Thaçi ka përshendetur votimin e Ligjit për Sponsorizime
Thaçi ka përshendetur votimin e Ligjit për Sponsorizime
Pas votimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave më Kuvendin e Kosovës, ka reaguar Presidenti Hasim Thaçi
ai ka përshëndetur miratimin e këtij ligji duke thënë se tani e tutje sportistët dhe artistët do të kenë mundësi më të mira.
“Lajm shumë i mirë miratimi në Kuvendin e Kosovës i harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare. Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime. Deputetët kanë votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave./21Media
