Etapë e re për sportistët dhe artistët

TË FUNDIT

Veseli falenderon deputetët që votuan pro projekligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave

Kuvendi i Kosovës sot në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur shumë i knaqur ku ka falenderuar të gjithë deputetët që votuan.

Sipas tij, nga sot fillon një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistëve, të cilët çdo ditë e më shumë Kosovarët po i bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit.

Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave“, ka shkruar Veseli në facebook.

Ky projekt ligj u miratuar me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime. /21Media 

.