Ju mund të pajtoheni se gjithmonë është mirë të gjeni diçka interesante dhe të pazakontë, diçka që doni të ndani me të gjithë.
Disa njerëz gjetën aksidentalisht gjëra të çuditshme: një kazan me një formë të çuditshme, një biletë të harruar për argëtim të këndshëm që është 108 vjeç dhe madje edhe dhëmbin gjigant të një peshku të ngordhur.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të gjërave të mahnitshme që përdoruesit e internetit kanë gjetur dhe ndarë me të tjerët./21Media
“Hapa një sirtar duke kërkuar një pirun dhe gjeta një grumbull ylberësh”
Ishulli holandez i Terschelling-ut u mbulua me mijëra atlete…
… Dhe një vit më vonë, grumbuj të bananeve u gjetën në të njëjtin plazh!
“Ju mund të bëni një flamur rus duke përdorur Skittles”
“Gjeta një bizele të imët në një qese me bizele të ngrira”
Me syze dielli, kapelë dhe pallto me duart e mbuluara dhe me pranga, ish kryeministri Nikolla Gruevski është dërguar në gjykatën në Budapest, në shoqëri të nëpunësve policor me veshje civile.
Gruevski nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, edhe pse kishte interes të madh. Ai hyri në sallën e gjykatës, ndërsa syzet dhe kapelën nuk i hoqi as gjatë fjalimit të gjykatëses duke e shpjeguar arsyen për dërgimin e tij në gjykatë. Gjykata siguroi edhe përkthyes, ndërsa me kërkim të tij, seanca ishte e mbyllur për opinionin publik, përkatësisht, gazetarët nuk mundeshin të merrnin pjesë.
Sipas mediave hungareze, seanca ka filluar në orën 10, ndërsa pas gjysmë ore Gruevski e ka lëshuar sallën e gjykatës, sepse gjykata ka dhënë urdhër për lirimin e tij. Gjykatësja Eva Varazhij arsyetoi se Gruevski është dërguar në gjykatë për shkak të kërkesës së zyrtarëve të Maqedonisë për ekstradimin e tij. Megjithatë, siç deklaroi ajo dhe siç transmetojnë mediat hungareze, autoritetet e Hungarisë nuk mund t’i vërtetojnë pohimet e organeve gjyqësore të Maqedonisë për besueshmërinë e aktvendimeve dhe akuzave.
Gruevski do të lirohet sepse, siç ka thënë gjykatësja, kushtet për ekstradim nuk janë plotësuar, ndërsa në Hungari ai ka status të refugjatit. Zyra për emigrim dhe azil në Hungari, vendimin për azil, Gruevskit ia ka dhënë më 20 nëntor të vitit 2018, dhe pastaj e ka vazhduar deri më 5 prill të vitit 2019. Për shkak të këtij momenti administrativ, gjykata nuk ka mundësi të reagojë, ka deklaruar gjykatësja.
Gjykatësja njëkohësisht ka deklaruar se Zyra për emigrim përsëri mund ta shqyrtojë aplikimin e Gruevskit për azil, por vendimin e fundit do ta sjellë Ministria e drejtësisë së Hungarisë.
As gjatë hyrjes në gjykatë, as gjatë largimit të tij, Gruevski nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Para gjykatës e priti veturë e zezë me të cilën u largua në drejtim të panjohur.
Para disa ditësh, në vizitë zyrtare në Shkup ishte ministri i punëve të jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto. Ai pranoi se ka zhvilluar disa takime me Gruevskin në lokacione të fshehta në Budapest por nuk deshi të zbulonte se për çfarë kanë biseduar. Ai tha se duke marrë parasysh faktin se Gruevski ka qenë kryeministër për 10 vjet, ka njohuri të mira për gjendjet në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse dikush ka qenë për 10 vite kryeministër në këtë rajon unë vlerësoj se ai e kupton rajonin shumë mirë. Unë s’kam kërkuar për asnjë autorizim për të treguar ndonjë pjesë nga diskutimi ynë por mund t’ju them se edhe ish Kryeministri juaj është goxha në favor të aderimit tuaj në BE”, deklaroi ministri për Punë të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto.
Autoritetet e Maqedonisë kërkojnë ekstradimin e Gruevskit për shkak të dënimit të plotfuqishëm me burg prej 2 vjetëve për lëndën e PPS-së, Tanku por edhe për hetimin që ka të bëjë me organizimin e sulmit në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Gabime drejtshkrimore po vërehen nëpër disa institucione të RMV-së. Në vulën е Ndërmarrjes publike Pyjet e Maqedonisë, në vend se të shkruhet “Pyjet Kombëtare” është shkruar “Pyje kombëtare”. Pastaj fjala “Sharr” është shkruar vetëm me një “r”.
