Milani përjashtohet nga Liga e Evropës

0

Shkelja e Fair Play Financiar i kushton shtrenjtë skuadrës italiane

Shkelja e Fair Play Financiar i kushton shtrenjtë skuadrës italiane
As Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk i ndihmon Milanit për të luajtur në Evropë. UEFA kishte vendosur ta përjashtonte klubin nga Liga e Evropës, por ata e dërguan çështjen në CAS por edhe atje dështuan.
Kuqezinjtë, të renditur në vendin e pestë në Serie A, kishin fituar të drejtën të luanin në fazën e grupeve në Ligën e Evropës. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhë.
Ditën e sotme vetëm klubi kuqezi ka njoftuar përmes një komunikate që nuk do të garojë në Ligën e Evropës në sezonin 2019-2020.
Dënimi i Milanit pritej dhe kjo për shkak të shkeljes së rregullave të Fair-Play financiar. Sot është bërë zyrtar edhe vendimi i CAS, ku Milani e kishte dërguar çështjen.
Në vendin e Milanit, në Ligën e Evropës do të luajë Torino, derisa Roma do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve të kësaj gare.

 

Hidhen në erë dy kulla në Gjenovë

0

Ekspertët e shembjes sot kanë hedhur në erë dy kullat e mbetura të një ure në autostradën në Gjenovë të Italisë që u shembën vitin e kaluar, duke vrarë 43 persona.

Mijëra njerëz u evakuuan përpara shpërthimeve për të shembur dy kullat e mëdha që përbëheshin prej rreth 4 mijë e 500 ton betoni dhe çeliku, transmeton rtv21.tv.

Ekspertët vendosën një sërë shpërthimesh të kontrolluara që në më pak se një minutë rrëzuan kullat e betonit gati 300 metra të gjatë që mbështetën strukturën e viteve 1960, të njohura si Ura Morandi për projektuesin e saj, inxhinier i famshëm Riccardo Morandi.

Kolapsi i saj është bërë objekt i një hetimi penal, si dhe një simbol i dështimit të Italisë për të ruajtur infrastrukturën e saj të plakjes dhe për mangësitë në mënyrën se si ka privatizuar rrugët./21Media

 

Ajaxi kërkon 65 milionë euro për Van Den Beek, Reali ofron më pak

0

Pogba mbetet dëshira e madhe e Real Madridit

Pogba mbetet dëshira e madhe e Real Madridit
Dy klubet e mëdha evropiane janë duke negociuar për transferimin e talentit holandez në Madrid.
Paul Pogba mbetet dëshira e madhe e Real Madridit në afatin kalimtar veror, por nëse një gjë e tillë nuk realizohet atëherë madrilenët kanë Planin B.
Dony Van Den Beek i Ajaxit pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane dhe të dyja klubet kanë filluar negociatat.
Momentalisht oferta e Realit me kërkesën e Ajaxit janë shumë larg dhe palët duket se do të negociojnë më gjatë për të arritur gjuhën e përbashkët.
Ajaxi kërkon 65 milionë euro, derisa Reali është i gatshëm të paguajë vetëm 50 milionë.
Van den Beek ka pasur një sezon shumë të mirë me Ajaxin ku në 57 paraqitje në të gjitha garat ka arritur të realizojë 17 gola dhe 13 asistime.

Çmimet e energjisë mbesin të njëjta!

0

Komisioni Rregullator për Energjetik sot njoftoi se çmimi i energjisë do të ngelë i pa ndryshuar.

Pas konsultimit mes tre kompanive më të mëdha në vend si furnizues të energjisë elektrike EVN Home, MEPSO dhe Elektrodistribucija, është vendos që të mos e rrisin çmimin e energjisë elektrike.

“EVN Home” ka siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët.

Nga dita e hënë pra 1 korrik faturat e energjisë elektrike nuk do të vinë nga “EVN Macedonia”, por nga “EVN Home”.

Çmimet e energjisë elektrike do të caktohen një herë në vit nga Komisioni Rregullator për Energjetik.

Putin: Liberalizmi është "vjetërsuar"

0

Vladimir Putin është shprehur se liberalizmi është “i vjetërsuar” në një intervistë para se të nisej për samitin e G20.

Presidenti rus tha se ideologjia që ka mbështetur demokracitë perëndimore për dekada me radhë, kishte “tejkaluar qëllimin e saj”.

Kreu rus vlerësoi gjithashtu rritjen e populizmit në Evropë dhe Amerikë, duke thënë se idetë si multikulturalizmi nuk ishin më “të qëndrueshme”.

Komentet e tij erdhën në një intervistë për Financial Times.

Intervista u botua ndërsa liderët botërorë filluan bisedimet mbi tregtinë dhe sigurinë në Japoni.

“Liberalët nuk mund të diktojnë asgjë për askënd,”-tha Putin, i cili ka shërbyer si president për gati dy dekada.

