Gabime drejtshkrimore po vërehen nëpër disa institucione të RMV-së. Në vulën е Ndërmarrjes publike Pyjet e Maqedonisë, në vend se të shkruhet “Pyjet Kombëtare” është shkruar “Pyje kombëtare”. Pastaj fjala “Sharr” është shkruar vetëm me një “r”.
Drejtori i kësaj ndërmarrje Zoran Gjorgjiev thotë se gabimi nuk është bërë qëllimisht dhe se kjo do të përmirësohet së shpejti, pasi që kjo ndërmarrje, sipas tij, planifikon të punësojë përkthyes në shqip.
“Kemi detyrimin për të marrë një person që e njeh gjuhën shqipe. Ne jozyrtarisht përkthejmë me njerëz që i kemi punësuar tek ne. Por procedura zgjat, dhe unë mendoj se në afat të shkurtër do të kemi një punonjës zyrtar që do ta bëjë këtë. Gabimi nuk është i qëllimshëm. Bëhet fjalë për gabim teknik”, tha Zoran Gjorgjiev, drejtor Pyjet e Maqedonisë.
Ndryshe drejtori i agjencisë për implementimin e gjuhëve Ylber Sela fton që të gjithë institucionet ta konsultojnë Agjencinë kur t’i bëjnë përkthimet që në të ardhmen mos të ketë kësi lloj gabime.
“Nëse një institucion mos të bëj gabime, sa ju përket vulave, llogove, apo cështjeve tjera që kanë të bjënë me gjuhën shqipe mund të na drejtohet neve dhe neve me aq sa kemi kapacitet do tu kthejmë përgjigje se si duhet të shkruhet ajo fjalë apo fjali”, theksoi drejtori i Agjencisë për Implementimin e Gjuhëve, Ylber Sela.
Ndryshe edhe pullat postare që u promovuan nga Postat e Maqedonisë janë me gabime drejtshkrimore.
Gabime kishte në pullën postare të Jashar Bej Shkupit dhe Skënderbeut.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
