“AVOKATI I SHTETIT KA NEVOJË PËR MË SHUMË RESURSE”, KOCO: TRANSPARENCA NUK ËSHTË NË NIVEL TË KËNAQSHËM

0

Ende ka nevojë nga resurse njerëzore në Prokurorinë shtetërore, për shkak se ndjehet mungesë, ndërsa kjo është e dukshme kur prokurori shtetëror nuk mund t’i mbulojë të gjitha përfaqësimet në gjykatë, për shkak se është angazhuar edhe në procedura tjera në gjykata të tjera.

Këtë sot e theksoi Vera Koco, ish gjykatësja në Gjykatën Supreme dhe anëtare e Bordit Drejtues të Institutit për të drejtat e njeriut, duke e prezantuar Raportin e dytë për monitorimin e punës së Prokurorisë shtetërore të RMV, për periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2019.

“Në këtë periudhë në gjykatën themelore janë ngritur 1008 procedura, nga të cilat janë të përfunduar vetëm 366 të tilla. Mund të thuhet se numër i madh i procedurave në periudhën e analizës janë ngritur për pagesën e rrogave dhe shtesave të rrogës, avancim në karrierë. Numër i madh i këtyre proceseve kanë qenë kundër MPB-së, 704 procese Prokurorisë Themelore Publike 72 procese  e kështu me radhë”, u shpreh Vera Koco, Gjykatëse e pensionuar e Gjykatës së Lartë.

Përfaqësuesja Avokatit të shtetit Andrijana Spivoska, tha se nëse krahasojmë numrin e madh të lëndëve, numri i avokatëve është i vogël.

“Me aq shumë procedura të ngritura, kemi vetëm dymbëdhjetë avokat të shtetit në Shkup. Në vendet tjera kemi nga një, diku kemi dy, diku kemi tre. Në këtë aspekt jemi transparent. Këto janë të publikuar në ueb faqen tonë”, tha Andrijana Spivoska, përfaqësuese e avokatëve.

Ndryshe, ky takim është organizuar nga  rrjeti për gazetari hulumtuese “Scoop”,  në të cilën u fol edhe për transparencën e institucioneve shtetërore, besueshmërinë dhe punën e avokatëve republikan. Ky projekt sipas organizatorëve mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Përgatiti: Mevludin Imeri

Spanja ballafaqohet me zjarrin e madh, shkak temperaturat e larta

0

Vala e nxehtësisë evropiane

Vala e nxehtësisë evropiane

Qindra zjarrfikës janë duke u përballur me zjarret në rajonin e Katalonjës në Spanjë, pasi temperaturat fluturuan deri në 40 gradë Celsius nëpër pjesë të ndryshme të Evropës.

Zyrtarët thonë se zjarret mund të përhapen me shpejtësi, transmeton rtv21.tv.

Spanja, Franca dhe Italia po përjetojnë një nxehtësi ekstreme. Të mërkurën Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke patën temperaturat më të larta ndonjëherë të qershorit.

Meteorologët thonë se ajri i nxehtë vjen nga Afrika Veriore.

Temperaturat pritet të rriten më tej në shumë vende gjatë tre ditëve të ardhshme, paralajmërojnë meteorologët./21Media

Ministri Gashi i dorëzon flamurin e Kosovës ekipit 3×3

0

Gashin shpreson se flamuri i Kosovës do të ngritet sa më lartë në Rumani

Gashin shpreson se flamuri i Kosovës do të ngritet sa më lartë në Rumani

Kosova për herë të parë të dielën do të debutojë në garat e FIBA Europe Cup në 3×3. Ekipin e Kosovës sot e ka pritur në një takim, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai i ka uruar sukses ekipit të Kosovës, që për herë të parë po prezantohet në një garë të tillë, duke i ofruar përkrahjen, derisa gjithashtu duke shpresuar se do të kthehet me suksese.

Ministri Gashi i ka dhuruar ekipit një flamur të Kosovës, me shpresë se ky flamur do të ngritet sa më lartë në Rumani.

Në anën tjetër ekipi i Kosovës, së bashku me koordinatorin Agon Fehmiun, kanë folur për rëndësinë e garës që do të marrin pjesë, kurse kanë shtuar se do të japin 100 % nga vetja për të prezantuar sa më mirë shtetin e Kosovës. Në fund ata i kanë dhuruar një fanellë të Kosovës, ministrit Gashi, duke e falënderuar për përkrahjen.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti. Kosova është në grup me Slloveninë dhe Andorrën, kurse garat do të zhvillohen të dielën.

Garat 3×3 po mbështetet edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që shpreson se kjo lojë do të popullarizohet edhe më shumë në vendin tonë.

Prishtina prezanton fanellat e reja për edicionin 2019/20

0

Prishtina do luaj sot ndeshjen e parë në Ligën e Evropës për këtë vit

Prishtina do luaj sot ndeshjen e parë në Ligën e Evropës për këtë vit

Kundërshtar i Prishtinës sot në stadiumin “Fadil Vokrri” do jetë skuadra nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Prishtinasit në këtë takim do futen me fanella të reja.

“Skuadra sot promovon fanellat e reja të “Jako” të shtypura nga “FAME”, për edicionin e ri 2019/20, njofton faqja zyrtare e Prishtinës.

Ndeshja, Prishtina – St Joseph’s fillon nga ora 20:45.

Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Gashi për vdekjen e albanologut

0

“Vdekja e albanologut  Skënder Gashi është një humbjee për familjen Gashi dhe të gjithë ne”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime zëvendëskryeministrit Dardan Gashi si dhe familjes së gjerë Gashi me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre, Skënder Gashi.

