Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut i cili u arratis në Hungari dhe fitoi azil politik sot është arrestuar në Budapest, për tu paraqitur përpara Gjykatës në Budapest. Pas arrestimit të Gruevskit nga autoritetet hungareze, me pranga në duar e të mbuluara me xhaketën e tij, kapelë të zezë e syze dielli hyn në Gjykatë me çka Gruevski ka kërkuar që seanca të mbahet pa pranin e mediave. Trupi gjykues pranon kërkesën e tij dhe seancën e zhvillojnë të mbyllur ku sjellin vendim që kërkesa e Shkupit Zyrtarë të hidhet poshtë dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski të mos ekstradohet në Maqedoninë e Veriut për të vuajtur dënimin më burg prej dy vjetëve i cili iu shqiptua nga Gjykata Penale në Shkup për furnizimin e mercedesit në vlerë 600 mijë euro në rastin “Tanku”, të PPS-së dhe për ngjarjet e dhunshme më 27 prill të viti 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
KOK uron sportistët për miratimin e Ligjit për Tatimin në të hyra në korporata
Sipas tyre, sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës
Sipas tyre, sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka urar të gjithë sportistët, si dhe ka falënderuar gjithë deputetët për mbështetjen njëzëri të këtij Ligji.
Sipas tyre, sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës.
“Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme njëzëri kanë miratuar Amandamendin i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë. Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30 për qind e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin.
Komiteti Olimpik i Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv në vend dhe një nga iniciatorët dhe lobuesit më të mëdhenj të këtij Ligji, e mirëpret dhe falënderon gjithë deputetët për mbështetjen njëzëri të këtij Ligji. Njëkohësisht, KOK uron gjithë komunitetin e sportit, bizneset dhe në veçanti kampionët tanë që po na bëjnë krenar duke e valuar flamurin tonë në shtete të ndryshme të botës“, ka shkruar KOK në Facebook.
Komiteti Olimpik i Kosovës beson shumë se ky është Ligji më i mirë për sportin, dhe me këtë do t’iu hapen edhe më shumë rrugë sukseseve të shumta vendore e ndërkombëtare, dhe ky ligj është një arsye e fortë që të rritet numri i personave që merret me sport. /Media
Chelsea e blen Kovaçiqin
Klubi londinez ka vendosur ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes për mesfushorin kroat.
Mateo Kovaçiq edhe sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Chelseat.
Blutë kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e Kovaçiç nga Real Madridi për 50 milionë euro.
Ndonëse Chelsea e ka të ndaluar të bëjë blerje në këtë afat kalimtar, pas një dënimi nga FIFA, ata kanë vendosur të shfrytëzojnë opsionin e të drejtës së blerjes që kishte përfshirë në marrëveshjen që kishte nënshkruar me Realin sezonin e kaluar kur morën Kovaçiç në huazim.
Për kroatin pati shprehur interesime dhe Interi që dëshironte ta kthente përsëri në Itali, por këmbëngulja e Chelseat ka bërë që ai të mbetet në Londër.
Gashi: Zaev bëri aq sa mundi
Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi në deklaratë për TV21 thekson se kryeministrit Zoran Zaev nuk i ka munguar dëshira për të bërë rikonstruim, por kur pritjet janë më të mëdha se realja normalisht se ka pakënaqësi. Gashi tha se bëhen ato punë të cilët janë të mundshme për tu bërë për momentin.
Sela: Me dorëheqjen e Vesel Memedit u rregullua një padrejtësi!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, komentoi dorëheqjen e Vesel Memedit i cili tha se me dorëheqjen e Vesel Memedit u rregulla një padrejtësi që iu bë koalicionit në zgjedhjet e vitit 2016.
Evropa shënon rekord të ri të temperaturave të larta
Vala e temperaturave të larta vazhdon në Evropë, merren masa
Vala e temperaturave të larta vazhdon në Evropë, merren masa
Një valë e nxehtit pritet të përfshijë më tej vendet e Evropës si Francën, Spanjën dhe Zvicrën temperatura më të larta se 40C sot.
Të mërkurën, Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke regjistruan temperaturat më të larta për qershorin.
Meteorologët thonë se përgjegjës është ajri i nxehtë i tërhequr nga Afrika Veriore.
Ngritja e temperaturave pritet të shkojë më tej edhe në shumë vende gjatë tre ditëve të ardhshme, paralajmërojnë meteorologët, përcjell rtv21.tv.
Në Spanjë, 11 provinca në lindje dhe qendra janë përfshirë nga temperatura mbi 40 ° C.
Në pjesë të veri-lindjes, ato mund të arrijnë 45C të premten. Zyrtarët spanjollë gjithashtu kanë paralajmëruar për një “rrezik të konsiderueshëm” të zjarreve në disa zona pyjore.
Në Itali, zyrtarët e shëndetësisë kanë lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit për disa qytete, përfshirë Romën.
E gjithë Franca tani në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë paralajmërues dhe shumë qytete kanë marrë masa.
Në Paris janë krijuar burime dhe sprinklerë të lidhur me hidrante. Disa shkolla kanë vonuar provimet e rëndësishme dhe madje janë mbyllur për nxënësit.
