Sa është e rëndësishme konsumimi i ujit në organizëm

0

Pirja e ujit ne sasi të mjaftueshme është tretmani më i mirë i mbajtjes së lëngjeve.Studimet kanë treguar se nëse pirja e ujit zvogëlohet kjo shkakton rritjen e depozitimit te yndyrave (dhjamit), përderisa nëse pirja e ujit shtohet kjo  zvogëlon sasin e depozitimit të yndyrave në trup.

Kur trupi ka me pak ujë e konsideron këtë si sinjal për mbijetesë dhe fillon te mbaj edhe piken më të vogël.

Kështu uji mbahet në hapësira ekstra qelizore (jashtë qelizave). Kjo shfaqet me të enjtura në shputa, këmbë dhe duar.

Ja disa arsye pse është uji i rëndësishem për organizmin tuaj:

1-Të jep energji

2-Ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt

3-Heq toksinat nga trupi

4-Pastron lëkurën duke e bërë atë edhe më të butë

5-Ju ndihmonë në dhimbjen e kokës

6-Ju mbronë nga sëmundjet duke forcuar sistemin imunitar

7-Ju bënë të lumtur pasi ju jep një gjendje shpirtërore pozitive

8-Sugjerohet të pihet 1.5 deri ne 2.5 litra ujë në ditë

Nëse ndaloni te pini ujë sa duhet, lëngjet e trupit tuaj do të nxirren jashtë balancit, dhe ju ndoshta do të përjetoni prap mbajtjen e lëngjeve, ngritje te peshës në mënyrë të pashpjegueshme dhe humbje të etjes për ujë.

Ministri Bajrami : Vazhdojnë reformat në arsim (Video)

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami , ka vizituar shkollën “ Mihail Grameno” në Fushë Kosovë, për të parë nga afër mbarëvajtjen e testit ndërkombëtarë të vlerësimit PISA 2015 i cili në Kosovë , po bëhet për herë të parë, ndërsa janë 225 shkolla, me rreth 5300 nxënës te moshës 15 vjeçare te përfshirë në këtë proces./21 Media/

Ofrohet zgjidhje për patent- shoferët e skaduar (Video)

0

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka propozuar nxjerrjen e vendimit që do të mundësonte aplikimin për patent-shoferë për të gjithë qytetarët të cilëve iu ka skaduar dokumenti.

Ai tha se më tepër se 5.800 qytetarë nuk kanë mund të pajisen me patent-shoferë si pasojë e aplikimit me vonesë. /21 Media/

Deklaratë e Ministrit Lutfi Zharku.

Ymeri Thaçit: Janë shumë arsye pse protestojmë

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke iu përgjigjur një deklarate të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi lidhur me protestat e opozitës, me ç’rast ky i fundit kishte deklaruar se “realizimi i të drejtave politike mund të bëhet përmes procesit të rregullt demokratik zgjedhor,e jo përmes shantazheve, kërcënimeve apo përpjekjeve të dhunshme për marrjen e pushtetit”, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar:

“Me deklaratën e tij kërcënuese, zv.kryeministri Thaçi, e tregoi planin e Qeverisë për të shtypur protestat paqësore. Paralajmërimi i vetëm për protesta të dhunshme, po vjen nga Qeveria. Kjo pra flet për planet e qeverisë dhe aspak për planet e subjekteve opozitare.
Siç e kemi thënë deri tash, protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe po organizohet për realizimin e këtyre kërkesave:
– Të shfuqizohen vendimet e ZRrEE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike,
– Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë,
– Të shkarkohet Hajredin Kuçi,
– Të dorëhiqet Enver Hasani,
– Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së dhe
– Të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga deklaratat e tilla të zv.kryeministrit Thaçi, që kanë për qëllim shtypjen me dhunë të protestave paqësore.
Në vend që Qeveria e Kosovës t’i kërcënojë qytetarët me dhunë, ajo duhet të kujdeset për mirëqenien e tyre dhe t’iu garantojë siguri gjatë protestave.”

Zyrtare: Largohet Jurgen Klopp

0

Në një konferencë për shtyp të organizuar në kompleksin e stadiumit të Dortmundit, e në të cilën kanë marrë pjesë Presidenti i Klubit Borussia Dortmund, Watzke dhe trajneri aktual i saj Jurgen Klopp, është konfirmuar se ky i fundit do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Jurgen Klopp ka deklaruar se nuk është i lodhur nga futbolli, dhe nuk mendon të pushojë për ndonjë kohë, por poashtu ka deklaruar se nuk është në bisedime me asnjë klub për momentin.

Ndërsa gjatë konferencës janë vërejtur edhe lotët e Presidentit të Klubit Hans-JoachimWatzke, i cili si duket e përjetoi keq largimin e trajnerit Klopp.

Ndërsa sipas spekulimeve trajneri i cili me Dortmundin ka përjetuar suksese të mëdha në Bundesligë, në Kupën Gjermane e poashtu edhe në arenën evropiane, po kërkohet nga ekipet më të mëdha evropiane si Manchester City dhe Milan.

Daçiq: Po, Gjermania shtron kushte për Kosovën

0

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq tha se Serbia nuk dëshiron të konfrontohet me Bashkimin Evropian, por ajo duhet të sqarojë se pse po e pengon fillimin e negociatave me BE-në.
Daçiq shpjegoi deklaratën e tij të kohëve të fundit se Serbia nuk do të pranojë kërkesat e reja për hapjen e kapitujve, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk dua që ata të flasin me ne kështu. Nuk i pranojmë praktikat e tilla, ku kemi qëndrim zyrtar se nuk ka kushte (të reja) dhe kjo rezulton se ato ekzistojnë”, tha diplomati serb.

