Në Klinikën Universitare të Kirurgjisë Pediatrike do të fillojnë të kryhen ndërhyrje kirurgjike për ndërrimin e gjinisë. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se për këto operacione është i angazhuar specialisti nga Serbia Miroslav Gjorgjeviq. Sipas ministrit, operacionet kirurgjike për ndërrimin e gjinisë nga tani do të jenë në llogari të Fondit Shëndetësor dhe jo private siç ka qenë deri tani.
“Më lejoni të them se para disa muajve në shërbim të qytetarëve është kirurgjia trans gjinore, është një ekspert I nivelit të lartë që është nga Serbia dhe që punon në shtete evropiane të zhvilluara dhe në Amerikë , dhe operacionet që deri tani janë bërë private tani do të mund të bëhen në faturë të Fondit dhe do të kryhen në Klinikën për kirurgji të fëmijëve”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se si Qeveri vazhdimisht punojnë në përmirësimin e të drejtave e çdo qytetari. Ajo shtoi se Qeveria në çfarëdo lloj forme mbështet të drejtat komunitetit LGBTI dhe çdo komuniteti tjetër.
“Këtë vit të gjithë së bashku aktivistët e LGBT, organizatat qytetare, Qeveria , organizata ndërkombëtare dhe të gjithë ambasadat e mëdha në vend duhet të kenë përfaqësues në paradë. Me këtë do të tregojnë se më në fund Maqedonia po bëhet e shoqëri të hapur dhe barabartë për të gjithë”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Ndërsa aktivistja e LGBTI-së, Biljana Ginova, e cila njëkohësisht ishte edhe viktimë e dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, shprehet se është e kënaqur nga mbështetja e Qeverisë dhe pret që në paradë të ketë përfaqësues të të gjitha niveleve shtetërore.
“Parada është shumë ngjarje e rëndësishme, sepse ne si komunitet gjatë gjithë kohës fshihemi nga dikush. Unë pres që në paradë të shohim persona të ndryshëm, përkrahës, familjet tona dhe të shohim përfaqësues tonë shtetëror, ato ndërkombëtar në një protestë për rifitimin e rrugëve që na takojnë edhe neve”, tha Biljana Ginova, aktiviste e LGBT.
Eleni Ceceku nga Këshilli Evropian tha se ngjarja e sotme është rast historik për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut.
“Këshilli i Evropës i jep përkrahje, sepse na duhet solidarizim dhe duhet të qëndrojmë për të drejtat e njeriut për komunitetin LGBT-së. Nuk kërkojmë të drejta të veçanta, kërkojmë barazi dhe qasje tek të drejtat universal si të gjithë të tjerët”, u shpreh Eleni Ceceku nga Këshilli i Evropës.
Ndryshe, Parada e krenarisë në Shkup do të mbahet me 29 qershor, ndërsa është paralajmëruar se do të ketë përkrahje edhe nga disa politikanë.
Përgatiti: Valmira Zendeli