Ai shtoi se liberalizmi ishte në konflikt me interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë, duke marrë shembull kancelaren gjermane Angela Merkel që lejoi futjen e një numri të madh refugjatësh në Gjermani.

“Kjo ide liberale supozon se asgjë nuk duhet bërë, sepse emigrantët mund të vrasin, plaçkitin dhe përdhunojnë pa u ndëshkuar, sepse të drejtat e tyre si emigrantë duhet të mbrohen,”-shtoi Putin.

Presidenti tha gjithashtu se Rusia nuk ka problem me personat e LGBT por disa gjëra janë të tepruara për ta.

“Ata thonë se fëmijët duhet të kenë 5 ose 6 gjini. Le të jenë të gjithë të lumtur, nuk e kemi problem. Por kjo nuk duhet lejuar të errësojë kulturën, traditat dhe vlerat tradicionale të familjeve të miliona njerëzve që përbëjnë popullsinë bazë,”-theksoi Putin./oranews

Becker: Ende ka punë për transformimin e plotë të FSK-së

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se synimi dhe vizioni kryesor i Kosovës është që t’i bashkohet NATO-së dhe për këtë është e rëndësishme që miqtë ndërkombëtar t’i besojnë Kosovës.

Haradinaj gjithashtu e vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, ku theksoi se angazhimin e tyre e shohin si një urë të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

“Për ne është me rëndësi që të na besoni ju miqtë tanë, ne jo vetëm iu besojmë juve por iu marrim si njerëz tanë. KFOR-in e marrim si ushtri tonë. Kemi një synim dhe vizion si Kosovë që t’iu bashkangjitemi juve, familjes së juaj për këtë do të angazhohemi dhe do të punojmë. Konsiderojmë misionin e Nalt-it, si një urë të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe NATO-s”, tha kryeministri

Këto komente kryeministri i bëri gjatë ndërrimit të drejtorit të NALT –it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s), ku u bë dhe pranim-dorëzimi i detyrës nga gjeneral brigade, Uwe A. Becker te gjenerali tjetër Michael Oberneyer.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i ndau gjeneralit Becker medaljen hero i kombit “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”.

Drejtori i deritanishëm i NALT-it, gjeneral Brigade Uwe Becker, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke vlerësuar se kjo tregon marrëdhëniet e mira që ka me Kosovën.

Ai tha se qëllimi i tyre ka qenë zhvillimi i FSK-së. Sipas tij, edhe pse është arritur shumë, mbetët punë ende për procesin e transformimit të plotë të FSK-së.

Por gjenerali Becker tha se kjo është rruga e duhur për një të ardhme më të mirë.

“Ne kemi arritur në një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune në kuadër të mandatit tonë, që kemi pas qëllim zhvillimin e FSK-së. Edhe pse është arritur shumë, mbetët shumë për të bërë, procesi i transformimit është një punë komplekse që kërkon durim dhe angazhim, por kjo është rruga e duhur e ardhshme”, tha ai.

Kurse drejtori i emëruar, gjeneral brigade, Michael Oberneyer tha se është arritur shumë gjatë viteve të fundit dhe premtoi angazhim të madh për të progresin e mëtutjeshëm.

“Pasi FSK ka kaluar 120 ditët të periudhës së procesit të tranzicionit të FSK, ne kemi bërë vetëm 50 kilometrat e parë të martonës. Ne qëndrojmë të gatshëm për t’iu ndihmuar në këtë rrugëtim”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha shprehi falënderime për gjeneralin Becker duke e vlerësuar gjithë angazhimin e tij për zhvillimin e FSK-së.

Kurse, komandanti i FSK-së, Rrahaman Rama tha se FSK do të vazhdoi të trajnohet dhe të operojë me profesionalizëm.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo Daddario tha se roli i tyre ka qenë dhe do të jetë për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e Kosovës./21Media 

Botohet vëllimi i librave “Kujtesa e Kosovës”

