OSBE thirrje për vetëpërmbajtje: Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor të jetë paqësor

0

Krerët e OSBE u ka bërë thirrje palëve politike të vetëpërmbahen dhe të respektojnë proceset demokratike të vendit.

Në një deklaratë, OSBE u kërkoi palëve politike që të sigurojnë që procesi zgjedhor i 30 qershorit të jetë paqësor.

“OSBE ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe ka nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët relevantë të angazhuar në politikë të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje. Tani më shumë se kurrë është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të zhbllokuar situatën aktuale, për t’u angazhuar në dialog pa kushte dhe për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve të dielën të jetë paqësor.

Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara që të mbështesin sundimin e ligjit, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike dhe të drejtat themelore dhe të shmangin dhunën. Të dy, dhunuesit dhe nxitësit e akteve të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit që të marrin masa paraprake,”-tha OSBE.

OSBE dënoi sulmet e dhunshme në ambientet e KZAZ në Vaun e Dejës.

OSBE: “Duke pranuar të drejtën e shqiptarëve për protestë paqësore, OSBE dënon ashpër sulmet e fundit të dhunshme që synojnë organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në komunat anembanë Shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit.”/oranews

 

Janakievski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij, të punësuar në Kadastër, noter…në mesin e të arrestuarve nga aksioni policor mëngjesin e sotëm!

0

Pas hetimit disa mujor, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Brendshme në disa lokacione në Shkup kanë ndërmarr masa për sigurimin e personave të dyshuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Në mesin e të arrestuarve nga aksioni policor është edhe ish Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski i cili është në arrest shtëpie si dhe disa ish bashkëpunëtor në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në mesin e të arrestuarëve ka edhe noter, të punësuar në Kadastër si dhe një biznesmen.

Sipas Prokurorisë Themelore Publike, bëhet fjalë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me çka është dëmtuar buxheti i shtetit. Një i dyshuar deri më tani është në arrati.

Gjashtë trajnerët më të paguar në Premier League

0

Kampionati Anglez është një ndër më të paguarit për trajnerët. Për këtë arsye shumica e tyre preferojnë që të drejtojnë ekipe në ishullin Britanik.
Dhe më poshtë mund të shihni listën me gjashtë trajnerët më të paguar në Premier League:
Pep Guardiola (Manchester City) – 20 milionë
Mauricio Pochettino (Tottenham) – 8.5 milionë
Jurgen Klopp (Liverpool) – 7.5 milionë
Ole Gunnar Solskjaer (Manchester United) – 7.5 milionë
Manuel Pellegrini (West Ham ) – 7 milionë
Unai Emery (Arsenal) – 6 milionë.

Aksion policor në disa lokacione në Shkup, në pranga ish-zyrtarë të lartë dhe administratorë!

0

Mëngjesin e sotëm policia e shtetit ka arrestuar disa persona. Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Brendshme ka ndërmarr masa për sigurimin e të dyshuarve. Nga aksioni policor midis të dyshuarve ka edhe ish zyrtarë të lartë, administratorë dhe persona të tjerë publik. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë paralajmëruar se gjatë ditës do të japin më shumë detaje për këtë rast.