Drejtori i kësaj ndërmarrje Zoran Gjorgjiev thotë se gabimi nuk është bërë qëllimisht dhe se kjo do të përmirësohet së shpejti, pasi që kjo ndërmarrje, sipas tij, planifikon të punësojë përkthyes në shqip.
“Kemi detyrimin për të marrë një person që e njeh gjuhën shqipe. Ne jozyrtarisht përkthejmë me njerëz që i kemi punësuar tek ne. Por procedura zgjat, dhe unë mendoj se në afat të shkurtër do të kemi një punonjës zyrtar që do ta bëjë këtë. Gabimi nuk është i qëllimshëm. Bëhet fjalë për gabim teknik”, tha Zoran Gjorgjiev, drejtor Pyjet e Maqedonisë.
Ndryshe drejtori i agjencisë për implementimin e gjuhëve Ylber Sela fton që të gjithë institucionet ta konsultojnë Agjencinë kur t’i bëjnë përkthimet që në të ardhmen mos të ketë kësi lloj gabime.
“Nëse një institucion mos të bëj gabime, sa ju përket vulave, llogove, apo cështjeve tjera që kanë të bjënë me gjuhën shqipe mund të na drejtohet neve dhe neve me aq sa kemi kapacitet do tu kthejmë përgjigje se si duhet të shkruhet ajo fjalë apo fjali”, theksoi drejtori i Agjencisë për Implementimin e Gjuhëve, Ylber Sela.
Ndryshe edhe pullat postare që u promovuan nga Postat e Maqedonisë janë me gabime drejtshkrimore.
Gabime kishte në pullën postare të Jashar Bej Shkupit dhe Skënderbeut.
Në Klinikën Universitare të Kirurgjisë Pediatrike do të fillojnë të kryhen ndërhyrje kirurgjike për ndërrimin e gjinisë. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se për këto operacione është i angazhuar specialisti nga Serbia Miroslav Gjorgjeviq. Sipas ministrit, operacionet kirurgjike për ndërrimin e gjinisë nga tani do të jenë në llogari të Fondit Shëndetësor dhe jo private siç ka qenë deri tani.
“Më lejoni të them se para disa muajve në shërbim të qytetarëve është kirurgjia trans gjinore, është një ekspert I nivelit të lartë që është nga Serbia dhe që punon në shtete evropiane të zhvilluara dhe në Amerikë , dhe operacionet që deri tani janë bërë private tani do të mund të bëhen në faturë të Fondit dhe do të kryhen në Klinikën për kirurgji të fëmijëve”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se si Qeveri vazhdimisht punojnë në përmirësimin e të drejtave e çdo qytetari. Ajo shtoi se Qeveria në çfarëdo lloj forme mbështet të drejtat komunitetit LGBTI dhe çdo komuniteti tjetër.
“Këtë vit të gjithë së bashku aktivistët e LGBT, organizatat qytetare, Qeveria , organizata ndërkombëtare dhe të gjithë ambasadat e mëdha në vend duhet të kenë përfaqësues në paradë. Me këtë do të tregojnë se më në fund Maqedonia po bëhet e shoqëri të hapur dhe barabartë për të gjithë”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Ndërsa aktivistja e LGBTI-së, Biljana Ginova, e cila njëkohësisht ishte edhe viktimë e dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, shprehet se është e kënaqur nga mbështetja e Qeverisë dhe pret që në paradë të ketë përfaqësues të të gjitha niveleve shtetërore.
“Parada është shumë ngjarje e rëndësishme, sepse ne si komunitet gjatë gjithë kohës fshihemi nga dikush. Unë pres që në paradë të shohim persona të ndryshëm, përkrahës, familjet tona dhe të shohim përfaqësues tonë shtetëror, ato ndërkombëtar në një protestë për rifitimin e rrugëve që na takojnë edhe neve”, tha Biljana Ginova, aktiviste e LGBT.
Eleni Ceceku nga Këshilli Evropian tha se ngjarja e sotme është rast historik për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut.