Thaçi ka theksuar se Gashi edhe pse jetonte në Vjenë gjithmonë ishte në shërbim të kauzës sonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

“Vdekja e albanologut dhe atdhetarit Skënder Gashi është një humbje e madhe për familjen Gashi dhe të gjithë ne“, ka shkruar Thaçi në facebook.

Skënder Gashi ka vdekur sot në moshën 77 vjeçare, ai njihet si njëri prej studiuesve të zellshëm të albanologjisë. Gashi ishte i doktoruar në Salzburg ku mbrojti tezën e disertacionit për emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, sipas burimeve kishtare serbe.


Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Fjalori toponimik kronologjik i Kosovës në vendbanime ekzistuese dhe vendbanime të zhdukura” në dy vëllime, ishte bashkautor i “fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve popullore”, pastaj autor i veprës “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës”. /21Media 

 

.

Vdiq albanologu Skender Gashi

0

Gashi ka vdekur Në moshën 77-vjeçare

Në moshën 77-vjeçare sot ka vdekur Skender Gashi lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetet sociale.

Gashi ishte lindur më 1942 në Mramor të Prishtinës, ai njihet si njëri prej studiuesve të zellshëm të albanologjisë. Gashi ishte i doktoruar në salzburg ku mbrojti tezën e disertacionit për emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, sipas burimeve kishtare serbe.

Skender  Gashi gjithashtu ishte punonjës i Institutit Albanologjik të Prishtinës nga viti 1980 deri më 2003 dhe punonte si lektor i gjuhës shqipe në Vjenë. Atje edhe kishte botuar revistën shkencore “Dardania”

Ndër veprat e tij më të njohura janë:

“Fjalori toponimik kronologjik i Kosovës në vendbanime ekzistuese dhe vendbanime të zhdukura” në dy vëllime, ishte bashkautor i “fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve popullore”, pastaj autor i veprës “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës”.

Gashi ishte njëherit babai i zëvendëskryeministrit dhe ministrit aktual të Diasporës Dardan Gashit.  Informacionet rreth ceremonisë së varrimit të Gashit do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme. /21Media

.

E kërkonte Milani, mbrojtësi zgjedh Schalken

0

Milani ka mbetur duarthatë në tentativën për të transferuar mbrojtësin e Stuttgartit

Milani ka mbetur duarthatë në tentativën për të transferuar mbrojtësin e Stuttgartit

Ozan Kabak ka qenë një prej objektivave kryesorë të Milanit në këtë afat kalimtar.

Meqenëse klubi nuk ka para për të bërë blerje të mëdha, ata kanë vendosur të përqendrohen në lojtarë të rinj por që kushtojnë edhe lirë.

I tillë ishte Kabak, për të cilin mediat në Itali kishin raportuar që do t’i bashkohej Milanit, por tani gjithçka ka ndryshuar.

Bild raporton që reprezentuesi turk ka zgjedhur Schalken dhe në ditët në vijim do të prezantohet si përforcim i ri i “Mbretërve të Kaltër”.

19-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Schalkes.

Të rinjtë e familjes Jashari – Ademi, Hamza e Shabani janë rritur

0

Kështu duken Ademi, Hamza e Shabani

Kanë kaluar 21 vjet nga lufta e lavdishme e Jasharëve me policinë dhe me ushtrinë serbe, e cila kishte zgjatur 3 ditë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Familja Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin pa dyshim se është njëra prej familjeve, e cila bëri jehonë në historinë e popullit shqiptar, shkruan rtv21.tv

Në mesin e këtyre sulmeve disa prej anëtareve shpëtuan, e për ta mbajtur gjithmonë kujtimin e gjallë për ta, disa prej emrave të të parëve të tyre i kanë përtërirë kështu duke i jetësuar emrat e të rënëve te gjeneratat e reja.

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ia ka përtërirë emrin e babait djalit të tij, shkruan rtv21.tv

Murat Jashari përtëriu emrin e Shabanit, kurse, emrin e Hamzës e pëtëriu Bekimi.

Ademi, Shabani e Hamza të rinj tashmë janë rritur dhe jetojnë një jetë të lumtur duke e gëzuar lirin për të cilën të parët e tyre ranë dëshmorë.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të pasardhësve të Jasharëve. Ademi dhe Hamza janë të një gjenerate ata tani kanë nga 16 vjet, ndërsa Shabani sivjet ka përfunduar shkollën e mesme./21Media 

Adem Jashari

Hamzë Jashari

Shaban Jashari

.

Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh

0

Thaçi ka përshendetur votimin e Ligjit për Sponsorizime

Thaçi ka përshendetur votimin e Ligjit për Sponsorizime

Pas votimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave më Kuvendin e Kosovës, ka reaguar Presidenti Hasim Thaçi
ai ka përshëndetur miratimin e këtij ligji duke thënë se tani e tutje sportistët dhe artistët do të kenë mundësi më të mira.

“Lajm shumë i mirë miratimi në Kuvendin e Kosovës i harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare. Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime. Deputetët kanë votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave./21Media

Grubi: Vendimi i Memedit për t'u dorëhequr i shpejtuar!

0

Deputeti nga radhët e BDI-së Artan Grubi, dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi thotë se është një hap i shpejtuar nga ana e Vesel Memedit. Grubi thekson se bashkërisht duhet ta përfundojnë këtë mandat duke përkahur njëri tjetrin.