Historia e Kosovës përmes rrëfimeve nga 100 pleq e plaka

0

100 rrëfime autentike dhe shumë të çiltëra që shpalosin gjithë botën
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të bojë promovimin e librave në dhjetë vëllime “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”.
100 rrëfime autentike dhe shumë të çiltëra që shpalosin gjithë botën e përditshmërisë në Kosovë, nga Lufta e Dytë Botërore deri sot, vijnë në rreth 5000 faqe transkriptesh të 100 intervistave me 100 pleq dhe plaka mbi 80 vjeç.
Ky projekt i realizuar ka për qëllim mbledhjen, dokumentimin, publikimin dhe promovimin e historive gojore të personave të moshuar të Kosovës dhe që përmes trajnimit të formohet një model dhe një qendër informative dhe trajnuese për krijimin e një bashkëpunimi të fuqishëm për historinë gojore në mes të studentëve, stafit të Bibliotekës, hulumtuesve të rinj dhe përfaqësuesve joqeveritar.
Temat që trajtohen në historitë gojore të 100 të moshuarve të intervistuar janë tema mbi organizimin e jetës, zakonet, organizimin e fshatit, duke përfshirë këtu zakonet ekonomike e edhe marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë vendit.
Gjithashtu janë mbledhur historitë gojore të mbajtjes së fesë dhe tolerancës, artit dhe zejtarisë,
martesave dhe të drejtave të grave në përgjithësi.
Promovimi i dhjetë vëllimëve do të bëhet në hollin e bibliotekës duke filluar nga ora 11:00 dhe është organizuar nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
.

Milot Rashica feston ditëlindjen, e fejuara e uron me fjalë të veçanta

0

Rashica sot feston datën e lindjes

Rashica sot feston datën e lindjes
Sot për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën është ditë e shënuar. Miloti sot feston ditëlindjen 23-të, shkruan rtv21.tv
Gjatë ditës së sotme, futbollisti i njohur kosovar pritet të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Ndërsa, qysh në minutat e parë të ditës së sotme, Miloti e mori urimin e veçantë nga personi i zemrës. E fejuara e tij, Belkizi përmes një postimi në instagram, shkroi fjali shumë domethënëse për të fejuarin.
Duke i uruar ditëlindjen Milotit, Belkizi u shpreh mirënjohëse që i fejuari e bënë gruan më të lumtur në botë. Krahas postimit, Belkizi publikoi dy imazhe të bukura me Milotin.
 
Kujtojmë se Milot Rashica dhe dhe Belkiz Kera janë fejuar në vitin 2015. /21Media

“Ajo” publikoi projektin “Besa”

0

“Besa” u publikua me videoklip
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vjollca Robelli-Mripa e njohur si “Ajo” sapo publikoi projektin “Besa”.
Këngës, “Ajo” i ka bashkangjitur edhe videoklipin, shkruan rtv21.tv
Kënga është shkruar dhe kompozuar nga vetë artistja, ndërsa miksi i saj është bërë nga Andrew Phillips, i cili është kompozitor i nominuar për çmimet “Oscar” dhe “Emmy”./21Media

.

​​Prishtina barazon në ndeshjen e parë ndaj St Joseph's

0

Përfundoi ndeshja Prishtina-St Joseph’s

Përfundoi ndeshja Prishtina-St Joseph’s
Prishtina nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen e parë parakualifikuese për në Europa Ligë, ndaj skuadrës së St Joseph’s nga Gjilbraltari.
Skuadra e Mirel Josës gjatë gjithë ndeshjes ishte skuadër e cila mbante më shumë topin, por që nuk arritën të shënonin një gol më shumë se kundërshtari.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë, atë të barabartë 1 me 1.
Të parët në epërsi kaluan Prishtina nëpërmjet kapitenit Armend Dallku, i cili shënoi nga penalltia e fituar nga sulmuesi Alban Shillova. Ndërkohë që mysafirët barazuan 5 minuta më pas, me anë të Juan Pena, i cili befasoi mbrojtjen vendase.
Kujtojmë që ky barazim i shkon më shumë përshtati skuadrës nga Gjilbraltari, pasi goli i shënuar si mysafir vlen shumë në rezultatin e përgjithshëm të të dy ndeshjeve.