“Këshilli i Evropës i jep përkrahje, sepse na duhet solidarizim dhe duhet të qëndrojmë për të drejtat e njeriut për komunitetin LGBT-së. Nuk kërkojmë të drejta të veçanta, kërkojmë barazi dhe qasje tek të drejtat universal si të gjithë të tjerët”, u shpreh Eleni Ceceku nga Këshilli i Evropës.
Ndryshe, Parada e krenarisë në Shkup do të mbahet me 29 qershor, ndërsa është paralajmëruar se do të ketë përkrahje edhe nga disa politikanë.
Ish-ministrja Gordana Jankullovska ka ngritur parashtresë ndaj gjykatëses Dobrilla Kacarska, e cila e ka gjykuar Jankullovskën në rastin “Tanku” dhe parashtresa ka të bëjë pikërisht për këtë lëndë. E kontaktuar nga TV21 Kacarska tha se nuk e konteston faktin se ndaj saj është ngritur parashtresë në Këshillin Gjyqësor, megjithatë nuk deshi të japë detaje në këtë fazë. Arsyeja se pse dje nuk është paraqitur në Këshillin Gjyqësor është për shkak të pushimit vjetor. Atje do të paraqitet pas 1 korrikut, kur t’i mbarojë pushimi, tregoi Kacarska. Ish-ministrja Jankullovska na e mbylli telefonin duke mos dashur të flasë për këtë çështje ndërsa na sugjeroi që për këtë të drejtohemi direkt tek Këshilli Gjyqësor.
Kontaktuam me Kryetarin e Këshillit Kiro Zdravev, por edhe ky nuk deshi të ndajë asgje për këtë çështje. Ai madje na tha se debati brenda Këshillit për përgjegjësinë e një gjykatësi është i fshehtë me qëllim ruajtjen e integritetit të gjykatësit. Parashtresat në Këshillin Gjyqësor ngriten ku pala e gjykuar mendon se nuk është vepruar drejt dhe me korrektësi nga ana e gjykatësit gjatë gjykimit të një lënde.
Takimi ministror i Këshillit Veri-Atlantik të Aleancës në të cilin merr pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, vazhdoi edhe sot, me dy sesione të dedikuara buxhetimit të mbrojtjes dhe misionit të Aleancës në Afganistan. Ministrja Shekerinska, deklaroi se vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë me pjesëtarët e tij në këtë mision në të cilin tashmë ka 47 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë. Ajo bëri me dije se buxheti për sferën e mbrojtjes gjatë dy viteve të fundit ka shënuar rritje, kurse shteti është në rrugë të mirë që deri në vitin 2024 ta arrijë dy përqindëshin nga BPV-ja për mbrojtje. Shekerinska realizoi edhe dy takime të ndara me homologët e tij nga Italia, Elizabeta Tërneta, dhe nga Polonia, Marius Bllasçëzak. Pas takimit të Këshillit Veri-Atlantik, ministrja Shekerinska do të marrë pjesë edhe në Samitin e Brukselit, ku do të flasë për inovacionet dhe qasjen e re ndaj sigurisë.
Policia financiare, vazhdon hetimin ndaj kompanive që kanë transportuar duhanin e paligjshëm “Virxhinia”. Gjatë natës së mbrëmshme janë bastisur katër kompani për të cilat dyshohet se kanë kontrabanduar duhan. Nga Drejtoria e Policisë Financiare njoftojnë se kanë kryer kontrolle te disa persona juridik (kompani private) – importues të fletëve të duhanit dhe persona fizikë – ndërmjetësues për shitjen e paligjshme të tyre. Për TV21 aksionin e Policisë financiare e konfirmoi edhe drejtori Arafat Muharemi. Ky aksion është vazhdimësi e aksionit në fshatin e Lubotenit ku u morën 12 ton duhan nga banorët e fshatit.
