Rezultati i barabartë
Rezultati i barabartë
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – St Joseph’s me rezultat të barabartë 1 me 1.
Prishtina arriti të kalojë në epërsi në minutën e 27-të, pas golit të shënuar nga Armend Dallku nga pika e bardhë. Penalltinë për Prishtinën e fitoi sulmuesi Alban Shillova.
Ndërkohë, pa kaluar as 5 minuta skuadra mysafire arriti të barazojë rezultatin me anë të sulmuesit Juan Pena, i cili shënoi pas një pakujdesie më vijën e fundit të mbrojtjes së Prishtinës.
Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, ndërkaq ndeshja kthyese do të zhvillohet të martën në Gjilbraltar.