Kuka tregon se sa medalje i priste nga Lojërat Evropiane Minsk 2019

0

“Ideja ishte të mos kthehem pa medalje”

“Ideja ishte të mos kthehem pa medalje”
Në emisionin “Click” të RTV 21, sonte ishte i ftuar Selektori i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka.
Kuka tregoi që në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat filluan nga 21 qershori dhe do të mbahen deri më 30 qershor, priste dy medalje.
“Pritjet e mija kanë qenë, dy medalje. Kam thënë, Distria duhet me fitu medalje, Majlinda duhet me fitu medalje, Nora duhet me fitu medalje, po për secilën e kam ruajt pak një dozë rezerve se mundet me ndodhë diçka. Prej kujt e kam pas problem me pritë medalje është Akili. 73 kilogrami është kategori e çmendur, aty kampioni olimpik ka humbë në xhiron e dytë, çka tash me thanë humbje shokuese a, jo jo.”, tha ai.
Kuka më tutje tha se ideja e tij për këto lojëra ishte të mos kthehej pa medalje, përcjell rtv21.tv
“Faktikisht dy medalje i kam pritë, po në atë ndërdijen time kam thënë mos të kthehem pa medalje, kjo është ideja për një shtet të vogël si Kosova.”, tha Kuka.
Kosova u përfaqësua nga 12 sportistë në Lojërat Europiane Verore Minsk 2019. Katër ditë pa u mbyllur këto gara, Kosova ndodhet në vendin e 25 për nga numri i medaljeve të fituara.
Tri xhudistet kosovare: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, i sollën shtetit të Kosovës tri medalje. Më 22 qershor, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Kelmendi mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina.
Në Minsk, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë. Ajo për pak nuk ia doli të fitojë medaljen e artë, të dytën për Kosovën në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Ndërsa, Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë. Loriana mposhti gjermanen, Luise Malzahn në kategorinë -78 kilogramë dhe me këtë fitoi të bronztën në Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019./21Media

Ligji për Sponsorizime hyn në fuqi më 1 janar të 2020

0

Votimi i Ligjit për Sponsorizime, lajm i gëzueshëm për komunitetin sportiv

Votimi i Ligjit për Sponsorizime, lajm i gëzueshëm për komunitetin sportiv

Në emisionin “Click” të RTV 21, sonte ishte i ftuar Selektori i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka.

Kuka votimin e sotëm të Ligjit për Sponzorizime në Sport dhe Kulturë, e cilësoi si një lajm të gëzueshëm për komunitetin sportiv.

“Së pari është lajm i gëzueshëm për komunitetin sportiv. Unë rastisa të jem në Prishtinë sot, afër Kuvendit dhe në momentin që mora lajmin që është votuar ligji me një numër të konsiderueshëm të votave. U takova me kryetarin e Parlamentit, i shpreha falënderimet e mija në emër timin personal, të ekipit tim, por edhe të gjithë komunitetit sportiv.”, tha ai.

Kuka tha se në takimet që i zhvilloi sot me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe njerëzit kompetent, pas miratimit të këtij ligju, u njoftua që ky ligj parimisht do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2020.

“Një ligj, i kaluar kohë më parë, Ligji i Sponzorizimit, të cilin unë si laik i ekonomisë, e kom mendu që është kry, dhe faktikisht tani vetëm shkon në gjetjen e sponsorëve potencial edhe ata i kanë lehtësirat tatimore sipas ligjit, po ajo s’ka ndodhe edhe mandej u njoftova edhe me procedurën tjetër, e cila për fat të mirë sot e ka marrë atë formën finale, edhe faktikisht për me i njoftu të gjithë ata njerëzit që presin që ndoshta qysh nesër do të fillojnë, unë u njoftova edhe nga njerëzit kompetent aty sot, takimet që i pata se ky ligj mund të hyjë në fuqi, prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, për arsye të rregullimit të dokumentacionit të ATK-së, harmonizimit të financave, të cilat unë nuk i njoh aq mirë, por në parim ligji fuqizohet me 1 janar të vitit 2020, dhe prej atëherë mund të ndodhin këto përkrahjet nga sponsorët potencial për klubet, individët, sportistët edhe normalisht federatat.”, tha ai.

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime. Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave./21Media