Prishtina – St Joseph's, rezultati në pjesën e parë

0

Rezultati i barabartë

Rezultati i barabartë

Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – St Joseph’s me rezultat të barabartë 1 me 1.

Prishtina arriti të kalojë në epërsi në minutën e 27-të, pas golit të shënuar nga Armend Dallku nga pika e bardhë. Penalltinë për Prishtinën e fitoi sulmuesi Alban Shillova.

Ndërkohë, pa kaluar as 5 minuta skuadra mysafire arriti të barazojë rezultatin me anë të sulmuesit Juan Pena, i cili shënoi pas një pakujdesie më vijën e fundit të mbrojtjes së Prishtinës.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, ndërkaq ndeshja kthyese do të zhvillohet të martën në Gjilbraltar.

U shënuan dy gola të shpejta në stadiumin “Fadil Vokrri”

0

U barazua rezultati ndërmjet Prishtinës dhe St Josephs

Skuadra e Prishtinës arriti të shënojë golin e parë në ndeshje. Armend Dallku i kaloi në epërsi kryeqytetasit, me anë të golit të shënuar nga penalltia. Më meritori për këtë gol ishte sulmuesi i sapoardhur në ekipin e Mirel Josës, Alban Shillova, i cili mjeshtërisht arriti ta fitojë penalltinë.

Mirëpo, pa kaluar as 5 minuta të plotë nga epërisa, skuadra e St Josephs shënoi golin e barazimit. Sulmuesi Jaun Pena, në minutën e 32-të të ndeshjes arriti ta barazoi rezultatin me anë të golit të shënuar pas një hutie në mbrojtjen e Prishtinës.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e shtatë për Prishtinën në garat ndërkombëtare dhe e para në shtëpi, në cilësinë e vendasit që nga viti 1984. Prishtina ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar veror, ku tre prej futbollistëve si Shillova Uka dhe Krasniqi janë startues, ndërsa lojtar si Ahmet Januzi dhe Tun Bardhoku nuk kanë arritur të licencohen për këtë ndeshje.

.

Prishtina kaloi në epërsi – RTV21

0

Skuadra e Prishtinës ka arritur ta shënojë golin e parë në ndeshje.

Armend Dallkau i kaloi në epërsi kryeqytetasit, me anë të golit të shënuar nga penalltia.

Duhet theksuar se më meritori për këtë gol ishte sulmuesi i sapoardhur në ekipin e Mirel Josës, Alban Shillova i cili mjeshtërisht arriti ta fitojë penalltinë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në pjesën e mbetur të ndeshjes, por shihet se Prishtina është shumë më e përgatitur fizikisht se kundërshtari nga Gjibralatari.

Filloi ndeshja Prishtina-St Josephs – RTV21

0

Prishtina kërkon fitore

Prishtina kërkon fitore

Sapo filloi ndeshja e parakualifikimeve për në Europa League ndërmjet Prishtinës dhe St Josephs.

Prishtina në këtë ndeshje hyri me formacion 4-2-3-1 për dallim nga mysafirët që startuan me sistemin 4-3-3.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e shtatë për Prishtinën në garat ndërkombëtare dhe e para në shtëpi, në cilësinë e vendasit që nga viti 1984.

Kujtojmë që Prishtina ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar veror, ku tre prej futbollistëve si Shillova Uka dhe Krasniqi janë startues, ndërsa lojtar si Ahmet Januzi dhe Tun Bardhoku nuk kanë arritur të licencohen për këtë ndeshje.

​Prishtina – St Josephs, formacionet zyrtare

0

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Prishtina- St Josephs

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Prishtina- St Josephs

Me fillim nga ora 20 e 45 minuta, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, nënkampioni i Kosovës në Futboll, Prishtina nis rrugëtimin e saj në garat evropiane për edicionin 2019/2020.

Në këtë takim, Prishtina do luajë me formacion 4-2-3-1. Bekaj, Thaqi, Dallku, Bekteshi, Bashiru, Ahmeti, Miftaraj, Krasniqi, Uka, Mankenda e Shillova është formacioni i Prishtinës.

Ndërsa skuadra mysafire do të luajë me sistem 4-3-3.

Ecja në mbrëmje është më e shëndetshme

0

Praktikimi i ecjes në mëngjes është më i mirë se në mbrëmje

Ecja gjithmonë është cilësuar si një proces i rëndësishëm në shëndetin e secilit. Studime të ndryshme tregojnë se nëse ky aktivitet bëhet në mbrëmje mund të jetë më e mirë për ju se sa praktikimi i saj në mëngjes.

Në hulumtimet e bëra në minj, shkencëtarët thanë se performanca e stërvitjes ishte rreth 50% më e mirë gjatë orëve të mbrëmjes.

Brejtësit që ushtruan gjatë natës kishin nevojë për më pak oksigjen, duke i bërë ato më efikase dhe kishin nivele më të larta të një substance në trup që rrit aktivitetin metabolik të indeve.

