Gashi ka vdekur Në moshën 77-vjeçare
Në moshën 77-vjeçare sot ka vdekur Skender Gashi lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetet sociale.
Gashi ishte lindur më 1942 në Mramor të Prishtinës, ai njihet si njëri prej studiuesve të zellshëm të albanologjisë. Gashi ishte i doktoruar në salzburg ku mbrojti tezën e disertacionit për emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, sipas burimeve kishtare serbe.
Skender Gashi gjithashtu ishte punonjës i Institutit Albanologjik të Prishtinës nga viti 1980 deri më 2003 dhe punonte si lektor i gjuhës shqipe në Vjenë. Atje edhe kishte botuar revistën shkencore “Dardania”
Ndër veprat e tij më të njohura janë:
“Fjalori toponimik kronologjik i Kosovës në vendbanime ekzistuese dhe vendbanime të zhdukura” në dy vëllime, ishte bashkautor i “fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve popullore”, pastaj autor i veprës “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës”.
Gashi ishte njëherit babai i zëvendëskryeministrit dhe ministrit aktual të Diasporës Dardan Gashit. Informacionet rreth ceremonisë së varrimit të Gashit do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme. /21Media
.