Në Toulouse, ku temperaturat pritet të arrijnë 41C të enjten, organizatat bamirëse kanë shpërndarë ujë për njerëzit e pastrehë.
Ngritja e temperaturave gjithashtu po prekë popullsinë e Francës prej 72 mijë banorësh. François Bes, një monitor i burgjeve, tha shumë të burgosur i përshkruajnë qelizat e tyre si “furra”./21Media
Etapë e re për sportistët dhe artistët
Veseli falenderon deputetët që votuan pro projekligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave
Kuvendi i Kosovës sot në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur shumë i knaqur ku ka falenderuar të gjithë deputetët që votuan.
Sipas tij, nga sot fillon një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistëve, të cilët çdo ditë e më shumë Kosovarët po i bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit.
“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave“, ka shkruar Veseli në facebook.
Ky projekt ligj u miratuar me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime. /21Media
.
Votohet Ligji për Sponsorizime në Sport e Kulturë
73 vota pro projektiligjit
73 vota pro projektiligjit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Po ashtu Kuvendi votoi pro me 79 vota, amendamentin 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.
Para hedhjes në votim të projektligjit, deputët shprehën qëndrimet e tyre.
Deputeti, Adem Mikullovci u shpreh i pa kënaqur me formulimin e ligjit edhe pse deklaroi se ligji duhet të kalojë. Sipas tij, bizneset duhet të obligohen të sponsorizojnë, shkruan rtv21.tv
“Ky ligj duhet të kalojë gjithsesi, por është puna tek formulimi që mua nuk po më pëlqen që a duhet me e përmirësua një gjë. Atje thotë u mundësohet, iu lejohet korporatave, kompanive me e sponsorizua projekte sportive e kulturore, jo iu lejohet po duhet me e bë obligative, është e domosdoshme me dhënë 30 përqind për sport dhe për kulturë. Ai ato pare edhe ashtu i jep, edhe ashtu ato para kanë me shkua dhe ato tre milionë, katër milionë tatim që i paguan 30 përqind me qenë obligative, e jo i mundësohet”, tha Mikullovci.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se e mbështesin votimin e projektligjit.
“Grupi Parlamentar i LDK-së përkrah secilin variant. Sigurisht, ne do të parapëlqenim variantin që sponsorizimi të bëhet nga fitimi bruto, por ne do të japim votën tonë për cilëndo variantë që hedhet këtu në votim”, u shpreh ai.
Nga ana e tij, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ky ligj do të jetë mundësia e vetme për të nxitur bizneset të investojnë në sport dhe kulturë.
Krasniqi beson se me miratimin e këtij ligji nuk do të mund të bëhen keqpërdorime. Sipas tij, familjarët nuk munden të financojnë dikë të njohur, pasi për t’u miratuar sponzorimi duhet të merret vendimi në bashkëpunim me klubin, federatën e ka raste edhe me komitetin olimpik.
Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në fjalën e tij kërkoi të dijë se përse ministri i Financave, Bedri Hamza nuk është i pranishëm në seancë. Sipas tij, ai duhet ta sqarojë qëndrimin e tij kundër këtij projektligji.
“A do të thotë kjo që Qeveria është kundër sportit”, u shpreh Konjufca.
Ai ngriti shqetësimin se frikësohet siç tha ai “që pas 3-4 vjetëve klubet tona nuk do të quhen “KF Prishtina”, por Z-Mobile, Devolli apo ETC, dhe do t’i fitojnë të gjitha ligat e Kosovës”.
Konjufca tha poashtu se miratimi i këtij ligji mundë të sjellë një disbalanc të madh ndërmjet sportit dhe kulturës.
“Po i krijoni kushtet gjithkush me pas llogari me investua në sport, e jo në kulturë. Kymosbarazim që po e boni mes sportit dhe kulturës po me duket i pa drejt…Duhet me ju ardhur pak turp si e keni thjeshtësua… Ua keni krijua me propagandë idenë sportistëve që ma shumë pare në sport ma mirë… si me Gjykatë Speciale. Mu s’po më pëlqen metoda që po i thjeshtësoni problemet me propagandë. Duhet me këqyr modelin të cilin jeni tu e apliku. Nejse mbasi sportistët po mendojnë që ma mirë, Vetëvendosja do ta votojë, por përgjegjësin për keqpërdorime nuk do ta marrim edhe kur ato ndodhin për shpërlarje të parave ose ikjes së tatimeve. Do të mundohemi t’i rijmë gati e t’i përmirësojmë këto gabime”, përfundoi Konjufca.
Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli reagoi menjëherë pas fjalës së Konjufcës.
“Gabove rëndë, sportistët e dinë çka del pas kësaj, nuk është si Gjykata Speciale”, tha Veseli.
AAK do ta votojë dhe do të mundohet ta përcjell zbatimin e ligjit. Kështu deklaroi deputeti, Blerim Kuçi.
Po ashtu, deputetja Shqipe Pantina tha se edhe Partia Social Demokrate do ta mbështesë amandamentin 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime./21Media
Miratohet projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave
73 vota pro projektiligjit
73 vota pro projektiligjit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Poashtu Kuvendi votoi pro me 79 vota, amendamentin 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.