0

Gashi tha se përmes këtij vëllimi po dokumentohet periudha e flijimit dhe vetëmohimit të popullit të Kosovës
Është promovuar sot vëllimi i librave “Kujtesa e Kosovës”, që po vlerësohet të jetë një zë ndryshe për historinë e fshehtë të Kosovës.
Botimi i 10 vëllimeve të kësaj serie është mundësuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi tha se përmes këtij vëllimi po dokumentohet periudha e flijimit dhe vetëmohimit të popullit të Kosovës.
Këto kujtime, sipas Gashit, do të shërbejnë si burim informacioni për fusha të ndryshme dhe për këtë u shpreh se do të mbështesin edhe përkthimin në gjuhën angleze.
“Jemi të gatshëm të përkrahim bibliotekën nacionale të Kosovës që këto botime në shqip, të përkthehen edhe në gjuhën angleze, në mënyrë që të lexohet edhe më gjerë historia e të moshuarve që kanë përjetuar gjëra që nuk i përthekon mendja e njeriut“, u shpreh Gashi.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se mbledhja dhe ruajtja e kujtesës gojore po vjen në një koncept të ri, të pakultivuar më parë në bibliotekën nacionale.
“Mbledhja e informacioneve nga njerëzit më të moshuar e dinim se është themelore në njohjen e historisë. Mbledhja e këtyre kujtimeve të njerëzve të moshuar siguron një zë ndryshe për historinë e fshehtë të Kosovës“, tha ai.
Profesori universitar, njëherësh mentor i projektit, Arsim Canolli, tha se ndjehet i nderuar që po botohet ky botim i rrëfimeve të 100 rrënimtarëve mbi 80 vjeç, si fryt i punës 2 vjeçare.
Ai uroi që të shtohen librat e kujtesës kolektive.
Ismail Maqedonci, njeri nga të moshuarit kujtimet e të cilit janë pjesë e këtij vëllimi, shprehu entuziazmin e tij për botimin e këtyre kujtimeve.
“Çka kemi hek në të kaluarën shumë vështirë u kanë. Në atë kohë qysh kemi jetu, shumica s’un e marrin me mend qysh kemi jetu, sa vështirë. Sakica të këqija ka pas, të marume prej kovaçëve. E sot i lumi ai i ri që donë me u shkolluar, i ka tona të mirat, me e ditë çka kemi hjekë na, sot është shumë mirë“, tha ai.
Në emër të studentëve të Antropologjisë, Egzona Azemi u shpreh se pas finalizimit të këtij projekti, kanë kuptuar edhe më mirë peshën dhe rëndësinë e këtij projekti.
.

Deskoska: RMV-ja është konsideruara shteti më shpresëdhënës në pikëpamje të procesit eurointegrues

0

Shumë shtete që i filluan negociatat me Bashkimin Evropiane ishin shumë më pak të përgatitura se Maqedonia e Veriut. Kemi stagnuar në pritje para Bashkimit Evropian për shkak të problemit me emrin. Procesi i integrimit në BE është një proces i gjatë dhe serioz që kërkojmë ta fillojmë kështu deklaroi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska gjatë fjalimit në sesionin kushtuar Sigurisë Globale në rajonin e Mesdheut të edicionit të 30-të të Forumit Kran Montana në Gjenevë.Deskoska theksoi se Maqedonia e Veriut është konsideruar si shteti më shpresëdhënës në pikëpamje të procesit eurointegrues.

“Beerfest Kosova”, edicioni i nëntë vjen më madhështor

0

“Beerfest Kosova” i përket një formati argëtues dhe promovues
Festivali tradicional i birrës “Beerfest Kosova”, vjen për herë të nëntë në Prishtinë më shumë birra dhe me një program artistik të një festivali spektakular ndërkombëtar.
“Beerfest Kosova” do të mbahet në parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.
Sipas organizatorëve të “Modus” sivjet adhuruesit e birrave do të kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat më të mira vendore dhe ndërkombëtare, të shijojnë edhe një program artistik që i konkurron festivaleve më të mëdha të muzikës në rajon.
“Beerfest Kosova” i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 5 net me radhë mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra nga më të ndryshmet me çmime promovuese.
“Programi artistik i kompletuar do të publikohet me 10 korrik, por do të kemi artistë ndërkombëtarë dhe vendorë. Ajo çka mund të shpalosim në këtë moment është që Beerfest do të hapet me këngëtaren e mirënjohur Dhurata Dora në përcjelljen e DJ Bannzz të mërkurën me 24 korrik kurse do të përmbyllet me Red Hot Chili Peppers European Tribute të dielën me 28 korrik”, bëri të ditur, Ekrem Tahiri nga MODUS Events.
Përveç muzikës e birrave të ndryshme, këndit të ushqimit e pijeve joalkoolike, vizitorët do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.
Beerfest do të jetë aktiv nga ora 17:00 ku do të ketë shumë lojëra dhe gara të ndryshme me birra.
.

Asaf Ademi ia dorëzon ministrinë e Kulturës Hysni Ismailit!

0

Ish ministri i Kulturës Asaf Ademi sot ia dorëzo ministrin e Kulturës Hysni Ismaili. Ademi ka njoftuar ministrin e ri për punët e realizuara gjatë periudhës që ka udhëhequr me këtë dikaster.

Hysni Ismaili në konferencën e parë për shtyp si ministër i Kulturës tha se mbas marrjes së detyrës e kam më lehtë pasi që ish ministri Ademi ka bërë shumë dhe situata është më e qetësuar. Ismaili tha se ministria e Kulturës është servisë i institucioneve të kulturës, por sidoqoftë ne do të bëjmë ç’mos që ti arrimë synimet tona për të cilët kemi ardhur në këtë postë.