Prokuroria Publike Themelore e Shkupit, nga Sektori i Punëve të Brendshme, ka marrë njoftim me shkrim i cili ka të bëjë me publikimin e audio-incizimit në portalin “Lider”, si dhe me artikullin e titulluar “Audio-bombë – një kryetar i LSDM-së rreh dhe torturon një njeri të kidnapuar”. Menjëherë pasi e ka pranuar njoftimin, prokurori kompetent publik ka dhënë urdhër për kryerjen e një ekspertize të numrave telefonike të kryetarit dhe të personit që përmendet në materialin e publikuar. Njëkohësisht, deri tek operatorët celularë është dhënë urdhër që t’i sigurojnë listat e numrave me qëllim që të përcaktohet komunikimi i ndërsjellë telefonik mes të dy personave. Prokurori kompetent, i SPB-së në Shkup, i ka urdhëruar që t’i sigurojën të dhënat rreth incizimit të paautorizuar të ngjarjes, të vërtetojë se çka saktësisht ka ndodhur, nëse ndonjë person është sulmuar dhe nëse ka marrë lëndime trupore, kur është paraqitur rasti dhe në çfarë mënyre është regjistruar denoncimi, nëse personi i lënduar disponon dokumentacion përkatës mjekësor për lëndimet dhe nëse mbi atë dokumentacion është ngritur padi private. Ndryshe, portali “Lider”, para disa ditësh ka publikuar audio-incizim në të cilin dëgjohet se si kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush në mënyrë verbale dhe fizike sulmon njerëz në kabinetin e tij. Dudush pohon se bëhet fjalë për incizim të montuar nga një i dënuar dhe se hetimi do të konfirmojë se çka ka ndodhur. Ai paralajmëroi padi për portalin që e ka publikuar materialin.
Ligji i gjuhëve dhe moszbatimi i tij në praktikë vazhdon të jetë temë diskutimi nëpër debate të ndryshme. Në debatin e hapur ClickPlus, shumë qytetarë parashtruan pyetje pikërisht për këtë temë. Profesoresha Mirjana Najçeska tha se ligji i gjuhëve nuk do ta rregullojë problemin me çështjen gjuhësore. Ajo madje tha se askush nuk ka vullnet ta zgjidhë problemin me çështjen gjuhësore.
“Në RMV nga themelimi e deri më sot askush, as maqedonasit as shqiptarët as turqit askush nuk ka dashur ta zgjidhë çështjen gjuhësore. Unë mendo se as sot nuk duan politikanët ta zgjidhin çështjen gjuhësore, ligji I cili është sjellë tani nuk është vendim për çështje gjuhësore, por është krijimi i një themeli për konflikte të reja”, u shpreh profesoresha, Mirjana Najçeska.
Avokati i popullit Ixhet Memeti thotë se avancimi i gjuhës shqipe është periferik.
“A vërehen avancime sa i përket përdorimit të gjuhëve, po por janë shumë periferike nuk janë thelbësore. Problemi kryesorë në shtetin tonë është se miratojmë norma, në anën tjetër nuk sigurojmë kushte që ata norma mirëfillta të implementohen”, tha Avokati i popullit, Ixhet Memeti.
Për profesoreshën Adelina Marku qytetari i rëndomtë ka nevojë për liri personale kur të komunikojë me aparaturën e shtetit. Sipas saj pa këtë dozë lirie qytetari nuk do të arrijë asnjëherë ta kuptojë shtetin se si funksionon .
“Sigurisht që t’i e ke frikën e njëjte si unë, sepse ne në shtet dëshmojmë shumë politikë, krijojmë shumë ligje, thirremi më vone në ratifikimin e kartave dhe nuk i kemi folur të drejtat e atyre kartave me kohë, por i flasim sot kur krijojmë një ligj për përdorim të gjuhës”, deklaroi Adelina Marku, opinioniste.
Deputetja nga partia RDM Maja Moraçanin, tha se partia e saj ka votuar kundër ligjit të gjuhëve sepse konsideron se teksti i këtij ligji është i dëmshëm.
“Vetë teksti i ligjit mundej të ishte përmirësuar dhe ai nuk është i zbatueshëm mirë në praktikë. Praktikisht, ai do të zbatohej në mënyrë joadekuate dhe gjatë zbatimit të tij do të kishte shumë vështirësi. Prandaj, konsideroja se mundej të bëhej tekst më i mirë i ligjit, i cili do të ishte në interes të të gjithëve”, theksoi Maja Moraçanin nga RDM.
Ndryshe ligji i gjuhëve u votua në kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 14 Mars të vitit 2018 mes tensionesh brenda dhe jashtë kuvendit.
Shfaqja trajton temën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Aktorja Vlora Nikçi, sonte do të mbajë veshur një fustan që e ka marrë dhuratë nga një grua e përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Vetë shfaqja në të cilën luan aktorja Nikçi trajton temë të tillë, të dhimbshme, por të përjetuar edhe te ne, sikundër në shumë vatra lufte nëpër botë. Shfaqja “Bisha në hënë” është shkruar nga një amerikan, por tema e saj është e ndjeshme edhe për Kosovën.
“Bisha në hënë” do të shfaqet premierë, sonte me fillim në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës./21Media