Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut i cili u arratis në Hungari dhe fitoi azil politik sot është arrestuar në Budapest, për tu paraqitur përpara Gjykatës në Budapest. Pas arrestimit të Gruevskit nga autoritetet hungareze, me pranga në duar e të mbuluara me xhaketën e tij, kapelë të zezë e syze dielli hyn në Gjykatë me çka Gruevski ka kërkuar që seanca të mbahet pa pranin e mediave. Trupi gjykues pranon kërkesën e tij dhe seancën e zhvillojnë të mbyllur ku sjellin vendim që kërkesa e Shkupit Zyrtarë të hidhet poshtë dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski të mos ekstradohet në Maqedoninë e Veriut për të vuajtur dënimin më burg prej dy vjetëve i cili iu shqiptua nga Gjykata Penale në Shkup për furnizimin e mercedesit në vlerë 600 mijë euro në rastin “Tanku”, të PPS-së dhe për ngjarjet e dhunshme më 27 prill të viti 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
