U shënuan dy gola të shpejta në stadiumin “Fadil Vokrri”

TË FUNDIT

U barazua rezultati ndërmjet Prishtinës dhe St Josephs

Skuadra e Prishtinës arriti të shënojë golin e parë në ndeshje. Armend Dallku i kaloi në epërsi kryeqytetasit, me anë të golit të shënuar nga penalltia. Më meritori për këtë gol ishte sulmuesi i sapoardhur në ekipin e Mirel Josës, Alban Shillova, i cili mjeshtërisht arriti ta fitojë penalltinë.

Mirëpo, pa kaluar as 5 minuta të plotë nga epërisa, skuadra e St Josephs shënoi golin e barazimit. Sulmuesi Jaun Pena, në minutën e 32-të të ndeshjes arriti ta barazoi rezultatin me anë të golit të shënuar pas një hutie në mbrojtjen e Prishtinës.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e shtatë për Prishtinën në garat ndërkombëtare dhe e para në shtëpi, në cilësinë e vendasit që nga viti 1984. Prishtina ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar veror, ku tre prej futbollistëve si Shillova Uka dhe Krasniqi janë startues, ndërsa lojtar si Ahmet Januzi dhe Tun Bardhoku nuk kanë arritur të licencohen për këtë ndeshje.

.