PROKURORIA NIS HETIM, DO TË HETOHET “BOMBA” PËR KRYETARIN E SHUTKËS

TË FUNDIT

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit, nga Sektori i Punëve të Brendshme, ka marrë njoftim me shkrim i cili ka të bëjë me publikimin e audio-incizimit në portalin “Lider”, si dhe me artikullin e titulluar “Audio-bombë – një kryetar i LSDM-së rreh dhe torturon një njeri të kidnapuar”. Menjëherë pasi e ka pranuar njoftimin, prokurori kompetent publik ka dhënë urdhër për kryerjen e një ekspertize të numrave telefonike të kryetarit dhe të personit që përmendet në materialin e publikuar. Njëkohësisht, deri tek operatorët celularë është dhënë urdhër që t’i sigurojnë listat e numrave me qëllim që të përcaktohet komunikimi i ndërsjellë telefonik mes të dy personave. Prokurori kompetent, i SPB-së në Shkup, i ka urdhëruar që t’i sigurojën të dhënat rreth incizimit të paautorizuar të ngjarjes, të vërtetojë se çka saktësisht ka ndodhur, nëse ndonjë person është sulmuar dhe nëse ka marrë lëndime trupore, kur është paraqitur rasti dhe në çfarë mënyre është regjistruar denoncimi, nëse personi i lënduar disponon dokumentacion përkatës mjekësor për lëndimet dhe nëse mbi atë dokumentacion është ngritur padi private. Ndryshe, portali “Lider”, para disa ditësh ka publikuar audio-incizim në të cilin dëgjohet se si kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush në mënyrë verbale dhe fizike sulmon njerëz në kabinetin e tij. Dudush pohon se bëhet fjalë për incizim të montuar nga një i dënuar dhe se hetimi do të konfirmojë se çka ka ndodhur. Ai paralajmëroi padi për portalin që e ka publikuar materialin.