë së pari duhet të ketë revizion të azilit, pastaj të shfuqizohet, e në fund të ketë ekstradim?
“Tani, unë nuk i di rregullat në Hungari. Konventat e thonë këtë”, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.
Por, që kërkesa e Gruevskit për azil të rishqyrtohet, procedurën duhet ta nisë Zyra për Emigracion dhe Azil në Hungari. Autoritetet e Maqedonisë në këtë rast, nuk mund të bëjnë asgjë.
“Domethënë ka procedurë. Ai, nëse nuk gënjehem, ka azil prej tre vjetëve dhe për këtë vendoset në vetë vendin në të cilin ka marrë azil. Nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Oliver Ristovski, zëvendësministër i Drejtësisë.
Zyra hungareze për Emigracion dhe Azil, vendimin për azilin e Gruevskit e ka lëshuar më 20 nëntor të vitit 2018, kurse pastaj i njëjti ishte vazhduar më 5 prill të 2019-tës. Pikërisht për këtë moment administrativ, gjykata nuk mund të reagojë, ka deklaruar gjykatësja, përcjellin mediat e atjeshme.
Duke gjykuar sipas sjelljes së autoriteteve hungareze, vështirë se mund të pritet ekstradim. Madje edhe ministri i jashtëm, Peter Sijarto, deklaroi se ka realizuar takime me Gruevskin në lokacione të fshehta në Budapest. Ndryshe, dje Gruevski nuk deshi t’iu përgjigjet pyetjeve – kush i ndihmon në Hungari dhe nëse ka lidhje biznesi me oligarkët hungarezë?
G: Si e paguani qëndrimin në Hungari? A keni ndonjë punë? A keni ndonjë kursim?
G: A keni lidhje biznesi me oligarkët hungarezë? A keni biznes të përbashkët në Maqedoni dhe Hungari? A e njihni Arpad Habonjin?
Por, kush në fakt është Arpad Habonji? Ai është këshilltari joformal i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, sipërmarrës hungarez, kurse sipas shkrimeve të mediave të atjeshme, Habonji është personi i katër më i fuqishëm në atë vend. Ai është arkitekti i lajmeve të rrejshme gjatë krizës së emigrantëve, kurse mediat hungareze e quajnë “spin doktor”. Nëse edhe gjykimi i djeshëm në të cilin mori pjesë Gruevski është vetëm spin apo teatër, do të tregojë koha. Mes të tjerësh, mbetet të mësohet se në çfarë mënyre ka ikur Gruevski nga Maqedonia dhe kush i ka ndihmuar, pasi autoritetet e vendit nuk kanë përgjigje, edhe pas tetë muajve nga arratisja e tij.
Konkurenti për Shtëpinë e Bardhë, demokrati, Joe Biden, është sulmuar ashpër për diferencim racor në një debat televiziv me nëntë rivalë.
Senatorja Kamala Harris e sulmoi atë duke treguar punën e tij të mëparshme me senatorë fanatikë dhe një herë kundërshtoi një politikë duke nxitur diversitetin në shkolla.
Nga ana e tij, Joe tha se ajo e kishte “portretizuar keq” pozicionin e tij, duke këmbëngulur se ai kishte hyrë në politikë për të mbrojtur të drejtat civile.
Kandidatët konkurrojnë për të marrë postin e presidentit republikan Donald Trump.
20 kandidatët kryesorë do të sfidojnë mes tyre, derisa fituesi të zgjidhet në konventën e partisë verën e ardhshme, përpara se të përballet me Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020.
Zonja Harris, e vetmja grua e zezë në fushën e demokracisë, e “sulmoi” Biden këtë muaj duke përmendur punën e tij dekada më parë në Senat me kolegë demokratë, të cilët favorizuan ndarjen e racave./oranews
Kryeministri Ramush Haradinaj takoi sot koordinatoren për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, nga e cila u njoftova për reformat e reja që kjo organizatë po implementon në misionet e saja.
Gjatë takimit Haradinaj tha se Qeveria dhe institucionet janë të gatshme të çojmë përpara projekte të rëndësishme, si në fushën e edukimit, barazisë gjinore apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Përkraha idenë e zbatimit në praktikë të fondit të besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve tona dhe bashkëpunimit më Agjencitë e OKB-së, si një mekanizëm i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe adresuar më mirë interesat e shoqërisë, duke u fokusuar në tema të veçanta dhe në rezultate konkrete.
Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit, institucionet tona, janë të gatshme, siç kanë vepruar deri më sot, që bashkërisht të çojmë përpara projekte të rëndësishme, si në fushën e edukimit, barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fuqizimin e rolit të gruas, përfshirjes sa më të mirë të komuniteteve dhe aspekte të tjera, të rëndësishme të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media
Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të EBU, mbajtur në Oslo, ka përfunduar
Ndryshimet në statutin që do të ndihmonin hyrjen e Kosovës në Eurovizion nuk janë pranuar dhe kështu Kosovës do t’i duhet të presë një kohë tjetër për të debutuar në garën e Eurovizionit.
Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU, ishte heqja e anëtarësimit në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU.
Kosova pa qenë anëtare e OKB-së nuk mund të fitojë statusin e një shoqërie ndërkombëtare të telekomunikacionit dhe prandaj nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së.
