Lunaçek kërkon hetim më të thellë ndaj misionit të EULEX-it

0

Lunaçek kërkon hetim më të thellë ndaj misionit të EULEX-it

Raportuesja e BE-së për Kosovë, Ulrike Lunaçek thotë se raporti që nuk gjeti prova mbi korrupsionin në EULEX, është vetëm hapi i parë që do duhej bërë në hetimin e këtij misioni.
Anëtarja e Parlamentit Evropian thotë se një hetim i plotë mbi këtë mision duhet bërë, në mënyrë që të zbulohen detaje të tjera, transmeton Indeksonline.
“Ky raport është hap i drejtë, por pyetje të rëndësishme mbesin pa përgjigje”, ka thënë Lunaçek përmes faqes së saj në internet.
Ky dokument në mënyrë të qartë refuzon akuzat se misioni i EULEX-it në Kosovë mund të jetë përfshirë në korrupsion të organizuar.
“Pres edhe nga anëtarë të Parlamentit Evropian që shumë pyetje të tjera të qartësohen duke kërkuar transparencë të plotë kundrejt kësaj çështjeje”, ka shtuar Lunaçek.21 Media

Një dhjetëvjeçare lë pa fjalë Dejvid Kameronin

0

“Nëse do të duhej të votonit për një politikan, për të fituar në zgjedhje dhe nëse ky politikan nuk jeni ju, për kënd do të votonit dhe pse?”
Me këtë pyetje, nxënësja dhjetëvjeçare Rima nga Salfordi, arriti të hutojë në tërësi Kryeministrin e Britanisë, Dejvid Kameron, i cili gjatë karrierës së tij 25 vjeçare në politikë në pjesën më të madhe ka ditur të reagojë ndaj provokimeve.
Kësaj radhe Kryeministri mbeti pa tekst. Fillimisht tentoi të blejë ca kohë për të menduar, duke e pyetur vajzën se a vlen kjo edhe për politikanët, të cilët nuk janë më gjallë, por kur kuptoi se Rima nuk po lëshon pe, ai thjeshtë pranoi se nuk di çfarë të thotë.
Kameron me këtë rast tha se ka shumë politikanë, veprimet e të cilëve i pëlqejnë, por pranoi se nuk është në gjendje të jep përgjigje konkrete në këtë pyetje.
Kameron mbeti aq i ngazëllyer nga Rima, sa që ftoi mësuesen e saj dhe e luti atë që t’ia jep një pesëshe.
Kryeministri i Britanisë pranoi se pyetja e Rimas ishte pyetja më e mirë, që ka dëgjuar që nga fillimi i fushatës zgjedhore në Britani.
Analistët po vlerësojnë se zgjedhjet e 7 majit në Britani mbetën zgjedhjet më të paparashikueshme në historinë e Britanisë. Dhe për këtë arsye, Kameron po tenton që në të gjitha mënyrat e mundshme të joshë simpatinë e votuesve.21 Media

Formacionet- Barcelona – PSG

0

Barcelona ka vënë në dispozicion formacionin më të fortë për ndeshjen ndaj PSG-së, pavarësisht disa mungesave të ndjeshme.
Për Barcelonën vërehet mungesa e Dani Alves, teksa atë do ta zëvëndësojë në krahun e djathtë, Montoya.

Iniesta dhe Rakitic e përbëjnë mesfushën para Busquetsit, teksa ata do të jenë prapa treshes vdekjeprurëse, Messi, Suares dhe Neymar.

Formacioni i Barcelonës: Ter Stegen; Montoya, Pique, Mascherano, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suarez, Neymar

Formacioni i PSG-së: Sirigu; Van der Wiel, Marquinhos, Thiago Silva, Maxwell; Rabiot, Cabaye, Matuidi; Pastore, Cavani, Lavezzi

Erdogan: Do të injorojmë vendimin e PE-së për armenët

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, deklaroi se Turqia do të injorojë votën e Parlamentit të Evropës prej vrasjen e armenëve në vitin 1915.
Para vizitës së tij zyrtare në Kazakistan, Erdoan deklaroi se çfarëdo që të jetë vendimi i Parlamentit të Evropës në lidhje me pretendimet për gjenocid ndaj armenëve, ky vendim do të hyjë në njërin vesh dhe do të del nga tjetri.
Presidenti turk shtoi se 100 mijë armenë ende jetojnë në Turqi dhe se shteti kurrë nuk ka diskriminuar ata, duke shtuar se Turqia ka mundur të dëbojë armenët, por nuk e ka bërë këtë.
Parlamenti i Evropës pritet të debatojë për rezolutën, me të cilën do të shënohet 100 vjetori i vrasjes së 1.5 milionë armenëve në Perandorinë Osmane.
Shumë historianë e kanë cilësuar vrasjen e armenëve në Perandorinë Osmane si gjenocidin e parë në shekullin e 20-të, qëndrim ky i cili mohohet nga Ankaraja. Armenët theksojnë se mbi 1.5 pjesëtarë të këtij populli janë vrarë prej vitit 1915 deri në vitin 1917, gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Turqia mohon këto pretendime dhe thotë se gjatë konfliktit qytetar, kur armenët u ngritën në kryengritje dhe mbështetën forcat ruse, janë vrarë prej 300 deri në 500 mijë armenë dhe po aq turqë.21 Media

