MILLOSHOSKI PYETI SE KUSH JANË KOKI DHE KIKI, ALIMI: AKSIONI NË LUBOTEN, TORTURË NDAJ BANORËVE

TË FUNDIT

Kush janë Koki dhe Kiki dhe a keni njohuri se njëri është pronar i një mediumi dhe se ata merren me korrupsion, reket dhe larje parash, se tashmë ka marrë 200 mijë euro nga një ish-kryetar komune. A dini se ndaj një kryetari të një komune nga radhët tuaja ka ushtruar presion duke kërkuar tu jepet tokë ndërtimore pa paguar shpenzimet komunale, e pyeti Antonio Milloshoski kryeministrin Zaev. Ai u përgjigj se ka njohuri dhe se tashmë bëhen hetime.

“Së bashku kanë shkuar te një nga kryetaret tuaja të një komune, nga LSDM-ja dhe kanë kërkuar lokacion falas për ndërtim dhe për mos pagesën e shpenzimeve komunale në vlerë prej një milion eurove. Duke pasur parasysh se LSDM ka 5 kryetare femra, mendoj se nuk është e vështirë që ju si kryetar i partisë të kontrolloni për cilën prej tyre bëhet fjalë dhe ndaj cilës është bërë presion, shantazh dhe reket për të lejuar shërbime mediatike që i kanë ofruar  Koki dhe Kiki”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

“Bëhet fjalë për veprim që ka ndodhur para një viti nga ana e disa personave, ka hetim për këtë, kanë shkuar për të kërkuar lokacion dhe zbritje për shpenzimet komunale për shkak të interesit publik të qytetarëve. Kjo gjë është refuzuar sepse nuk ekziston lokacion i tillë. Është kërkuar lokacion për ndërtimin e shtëpisë për persona të moshuar, është kërkuar urbanizim të lokacionit të caktuar duke bërë ndryshimin e hapësirës, gjë që nuk është e mundshme që të realizohet sepse kjo bëhet me planin e përgjithshëm ndërsa Manastiri nuk ka plan të bëjë një gjë të tillë. Hetimi duhet t’i vërtetojë detajet në çfarëdolloj mënyre”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi interesohej për aksionin policor në fshatin Luboten. Ai e pyeti ministrin e Brendshëm Oliver Spasovskin se pse është lejuar një aksion i tillë policor dhe pse institucionet kompetente nuk e kanë penguar importin e duhanit. Spasovski u përgjigj se në atë moment nuk ka pasur aksion vetëm në Luboten por edhe në lokacione të tjera në Shkup dhe se cak i aksionit ishin vetëm disa persona për të cilët paraprakisht ka pasur informacione se janë marrë me tregti të paligjshme.

“Pse  vetëm këto vendbanime, pse të terrorizohet një masë e gjerë, pse nuk ndërmarrin aksione që të parandalohet që të mos futet nga kufiri ku do qoftë ai kufi, ndash kufiri jugor ndash kufiri verior. I ftoj institucionet edhe një herë të ulen ta shqyrtojnë ta parandalojnë tregtinë e pa lejume nga pika fillestare dhe jo pika përfundimtare, se nëse lejohet kjo tregti që kufiri të hapet të futet me kamionë, me ton dhe pastaj të shkohet të bastisen familjet të cilët kanë këtë veprimtari ndoshta shekullore nuk është në rregull”, tha Ejup Alimi nga BDI.

“Absolutisht, banorët e Lubotenit nuk kanë qenë cak i aksionit policor. Aksioni është zbatuar në 13 lokacione ku është bërë bastisje. Nga 400-500 shtëpi në Luboten, bastisje është bërë në 9 objekte. Rreth 14 tonë duhan është sekuestruar dhe në  95% bëhet fjalë për duhan të sekuestruar nga tregtia që është aktivitet joligjor. Janë konfiskuar edhe 5 makina për prerje të duhanit, sepse kjo gjë është kundër ligjit”, potencoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Përndryshe, në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve, reagoi koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski për shkak se numër i madh i  ministrave nuk morën pjesë në  fillim të seancës. Ai tha se kjo duhet të kuptohet më serioze  dhe se ministrat duhet të marrin pjesë në seancat e këtilla.

Përgatiti: Svetllana Unkovska