Para fillimit të votimit, 17 vende, përfshirë Greqinë dhe Qipron, kërkuan një votim të fshehtë mbi çështjen. Kërkesa u pranua dhe votimi që pasoi për ndryshimet në Nenet e Asociacionit ishte sekret.
Më në fund, nga 1186 votues, 673 votuan JO dhe 400 PO, ndërsa 113 abstenuan./21Media
.
Ky është sulm brutal politik, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke e komentuar aksionin e sotëm policor kundër ish funksionarëve, avokatëve dhe të punësuarve në administratë. Ai konfirmoi se janë arrestuar dy funksionarë të tyre dhe nëpunës. Nikollovski tha se janë arrestuar edhe 6 gra të cilat ishin nëpunëse në institucionet shtetërore. Nikoollovski e pyeti publikisht Kryeministrin se pse nuk ka asnjë aksion kundër, siç tha, funksionarëve dhe kryetarëve komunash të LSDM-së për të cilët gjatë muajve të fundit u publikuan shumë skandale.
“Siç paralajmëroi vetë Zaevi para disa muajsh, pushteti ka ngritur 750 raste kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Paramendoni, kryeministri i shtetit i cili nuk duhet të përzihet në punën e prokurorisë dhe gjyqësisë, e di saktë se sa raste janë ngritur kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Ketë mëngjes e hapën rastin 715, për shkak se dje dhe pardje kishin debakël me zgjedhjen e Qeverisë, sepse dje dhe pardje Zaev dinte se nuk mund të jetë edhe kryeministër edhe ministër i financave, andaj nuk dinte se si të dalë nga kjo situatë ku dëshiron në mënyrë të drejtpërdrejtë ta kontrollojë arkën shtetërore që të mund të vazhdojë të funksionojë aksioni euro për euro”, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
Ylli brazilian dëshiron që të luajë përsëri në Camp Nou
Ylli brazilian dëshiron që të luajë përsëri në Camp Nou
Neymar ua ka bërë me dije drejtuesve të Paris Saint-Germain se nuk do të luajë më me ta dhe se qëllimi i tij mbetet rikthimi te Barcelona.
Edhe PSG duket se është dorëzuar për ta mbajtur lojtarin në ekip dhe dëshiron ta shesë atë në afatin kalimtar veror.
Sipas gazetës Le Parisien, drejtuesit e PSG-së kanë vendosur të ulin çmimin e lojtarit. Francezët kërkojnë 222 milionë euro për të lënë të lirë 27-vjeçarin, shumë e njëjtë me atë që paguan para dy vitesh për ta transferuar nga Barça.
Neymar përfiton momentalisht një rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon, ndërsa Barcelona nuk i ofron më shumë se 24 milionë në vit dhe braziliani është i gatshëm të pranojë edhe këtë ulje të pagës vetëm që të luajë sërish në një ekip me Lionel Messin.
Presidenti i SHBA- së Donald Trump gjatë takimit të G20 me Presidentin rus Vladimir Putin iu drejtua atij me gishtin tregues dhe i tha: Mos u përzieni në zgjedhje, ju lutem.
Ishte takimi i tyre i parë që kur Robert Mueller përfundoi hetimin e tij për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përcjell rtv21.tv
Agjencitë e inteligjencës amerikane konkluduan se Rusia ishte pas një përpjekjeje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale me një fushatë të autorizuar nga shteti të sulmeve kibernetike dhe rrëfimeve të rreme të lajmeve të publikuara në mediat sociale.
Raporti i Mueller nuk gjeti prova se fushata e Trump komplotonte me Rusinë për të ndikuar në zgjedhje.
G20 është një takim vjetor i liderëve nga vendet me ekonomitë më të mëdha dhe me rritje më të shpejtë – dhe këtë vit ka të ngjarë të shohin dallimet e opinionit mbi ndryshimet klimatike, Iranin, proteksionizmin dhe tregtinë globale, si dhe një mori takimesh dypalëshe udhëheqësit./21Media
Nga e hëna do të ketë ulje të çmimit të roamingut mes Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sërbisë. Ndërkaq nga viti 2021 çmimi i roamingut do të hiqet tërësisht në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në Samitin e dytë digjital për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për fillim të procedurës për heqjen e roamingut ndaj Bashkimit Evropian.
Hapat e parë të krenarisë së Kosovës në xhudo
Majlinda Kelmendi sot është njëri prej emrave me të rëndësishëm të sportit kosovar. Xhudistja ka arritur që ta sjell për herë të parë në Kosovë një medalje olimpike në vitin 2016.
Por kjo nuk është e vetmja, medaljet e saj të arta tashmë nuk paraqesin risi, pasiqë vajza nga Kosova ka fituar epitetin e artë falë triumfit nëpër gara të ndryshme të xhudos, shkruan rtv21.tv.
Në këtë muaj Majlinda medalje të Artë ka fituar në Garat Evropiane të Minskut.
Krenaria e Kosovës, talentin e saj në xhudo e ka shfaqur qysh në fëmijëri e në rrugëtimin e saj rol kyç ka luajtur trajneri Driton Kuka.
Nëpër rrjetet sociale janë publikuar fotografi që shfaqin Majlindën edhe Dritonin në vitin 2000, kur xhudistja ishte 9 vjeçe./21Media