Jankullovska: Materialet e opozitës, të sajuara dhe të montuara

0

Një ditë pasi që opozita në Maqedoni shpalosi bombën e 20-të për aferat korruptive të qeverisë, reagoi ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska tha se materialet e opozitës janë të montuara dhe akuzoi për dyfytyrësi udhëheqësin e opozitës, Zoran Zaevin.21 Media

Lang: Nuk ka gjasa për azilkërkuesit nga Shqipëria dhe Kosova

0

Zëvendësdrejtori i policisë së Austrisë, Franc Lang, ka shuar shpresat e azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova, duke theksuar se shpresat e tyre janë të gabuara. Sipas tij, austriake arsyet se pse nuk mund te kërkohet azil janë të thjeshta, pasi që Shqipëria dhe Kosova konsiderohen si shtete të sigurta.21 Media

Të famshmit që janë veshur më së keqi në martesën e tyre

0

Ne në fotot më poshtë mund ti shohim disa të famshëm që janë veshur më së keqi në ceremoninë e martesës së tyre.

Kim Sears është martuar së fundi me Andy Murray por veshja e saj mori kritika të ndryshme
Princesha Diana , Lady Mary Charteris dhe Katie Price gjithashtu janë kritikuar goxha shumë nga publiku.
Në anën tjetër Pamela Anderson në ceremoninë e martesës në vend të fustanit të nusërisë kishte zgjedhur bikini të bardha .Sigurisht kritikat s’kishin të ndalur ./21 Media/

Kim Sears
1

Emma Thompson në martesë me Kenneth Branagh
2

Lady Diana Spencer kur është martuar me Prince Charles
3

Pamela Anderson kur është martuar me Kid
4

Katie Price
5

Minifundi i Katie Price
6

Sarah Ferguson’s
7

Victoria Beckham
8

Celine Dion’s
9

Ulrika Johnson kur është martuar me John Turnbull
10

Andrea Turner
11

Mary Charteris
12

Lady Diana
diana

​Thaçi, Gjykata Speciale nuk duhet të konsiderohet si ndëshkim për Kosovën

0

Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi vlerëson lart vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Gjykatën Speciale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thotë se themelimi i Gjykatës Speciale nuk duhet të konsiderohet si një ndëshkim për Kosovën.

Ja postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

E vlerësoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese që mundëson procedimin e mëtutjeshëm për themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ky vendim duhet të jetë inkurajues për përmbushjen e zotimit ndërkombëtar të institucioneve dhe gjithë spektrik politik të Kosovës. Themelimi i Gjykatës Speciale nuk duhet të konsiderohet si një detyrim apo ndëshkim për Kosovën, por si rrugë e vetme e drejtë për t’u përballur me dyshimet e ngritura. Lufta e jonë për liri ka qenë e drejtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta vejë në pikëpyetje atë. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet në anën e drejtësisë.

Ja lojtarët më të fauluar në Premier League

0

Ja lojtarët më të fauluar në Premier LeagueJanë publikuar edhe top 10 lojtarët më të fauluar në Premier Leaguen angleze deri tani. Kësaj liste i prinë anëtari i Chelseat, Eden Hazard.
10. Remy Cabella , Newcastle United, 49 herë
9. Connor Wickham, Sunderland, 50 herë
8. Stephane Sessegnon, WBA, 53 herë
7. Santi Cazorla, Arsenal, 54 herë
6. Gabriel Agbonlahor, Aston Villa, 56 herë
5. Steven Naismith, Everton, 58 herë
4. Sadio Mane, Southampton, 60 herë
3. Alexis Sanchez, Arsenal, 61 herë
2. Raheem Sterling, Liverpool, 77 herë
1. Eden Hazard, Chelsea, 94 herë.

​Kompany mungon një muaj

0

Manchester City pas humbjes nga Manchester United (4-2) në fundjavën që e lamë pas e ka marrë edhe një lajm tjetër të keq. Kjo skuadër do të jetë pa mbrojtësin kryesor dhe kapitenin e saj, Vincent Kompany për një muaj.

Kompany është lënduar në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford” pas një dueli më Daley Blind, dhe ai nuk është paraqitur fare në pjesën e dytë.

Fillimisht Kompany do ta humbas ndeshjen e fundjavës kundër Wes Ham United, kurse ekziston rreziku që ai të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Rikthimi i tij pritet të ndodh më 24 maj në ndeshjen kundër Southamptonit.