Festivali “MonoAkt 2019” është mbajtur në Pejë
Aktroja e njohur, Arjola Demiri mbrëmë ka marrë çmimin “Aktorja më e mirë” e edicionit të XI-të të Festivali Ndërkombëtar të Monodramës, “MonoAkt”, i cili u mbajt në Pejë.
Demiri në këtë festivali interpretoi në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalene” me regji të Ben Apollonit.
Pas këtij çmimi aktorja me anë të një postim në facebook ka falenderuar të gjithë ata që e përkrahën atë.
“Kenaqesi te marresh pjese ne festival te tille perkrah kolegeve nga vende te ndryshme te botes, e kenaqesi edhe me e madhe te vleresohesh nga nje juri nderkombetare“, ka shkruar aktroja në facebook.
Festivali Monoakt është mbyllur dje në mbrëmje me shfaqjen “Artist i vetëm”, pas së cilës edhe është bërë ndarja e çmimeve të këtij edicionit të Monoaktit. /21Media
.