Ekipet nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universiteti i Kalifornisë, Irvine thanë se studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë teorinë e mbajtur gjatë se koha e një dite ka një ndikim në produktivitetin e ushtrimeve.

.

Zyrtare: Verona prezantoi Amir Rrahmanin

0

“Hellas Verona” sot ka publikuar lajmin e zyrtarizimit të futbollistit shqiptar, Amir Rrahmanit.

Skuadra nga Serie A, ka shkruar se Rrahmani do jetë pjesë e tyre deri në vitin 2023.

“Nga 1 korriku mbrojtësi Amir Rrahmani (1994), do jetë futbollist i ri i Hellas Verona. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023”, është shkruar në njoftimin zyrtar.

Rrahmani është transferuar te Verona për 2.1 milionë euro nga Dinamo Zagreb.

Në të kaluarën Rrahmani ka qenë pjesë e skuadrave si Drenica, Partizani i Tiranës.

Lajm i mirë për sportin: Miratohet ligji për sponsorim!

0

Institucionet, Komiteti Olimpik, Federatat i gëzohen këtij vendimi

Institucionet, Komiteti Olimpik, Federatat i gëzohen këtij vendimi

Pas miratimit të Ligjit për sponsorim në Sport kanë pasuar reagime të shumta pozitive për vendimin e Kuvendit të Kosovës. Në vazhdim do të ndiqni një kronikë që përmbledhë reagimet e Institucioneve, Komitetit Olimpik dhe Federatave Sportive të Kosovës./21Media

INTEGRISTËT I KËRKOJNË MEMEDIT TË REFLEKTOJË, SELA: MANDATI I TIJ BURONTE NGA KOALICIONI I ASH-së

0

Pasi dha dorëheqje si deputet dhe braktisi qeverinë, Vesel Memedi dje nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

I kontaktuar nga TV21 as sot tha se nuk dëshiron të flasë. Kështu mbeten pa përgjigje pyetjet se në ç’formë Kryeministri dhe sekretari shtetëror Kiril Partallov e kanë futur në lojë ish-Ministrin e pushtetit lokal Suhejl Fazliu, siç akuzoi dje kreu i RDK-së.

Pa përgjigje mbetet edhe pyetja se pse e dorëzoi mandatin e deputetit, në vend të kalojë në bllokun opozitar.

Në rast se Kuvendi aprovon dorëheqjen e Memedit, mandati i kalon Arta Toçit nga “Aleanca për Shqiptarët”. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela tha se kjo do ta përforcojë pozicionin e Aleancës, ndërsa dorëheqjen e Memedit e quajti “rregullim të një padrejtësie”.

“Veprimin e Vesel Memedit unë nuk kam pse e komentoj. Thjesht ai dha dorëheqja, mandati i tij ishte mandat i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe në një farë forme po rregullohet një padrejtësi e bërë, me vetë faktin se ja ktheu shpinën këtij koalicioni”, u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Integristët e quajnë të shpejtuar vendimin e Memedit për t’u dorëhequr. Deputeti Artan Grubi hodhi poshtë akuzat e kreut të RDK-së se BDI dhe LSDM kanë bashkëpunuar kundër Fazliut.

“Shpresoj që zoti Vesel Memedi sot do ta rishqyrtojë pozitën e tij dhe do të bëjë një vlerësim të duhur, të bëhet pjesë e vazhdueshme e reformave të cilat i kemi ndërmarrë dhe bashkërisht, ta përfundojmë këtë mandat duke e përkrahur njëri-tjetrin dhe duke qenë pjesë e shumicës parlamentare si dhe e shumicës qeverisëse”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Edhe pa Vesel Memedin ekziston shumica parlamentare, thotë Grubi, megjithatë kërkon që Memedi të reflektojë dhe ta pranojë propozimin e Zaevit për ta marrë ministrinë pa resor për përmirësimin e klimës investuese të kompanive vendore.

Kreu i Alternativës njëkohësisht dhe deputeti Afrim Gashi i tha TV21 se secila parti bën kalkulimet e veta andaj nuk dëshiron të komentojë vendimin e Memedit për t’u dorëhequr.

Përgatiti: Besir Arifi

Të shtëna me armë afër një xhamie, dy të plagosur

0

Personi i armatosur në arrati

Personi i armatosur në arrati

Policia ka njoftuar se dy persona u plagosën pasi u qëlluan me armë zjarri jashtë një xhami sot në Brest, të Francës perëndimore.

Prokurori Jean-Philippe Recappe tha se i armatosuri hapi zjarr pasi njerëzit u lanë xhaminë në lagjen Pontanezen të qytetit, transmeton rtv21.tv.

Nuk është e qartë nëse të shtënat kishin motive fetare.

Transmetuesi publik “France 3” njoftoi se personi i armatosur është në arrati./21Media