Para hedhjes në votim të projektligjit, deputët shprehën qëndrimet e tyre.
Deputeti Adem Mikullovci u shpreh i pa kënaqur me formulimin e ligjit edhe pse deklaroi se ligji duhet të kaloj. Sipas tij, bizneset duhet të obligohen të sponsorizojnë, shkruan rtv21.tv
“Ky ligj duhet të kalojë gjithsesi, por është puna tek formulimi që mua nuk po më pëlqen që a duhet me e përmirësua një gjë. Atje thotë u mundësohet, iu lejohet korporatave, kompanive me e sponsorizua projekte sportive e kulturore, jo iu lejohet po duhet me e bë obligative, është e domosdoshme me dhënë 30 përqind për sport dhe për kulturë. Ai ato pare edhe ashtu i jep, edhe ashtu ato para kanë me shkua dhe ato tre milionë, katër milionë tatim që i paguan 30 përqind me qenë obligative, e jo i mundësohet”, tha Mikullovci.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se e mbështesin votimin e projektligjit.
“Grupi Parlamentar i LDK-së përkrah secilin variant. Sigurisht, ne do të parapëlqenim variantin që sponsorizimi të bëhet nga fitimi bruto, por ne do të japim votën tonë për cilëndo variantë që hedhet këtu në votim”, u shpreh ai.
Nga ana e tij, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ky ligj do të jetë mundësia e vetme për të nxitur bizneset të investojnë në sport dhe kulturë.
Krasniqi beson se me miratimin e këtij ligji nuk do të mund të bëhen keqpërdorime. Sipas tij, familjarët nuk munden të financojnë dikë të njohur, pasi për t’u miratuar sponzorimi duhet të merret vendimi në bashkëpunim me klubin, federatën e ka raste edhe me komitetin olimpik.
Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në fjalën e tij kërkoi të dijë se përse ministri i Financave, Bedri Hamza nuk është i pranishëm në seancë. Sipas tij, ai duhet ta sqarojë qëndrimin e tij kundër këtij projektligji.
“A do të thotë kjo që Qeveria është kundër sportit”, u shpreh Konjufca.
Ai ngriti shqetësimin se frikësohet siç tha ai “që pas 3-4 vjetëve klubet tona nuk do të quhen “KF Prishtina”, por Z-Mobile, Devolli apo ETC, dhe do t’i fitojnë të gjitha ligat e Kosovës”.
Konjufca tha poashtu se miratimi i këtij ligji mundë të sjellë një disbalanc të madh ndërmjet sportit dhe kulturës.
“Po i krijoni kushtet gjithkush me pas llogari me investua në sport, e jo në kulturë. Kymosbarazim që po e boni mes sportit dhe kulturës po me duket i pa drejt…Duhet me ju ardhur pak turp si e keni thjeshtësua… Ua keni krijua me propagandë idenë sportistëve që ma shumë pare në sport ma mirë… si me Gjykatë Speciale. Mu s’po më pëlqen metoda që po i thjeshtësoni problemet me propagandë. Duhet me këqyr modelin të cilin jeni tu e apliku. Nejse mbasi sportistët po mendojnë që ma mirë, Vetëvendosja do ta votojë, por përgjegjësin për keqpërdorime nuk do ta marrim edhe kur ato ndodhin për shpërlarje të parave ose ikjes së tatimeve. Do të mundohemi t’i rijmë gati e t’i përmirësojmë këto gabime”, përfundoi Konjufca.
Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli reagoi menjëherë pas fjalës së Konjufcës.
“Gabove rëndë, sportistët e dinë çka del pas kësaj, nuk është si Gjykata Speciale”, tha Veseli.
AAK do ta votojë dhe do të mundohet ta përcjell zbatimin e ligjit. Kështu deklaroi deputeti Blerim Kuçi.
Poashtu, deputetja Shqipe Pantina tha se edhe Partia Social Demokrate do ta mbështesë amandamentin 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime./21Media
Arjola Demiri aktorja më e mirë Festivalit “MonoAkt 2019”
Festivali “MonoAkt 2019” është mbajtur në Pejë
Aktroja e njohur, Arjola Demiri mbrëmë ka marrë çmimin “Aktorja më e mirë” e edicionit të XI-të të Festivali Ndërkombëtar të Monodramës, “MonoAkt”, i cili u mbajt në Pejë.
Demiri në këtë festivali interpretoi në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalene” me regji të Ben Apollonit.
Pas këtij çmimi aktorja me anë të një postim në facebook ka falenderuar të gjithë ata që e përkrahën atë.
“Kenaqesi te marresh pjese ne festival te tille perkrah kolegeve nga vende te ndryshme te botes, e kenaqesi edhe me e madhe te vleresohesh nga nje juri nderkombetare“, ka shkruar aktroja në facebook.
Festivali Monoakt është mbyllur dje në mbrëmje me shfaqjen “Artist i vetëm”, pas së cilës edhe është bërë ndarja e çmimeve të këtij edicionit të Monoaktit. /21Media
.