Ai tha se bëhet fjalë për kushtet që Gjermania i ka vendosur për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE.

“Duhet të negociojmë, por Bashkimi Europian duhet të bisedoj me Gjermaninë për hapat e mëtejme”, tha Daçiq.

Ai ka pyetur se çfarë e lidh “Parkun e Paqes” në Mitrovicë me Marrëveshjen e Brukselit, pasi që “kjo temë është shfaqur në krye të listës së kushteve të Gjermanisë”.

Shqipëria meriton tre pikët ndaj Serbisë

0

17 prilli po afron dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet të vërë pikën për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të nisur në tetor 2014 e të papërfunduar ende.

Lidhur me këtë vendim, tekniku i kuqezinjve shprehet mjaft optimist se TAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) do t’i japë kombëtares sonë tre pikët.

Deklarata e De Biasit është bërë për “Sky Sport Italia” dhe ish-trajneri i Torinos ka nënvizuar se ndeshja e 14 tetorit u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve serb në fushë dhe pamundësisë për të vijuar takimin, si rezultat i dështimit të organizimit të ndeshjes, çka sipas rregullores parashikohet me ndëshkim të skuadrës vendase me pezullimin e fushës dhe gjithashtu dhënien e pikëve në tavolinë kundërshtarit.

“Në fushë ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje duke mundur Portugalinë që është favoriti i këtij grupi. Unë jam i bindur se i meritojmë tre pikët dhe shpresoj të na i japin. Të gjithë e panë çfarë ndodhi në Beograd në 14 tetor. Nëse UEFA përdor të njëjtin standard atëherë duhet të na japë tre pikët ashtu sikurse bëri me Rusinë pas incidenteve me Malin e Zi”, tha De Biasi, transmeton “atsh”.

Kujtojmë se Shqipëria është në vendin e tretë në grupin I, të eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016” me pikë të barabarta me Danimarkën 7 dhe 2 pikë poshtë Portugalisë, por në rast se TAS vendos të na japë tre pikë, atëherë kuqezinjtë do të kryesonin tabelën e klasifikimit me 10 pikë, çka do të thotë më pranë ëndrrës Francë 2016.

Gjithsesi nesër datë 16 Prill pritet vendimi për Serbinë, pasi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, skuadrat gjykohen të veçuara dhe jo bashkë, si në dy shkallët e para. Vendimi i ditës së nesërme do të jetë një tregues mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Ambasada amerikane : Gjykata Speciale do të gjykojë individët e jo luftën e UÇK-së

0

Ambasada e SHBA-ve përmes një kumtese për media, ka thënë se e “mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me amandamentet e propozuara për Gjykatën Speciale. Ky vendim ndihmon që t’i hapet rruga Kuvendit për të krijuar Gjykatën Speciale, zotim ky që Kosova e bëri në Shkëmbimin e Letrave me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së në vitin 2014. Për Kosovën është me rëndësi që të merret me akuzat e bëra në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 ashtu që Kosova të shkojë përpara dhe të tregojë përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj sundimit të ligjit. Ne kuptojmë se për disa ky është një vendim i vështirë por kjo ka të bëjë me individët dhe jo me luftën e Kosovës për çlirim. SHBA-të mbesin në përkrahje të punës që Task Forca Hetuese Speciale ka bërë duke u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile, dhe i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të bëjë hapat e ardhshëm për të themeluar Gjykatën Speciale”, thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Edhe Atletika bëhet pjesë e sportit ndërkombëtar

0

Vjen një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Është Atletika sporti i radhës që zyrtarisht është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.

Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës, në mbledhjen e mbajtur në Pekin, ka vendosur që me drejta të plota të pranojnë në gjirin e saj, Federatën e Atletikës së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë federata ndërkombëtare në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet.

“Federata Ndërkombëtare e Atletikës shqyrtoi aplikimin e Federatës së Kosovës dhe gjykoi se i plotëson të gjitha kushtet e artikullit 4.3 të kushtetutës tonë, në këtë mënyrë ne e anëtarësojmë Federatën Kosovare të Atletikës me të drejta të plota në gjirin tonë”, është në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare te Atletikës.

"750 mijë euro për filmin në Kosovë"

0

Me rreth 750 mijë euro buxhet të ndarë nga qeveria e Kosovës,(MKRS) synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.

Zakonisht konkursi i Qendres Kinematografike të Kosovës, për subvencionimin e projekteve filmike, është hapur në fillim të muajit mars,por këtë vit ky konkursi është hapur me 15prill.Me rreth 750 mijë euro buxhet synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të QKK-së, Veton Nurkollari u shpreh: “Hapja e konkursit për mbështetjen e projekteve filmike nga ana e QKK-së paraqet një lajm të mirë për filmbërësit dhe kompanitë prodhuese nga Kosova. Shpresoj të ketë sa më shumë projekte interesante dhe kualitative në konkurs.”

Risi e këtij konkursi është mundësia e aplikimit të regjisorëve debutant, të cilët mund të aplikojnë me projektet e tyre, vlera e të cilëve nuk duhet të jetë mbi 60 mijë euro. Afati i realizimit është i kufizuar në një vit.

Gjithashtu, aplikim të drejtpërdrejtë mund të bëjnë edhe projektet për zhvillim skenari.

Në të njejtën kohë është hapur edhe konkursi për regjistrimin e kompanive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur gjatë tërë vitit. Regjistrimi në QKK i kompanive filmike është parakusht për të aplikuar për fonde në QKK.

Koha e fundit për aplikim është data 29 Maj 2015.